Veprime të turpshme në rrugë me makinën e shërbimit, reagon Policia e Shtetit: Pezullohet dhe përjashtohet përgjithmonë efektivi

4 Maj 2020, 14:23Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka reaguan pas një video të publikuar ku një efektiv shfaqej duke kryer veprime të turpshme me makinën e shërbimit.

Ndër të tjera policia sqaron:

“Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, nënvizon policia. (TemA)

6 komente në “Veprime të turpshme në rrugë me makinën e shërbimit, reagon Policia e Shtetit: Pezullohet dhe përjashtohet përgjithmonë efektivi”

  1. edhe ne elbasan ndodhin gjera te tilla
    sidomos kur kane turnin e nates makinat e policise

    turp me te madh nuk kemi pare

  2. Epiriii says:

    Policia Ben Detyren, Personi ka Shkel Orarin e Karantines, dhe Polici po e Kontrollon per Armë??????

  3. A. says:

    Veprime te turpshme ne rruge me makinen e sherbimit!

    Po c’i ke bere makines more pervers? Po nuk i beje dot ne ndonje garazh, po duhet t’i beje ne rruge? Pse nuk i ben keto pune me makinen tende private po me makinen e shtetit? Thuaj te verteten, me sa makina i ke bere keto pune?

  4. Jari says:

    Ne kohen e sales do ishte ngritur ne detyre nuk mbaj mend nje rast te pushonin nga puna per sjellje jo morente ne ate kohe

  5. Shteti i L(L)eshit says:

    E ka kap degradimi i ç’montimit Rilindjen.
    Organizim i ç’organizum.
    Po perfundon si shteti i Sales, Lulit dhe Likes..
    Edhe pse ky ka Gramozin keshilltar per te bere reforma spastrimit si njëherë e nje kohe me grupet armiqësore ne ushtri..
    Prape po me ato..
    Peshku qelbet nga koka…

  6. luani deja says:

    Nuk jane veprime te turpshme , dhe ske perse ti pushosh nga puna , thjesht policet u bejne ” alkotest ” ua nxjerin jashte mikun dhe ato i ” fryne ” ………..thjesh policet jane sekret , sduhet ti shikoj njeri se de konspiratohen , dhe ua bejen ” proven “e alkotestit direkt nga sedilja , dhe ato se kane problem …….secili ben punen e tij , pa zhurme dhe dhune ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje