Italia po gjen paqe: Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

7 Maj 2020, 18:26Bota TEMA

274 viktima u regjistruan në 24 orët e fundit në Itali, të prekur me koronavirus.

Për fat të mirë, çdo ditë po shënohen më pak raste të reja, ku autoritetet kanë konfirmuar 1 mijë e 401.

Ndërkaq, 3 mijë e 30 e kanë fituar betejën me virusin dhe kanë lënë spitalin.

Në total, që prej pandemisë, kanë humbur jetën 29 mijë e 958 persona, dhe janë infektuar 215 mijë e 858 të tjerë.

Edhe në Itali ka filluar lirimi i masave që u morën për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje