SMS-të zbuluan se Rraja u strehua në shtëpinë e Ariol Halilajt pas atentatit ndaj Ndojit

6 Maj 2020, 11:58Kronika TEMA

Ariol Halilaj, 29 vjeç është arrestuar nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit të kaluar.

Halilaj ka pasur një angazhim kryesor në ngjarje, duke transportuar autorët dhe duke i fshehur, sisdomos shtetasin Redjan Rrajën.

Por, autorët kanë gabuar në djegjen e automjetit, sepse kur kanë shkuar në vend për të djegur automjetin, kanë parë banorë të zonës dhe në këtë mënyrë nuk e kanë realizuar qëllimin duke e braktisur braktisur atë.

Mësohet se një nga autorët i paidentifikuar, është larguar nga Shqipëria, ndërsa Redjan Rraja është strehuar në shtëpinë e bashkëpunëtorit të tij Arjol Halilaj.

Pra, roli i Halilaj në këtë ngjarje  ishte largimi nga vendi i ngjarjes dhe strehimi i njërit prej autorëve në shtëpinë e tij.

Redjan Rraja nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, por telefoni i tij i analizuar nga ekspertët ka nxjerrë detaje të komunikimit me Arjol Halilaj.

Halilaj ka kërkuar që hetimi i tij të kryhet në prani të avokatit. Paraprakisht ka thënë që thjesht ka pasur njohje duke u shprehur se nuk e dinte që Raja ka marrë pjesë në ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje