Nga Andi Bushati
Në stilin e tij të zakonshëm, që kur e pyet “për lopët e racës, ai ta kthen për luftën në Vietnam”, Edi Rama është përpjekur ta shpjegojë raportin e Freedom House, për rënien e nivelit të demokracisë, duke bërë përgjegjëse opozitën.
Sipas kryeministrit, ne mund të ishim renditur edhe më keq në klasifikimin e vendeve me tendenca autoritariste, nëse plani i PD-LSI për të djegur vendin do ti’a kishte arritur qëllimit.
Pra thënë shkurt, fakti se klasifikohemi mes demokracive hibride, se bëjmë pjesë mes atyre shteteve ku udhëheqësit po heqin dorë edhe nga fasada demokratike, se autokrati i Tiranës barabitet njësoj me Vuçiçin, Gjukanoviçin apo Viktor Orbanin, është ekskluzivisht një mëkat i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, të cilët dogjën mandatet, bojkotuan zgjedhjet lokale dhe organizuan një maratonë protestash shpesh herë të dhunëshme në pranverën e kaluar.
Natyrisht, ngjarje të tilla jo të zakonta, patjetër që luajnë një rol në gjykimin e përgjithshëm që i bëhet nivelit të demokracisë në vend. Por, po të vrasësh pak mendjen e kupton se përpara se të shihen si shkaqe të regresit, ato janë thjeshtë pasoja të gjendjes reale.
Dhe këtë e vërteton më së miri qoftë historia botërore, që pothuajse nuk njeh raste kur opozita çmendet, ndonëse ka përpara një “pushtet ëngjëllor”, qoftë edhe ajo që shkruhet në raportin e fundit të Freedom House. Aty theksohet shprehimisht se në shumë vende “nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një mjedis ku diskutohet”.
Eshtë mëse e qartë se veprimet ekstreme të pakicës, edhe tek ne ashtu sikurse kudo, rrjedhin si rezultat i arrogancës dhe dhunës së një pushteti aspak demokratik.
Por le të abstragojmë për një moment, sikur ajo që thotë kryeministri është e vërtetë. Le të budallepsemi dhe të besojmë që jetojmë në atë kopësht shkëmbor të Europës juglindore ku na ka rënë për pjesë një opozitë e çmedur, që ndiqet pas, nga pothuajse nga gjysma e elektoratit, gjithashtu tërësisht e marrë, të cilët po shkatërrojnë imazhin e përbashkët. Pra, le të mendojmë se leva për të na renditur mes demokracive apo autokracive qenkësh në duart e opozitës, se po të kishte heshtur, po të rinte ulur në parlament, po të bëhej pjesë e zgjedhjeve farsë, ne do të na klasifikonin si një regjim perfekt.
Por, edhe po të xhonglojmë kaq rëndë me logjikën tonë, sërisht ka diçka që kërcet.
Sepse imazhi vendit sot nuk është nxirë vetëm nga parlamenti monist, pushteti lokal një partiak dhe demostratat me molotov poshtë kryeministrisë.
Ne jemi ende i vetmi shtet ‘demokratik” i rruzullit pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Ne jemi unik në llojin tonë, se pasi kemi rafshuar çdo institucion të pavarur (përfshirë edhe Kontrollin e shtetit) kemi nisur edhe procedurë për shkarkimin e presidentit. Ne jemi një vend ku sipas raportit të “Reprorters sans Frontieres” liria e shtypit bën përditë e më shumë hapa pas. Ne jemi një vend, ku ligjet autokratike kundër mediave, i kthen mrapsht Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias.
Dhe sado që të fajësojmë opozitën për mëkatet e saj, çdo kush e kupton se ne po rëshkasim përditë drejt një regjimi personal që varet vetëm nga vullneti i keq i atij që kemi në krye.
Dhe për të mësuar këtë më shumë sesa sa të lexojmë raportin e Freedom House, mjafton të shikojmë ecurinë e pandemisë së koronavirusit. Kjo krizë shëndetësore më shumë se gjithçka na tregoi se jetojmë një një vend ku bashkë me kryeministrin kemi marrë bonus edhe kryeinfektologun edhe kryeredaktorin edhe kryepolicin edhe kryepsikologun dhe kryeparukierin edhe kryetaksistin edhe kryetenderuesin.
Për tu bindur për këtë, le të hapim çdo mbrëmje ekranet, ku shefi i qeverisë rivalizon fort me Dr Pëllumb Piperon, jo se ky i fundit thotë gjëra që si pëlqejnë, por thjeshtë se i vjedh një pjesë të audiencëës.
Pra mjafton të bëjmë një bilanc të këtyre dy muajve izolim, mjafton një ditë detoks prej trushplarjes që na bëhet nga ERTV, për të kuptuar se sa absurde është përpjekja për të debatuar lidhur me rolin shkatërrimtar të opozitës në demokracinë e vendit.
Sepse, si qëndron e vërteta, më shumë sesa nga raportet ndërkombëtare, e marrim vesh përmes atij që na hyn përdhunshëm, çdo mbrëmje, në shtëpi, përmes ekranit.
???
TI E DI MIRE SE JE NGA SOJ SOJSEZESH DENBABADEN.
Nese ke perballe nje klloun,nje mashtrues si Edvin D’Rama,nuk kan më efekt mjetet demokratike,sepse nuk funksionojn.Ne çdo
vend tjeter do te kishte permbysje me dhune.Kryeministri nuk sulmon Freedom House,por gazetarin qe ka bere raportin për
Shqipërin!Edvin D’Rama padit Berishen per kollaren,sepse eshte më e rendesishme se prishja e imazhit te Shqiperise?Inisiatori i
ligjit antishpifje Edvin D’Rama nuk padit,por bën lojra fjalesh per shifra.Perse u terhoq nga padia ndaj BILD-it,perse?Perse nuk e
padit D’Rama gjermanin Martin Henze kur e pyeti,”…a ke qënë i arrestuar në Mynihnë vitin 1991,a ke qënë i arrestuar në Francë
3 vite më vonë,a je përdorues droge dhe përgjegjës për rritjen e korrupsionit,trafikut të drogës, qenieve njerëzore dhe pastrimit
të parave”?Kuptohet,ka frike sepse dyshon se Martin Henze mund te kete fakte te dokumentuara,dhe nje padi kunder tij do ishte
nje bumerang.Edvin D’Rama tallet me shqiptaret,ndersa me te huajt i ul breket,sepse drejtesia shqiptare eshte inekzistente.Po
Freedom House,do ta padisi lideri botrore Edvin D’Rama,apo i ka akuzat vetem per konsum te brendeshem?Raporti i Freedom
House thote se gjendja eshte perkeqesuar per shkak te zgjedhjeve lokale monopartiake ne Qershor,thote se drejtesia eshte
skandaloze,pothuaj si ne regjimet plotesisht autokratike.Ka bythe Rama ti kundershtoi keto te verteta?Shqiperia eshte vendi i
vetem ne planet qe nuk ka Gjykate Kushtetuese,eshte i vetmi vend ku ne krye te drejtesise vendosen persona nga farefisi dhe
shoqeria e qeveritareve,dhe askush nuk flet,eshte i vetmi vend qe jepen miliarda euro koncesione per njerezit e Kryeministrit
dhe askush nuk heton,eshte i vetmi vend qe ka marrë etiketimin e narko-shtetit,si Kolumbia e Europes,eshte i vetmi vend ku
Kryeministri ka televizionin e tij dhe kontrollon shumicen derrmuese te medias,eshte i vetmi vend ku prej vitesh behen qindra
tendera sekretë dhe askush nuk heton,eshte i vetmi vend ku vidhet edhe ne koh pandemie,eshte i vetmi vend ne Europe qe bën
zgjedhje pa opoziten,eshte i vetmi vend ku zgjedhjet jan blere nga krimi i organizuar dhe mafia,dhe drejtesia fle,se kan frike nga
Kryeministri.Po te ishin genjeshtra keto,nuk terhiqej Edvin D’Rama nga padia ndaj BILD-it.Historia shqiptare nuk ka njohur politikan
më negativ se Edvin D’Rama,qe vetem mjerim dhe perçarje ka sjelle deri tani,pa folur per dëmin moral.Adoloshentet marrin droge,
me justifikimin se edhe Kryeministri merr,adoloshentet nuk mesojn,sepse te zgjidhesh Deputet dhe Kryetare Bashkie kan më shumë
shance te behen ato pa shkolle dhe gangsterat.
