Blerta Pocesta, 30-vjeçarja shqiptare që vrau, nënën, babain dhe motrën e saj është dënuar me burim të përjetshëm. Mësohet se vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe. Familja Pocesta jetonte në Pordenone të Italisë, por kishte shkuar në Dibër të Madhe, vendin e tyre të origjinës për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre.
Pas ceremonisë festive, Blerta qëlloi me pistoletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 14-vjeçare Anila. Menjëherë pas krimit, shqiptarja u kthye në Itali, ku nuk i shpëtoi dot prangave.
Italia e deportoi Pocestën drejt Maqedonisë së Veriut për t’u përballur më drejtësinë.
Gjithashtu, në pranga për ngjarjen në fjalë ranë dy bashkëpunëtorët në krim, Ferdi Gashi, që u dënua me 10 vjet burg, dhe Vehab Gllobiçishta, që u dënua me 3 vite pasi e ndihmoi autoren e krimit të largohej nga Maqedonia e Veriut.
Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë shqiptare, krimi i rëndë ndodhi sepse familjarët nuk e lanë Blertën të martohej me të dashurin e saj italian.
Blerta Pocesta ishte skeduar edhe si përdoruese e lëndëve narkotike.
Blerta Pocesta
Viktimat
Jeton ne perendim me boten.
Lexon lajme shqipetare per te pare si ishte jeta ne vitin 3
Tu thafte dora e mos bofsh kurr hajer ne jeten tate dhe aty ne burg moj kafsh e drogume , pler , mori me qaf nje familje , i jep jeten kafshes te mer jeten tende.
Rrite gjarperin ne gji…..
Vk ja s’të la familja, këput qafën dhe ik, jo ti vrasësh. Kriminele e droguar, dhe super fajtorë dhe ata që e ndihmuan.