E derrmove Ramën, o Zigur. Si dikur Enveri imperialistet.
Tani ne darkë per shembull, e kerkonin Ramen dhe nuk e gjenin. “Nuk dal se jam frikë nga Ziguri” – thoshte. Edhe koken e kishte me fasho nga plaget we i hapi komenti yt.
A ti je rrote o Zigur, por nuk ta ka thene njeri.
Po ne kohen e gjishit ore Andush Berisha si behej!Apo atehere s’kishte nevoje per raporte !Per ke opozite e ke fjalen mor dedermen per ate te SHQU-pit qe dinte vetem nje variant qe te vidhte e te surgjenoste ke ti dilte kundra njesoj si ne kohen e Gjishit tend!Ndaj or plehre tik taku po afron e mos u merzit se ne listen e atyre qe nuk e justifikojne dote pasurine je dhe ti,apo ti ti ka lene gjishi si trashegimi!Kur leh edhe ti qe sot jo vetem qe s’duhet te ishe si analist por duhet te pergjigjeshe nje per nje si perfitues i atyre shume lirive qe rregjimi totalitar iu mori njerezve te varfer e qe si la te ngrinin koke sepse biroja politke mendonte vetem per niper e mbesa!Apo ti ke fatin se je pjelle e tyre por te ka rritur Saliu “doktormortja” qe te groposi gjishin e ti sot e ben hasha!
Rama ju ka vene ne rresht e nga ku jini te detyruar te prisni radhen e apelit ndaj edhe ju ka mbaruar durimi!Por prisni se s’keni pare gje akoma!
Ik more plehre gazetar . Dallkauk i poshter . Te rente corona virusi o injorant ..o shoku i sazan gurit .
Po ti qenke gazetari me idiot qe je bashkuar me frontin e llumit shqiptar . Si nje mut do perfundosh o debil me keto shkrimet e tua idiote .
Ose paska qene shpifur kjo rraca juaj . Ti ti rruash by…. Edi Rames .Ai a hoqi trurin fare ,ju ka bere per spitalin psiqiatrik.
Zhduku o kerme e gazetarise .
Ndrro stacjonin. Deri dje Spiro Koleka skinte cfare te shihte pervec bosit, ti sot ke 100 kanale te tjera..
Po ik more qen bir bushtre, sepse bashke me klanin e mercenareve te kazanit ja nxorret bythen krejt situates dhe po e bastardoni çdo gje.
Edhe ata që nuk duan te votojne per Ramën, sapo lexojnë artikujt idiotë, keqdashes, dhe antipatriotike qe shkruani ju mercenaret e Saliut, thonë: “U bu bu bu nu, vetem klani i ketyre maskarenjve te mos e marre pushtetin.”
Dhe fap, Rama merr vota falas, qe ja falni ju. Debila. U kenaqe? Ja bere qejfin padronit? Rri si mut nashti.
Klani juaj – Bushati, Bejtja, Shkullaku, Zheji, Rakipi, Sonila Meço, Eni Vasili, Lubonja, Qim Peka, Arjan Trap Çani, dhe disa monk te vegjël, Jeni shembulli me i mire qe liria e shtypit dhe e fjalës eshte ne Shqiperi Jo me luge gjelle, as e garuzhde, por me tonelata. Kur lejjne trapa si ju te shkruajne, natyrisht qe liria shtypit eshte ne kulm.
Por Rama nuk ju le juve te lulezoni sepse i plasi bytha per lirine e shtypit. Por atij sherbimin me te mireja bëni ju, mercenaret e Saliut, si ai dordoleci qe tremb sorrat.
Por ti leket i more. Me djersen e bythes.
Brilant
Bravo Bushati.
Ky Andi Bushati, “bathe-bathe po nji kokerr”, thojna ne durrsaket per ata qe perserisin te njajtat gjana gjithmone. Ky osht ai burrec qe nuk ndihet ma per serbet, kur ata i treguna nji resme kompromentuese agjenturiale me seks.
Une mendoj se me ket shkrim bushati fundose me shume opziten se sa edi ramen se pse ky bie shume her ne kundershime me shkrim e vet se po jet ashtu siq thote bushat ne do ishim rradhitur te fundit ne rajone e ne bote por ata qe e kane ber rraportin e dine qe ne ne shqipri kemi nje opozite te qmendur e hjdute shume me shume se qeshte qeverija qe kemi sot qe le shum per te deshiruare..
Ky do lej me nje grafik te caktuar nga doktor VDEKJA se tek oborri i gjysh Hysniut e perkedhelte doktor VDEKJA dhe pasi erdhi ne pushtet i ka dhene shume ketij thuqopalaços.
Nipçja i gjysh Hysni kapos teksa kërkon të na bind për cënimin e lirisë të medias nga edi rama,pamvarsisht se kazani meditaik në shqipëri zien , vëlon e spërkat më shumë se covid. 19.ditë e natë me spërkat e pështymës të bythë lëpirësve,opinionisto-gazetarucë të tipit bushati,lubonja,,shkullaku,fevzo,peka,balliiu,vasili,meço,rakipi….
e për pasojë këtyre b.lepirësve ju ka rënë audienca televizive.
Jo mor zotri ju nuk iinformoni, ju helmoni,ju gjithçka mund të jeni por kurrësesi gazetarë apo opinionistë,për ju demokratike dhe e lirë është gjithçka që ju thotë doktor vdekja në vesh dhe për rrjedhojë për publikun ju jeni sinonim i atij që ka për simbol vdekjen,prandaj boll më se jeni bërë jo vetëm të urryer e tërësisht të pabesushëm,por dhe e keqja e këtij kombi.
Sa për atë sentencen në hyrje të shkrimit ,për lopë rrace e luftë në vietnam e ke prej gjyshit dhe mos kërko ti ndërrosh autorsinë gjyshi juaj nipçja i bllokut kur populli e pyste pse ska qumësht në dyqan ai ju fliste për luftën në vietnam e fitorjet e popullit heroik vietnamez ndaj imperializmit amerikan në kalbëzim.
Po te ishte sikurse na thua zoterote, se do kishim te benim me shtet qe I ka humbur lirite demokratike, nuk do degjonim ty, shkullaket , zhejerat e rakipet te lehnit si qen rruge, dite e nate, me hene e pa hene. E Po ashtu nuk do kishim gazeta panorama, koha jone, mapo, telegraf etj.; qe te gjitha te zezat e botes ja atribuojne vendit te tyre, gjithashtu nuk do kishim nje opozite rruge agresive qe di te beje opozitarizem me zjarr e molotove dhe qe dergon emisaret e vet neper bote per te nxire cdo gje ne kete vend dhe ben pastaje te habiturin se si Freedom Hause na paska zbritur disa shkalle me poshte dhe per cudine e te gjitheve ne kohen kur opozita e rruges ishte ne pushtet paskemi qene disa shkalle me siper edhe pse atehere per nje proteste paqesore “ pushteti demokratik “ vriste 5 te pafajshem e me duar ne Xhepa. Ate demokraci kerkoni te na sillni perseri ju farà me e ndyre e ketij vendi?.
Prap ti bibilush Bushat ?! O zot, a ka njeri me te shpifur se ti ???. Kush te paguan, per te lehe ashtu ? Edhe Markut e Gjekmarkut ua ke kaluar…