Nga Kreshnik Spahiu
“Po ma hodhe një herë quhet faji jot. Po ma hodhe dy herë quhet faji im” – tha Basha i zhgënjyer nga Rama posi humbjes dramatike me 38% zgjedhjet elektorale 2017.
Po ta futi Rama quhet e hedhme. Po ta futi Gjiknuri quhet sukses?
Ishte muaji dashurisë së çiftit Rama-Basha kur 7 shoqe dhe shokë të klasës dhe punës së Argita Berishës u futën si ministra në qeverinë teknike me objektivin e ruajtjes së votës së lirë.
Pasi mbylli çadrën dhe shiti elektoratin për 14 milion euro të justifikuara si dëmshpërbilim të pallatit të ndërtuar brenda detit në Vlorë me “ leje”, kur vet ai ishte Ministër Ndërtimi, Basha tradhëtoi një nga kauzat më jetike të Shqipërisë zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta.
Por a po i shet sërish zgjedhjet Lulzim Basha?
– Po, sepse asgjë s’kan ndryshuar nga 17 Maj 2017 përkundrazi situata ligjore, zgjedhore dhe politike është e rënduar.
– Po, sepse në 2017 zgjedhjet ii kontrrolloi Partia Demokratike që mori drejtimin e qeverisë teknike në drejtësi, polici, KQZ, etj, në krye të së cilës u vunë shoqet e Argitës. Ndërsa tani do hyj në zgjedhje me një qeveri 100% socialiste.
– Po, sepse asgjë nuk ka ndryshuar që nga djegia e mandateve. Pse tani PD duhet të hyj në parlament dhe vjet duhet digjte mandatet?
– Po, sepse asgjë s’ka ndryshuar nga 30 qershor kur u bojkotuan zgjedhjet lokale. Pse kauza e bojkotit për bashkitë ishte e drejtë dhe pse bojkoti s’duhet vazhdojë?
– Po, sepse sistemi elektoral është anti-kushtetues dhe deputetët nuk zgjidhen nga populli por nga listat e Ramës dhe Bashës
– Po, sepse Basha i shet vendet e deputetve e zarfe parash dhe i mbush listat me këto emra që ju keni sot në parlament dhe po qeshin gjithë populli.
– Po, sepse Basha dhe Berisha janë peng i dosjeve të tyre penale dhe nuk i intereson ardhja në pushtet por marrveshja me Edi Ramëm që mos proçedohen penalisht
– Po, sepse janë peng i presionit ndërkombëtar dhe të dy nuk lejohen të udhëtojnë në SHBA.
– Po, sepse kanë shitur çdo kauzë dhe kanë lēpirë çdo pështymë që kanë hedhur ndaj LSI, PDIU, PBDNJ dhe sot kanë krijuar koalicionin e qebësirave siç e quante vetë Berisha duke humbur moralin e kauzave popullore.
– Po, sepse ky sistem favorizon fitoren e Partisë Socialiste pasi prodhon 70% deputet në jug të Shqipërisë dhe 30% në veri.
– Po, sepse Basha është politikani më dembel i 100 viteve të fundit, dhe ka shkatrruar çdo strukturë në parti duke mos pasur në disa qytete as degë
– Po, sepse Basha nuk ka aftësitë e një lideri opozitar që të rikthej në PD të larguarit dhe ribashkoj opozitën sepse e ndjen veten vunerabël ndaj çdo figure politike të lartë. Maksimumi i bashkpunimit është niveli Edmond Spahos apo Gaz Bardhit.
– Po, sepse Berishës i intereson humbja që ta largoj Bashën nē 2021 dhe ti faturoj gjithë dështimet 8 vjeçare, duke nxjerr nga xhepi “Asin” nën mëng nga brenda familjes me qëllim zëvendësimin e Bashës.
-Po, sepse pas Pandemisë do ketë një eksod të jashtzakonshëm dhe ku pritet që mbi 200.000 shqiptar të papun të emigrojnë dhe mos presin deri sa të jenë zgjedhjet duke shkaktuar firo opozitare.
Zgjedhjet e 2021 do jenë më të manipuluarat që ka njohur historia zgjedhore e 30 viteve të fundit, sepse se rezultati do jetë i trukuar si ato ndeshjet e futbollit kur luante Korça e cila hapte portën për auto-gola në dy minutat e fundit dhe rezultati ishte përcaktuar më parë në kompanitë e basteve në Kinë apo Hong Kong.
Këtë rradhë ndeshja e qershorit 2021 është trukuar në konton bankare të Lulzim Bashës.
Pazar i mbyllur…..
Ndeshja është fiksuar 0-3
Por këtë rradhë Rama s’do luaj fare për të rivalizuar kundërshtarin e tij, sepse mjafton me Damian Gjiknurin, që Bashës ti fus “hurin”.
Asgje nuk po shtet Basha .Ai eshte figurant ne skenen e teatrit politik.Pazaret jane bere me perpara,ta mbaj pushtetin me i fuqishmi qe te mund te garantoj sigurine e e pasurive per te dy krahet.PS dhe PD kane dale nga e njejta miter,midis tyre nuk ka asnje ndryshim ,pervec qellime te perbashketa te mbajtjes se pushtetit me cdo kusht ne favor te tyre .Duket se asi nen menge i rritur dhe ruajtur me kujdes nga pp do tju sherbej per nje kohe te gjate atyre dhe vetes se tij .Sa me shume fuqizohen ekonomikisht aq me e larget duket koha e ndryshimeve…
Te gjitha keto qendrojne, por e verteta eshte krejt tjeter: partia demokratike asnjehere nuk I ka fituar zgjedhjet, por I ka vjedhur. Se nuk mund te fitosh me 30 perqind. Ajo I ka marre, sikurse. Ja mori luli ne mandatin e katert Edi Rames per bashkine e Tiranes, qe dolen ca flet votimi jasht kutive.
Po te futesh ne lista kandidate qe ne 5 fjale 6 i thone gabim , njerez qe nuk dine te lexojne ato qe shkruajne , njerez qe bredhin rruges llastiqe ne qafe , reptile , kameleone e gjithshfare qenjesh, qe pervec NEVERSISE , nuk ngjallin asgje tjeter , kjo do te ngjase.
Po pse?
Kot e ke qe merresh me Lul-Sumkapucin.Dihet boterisht dhe Teresisht qe as PD me Lul-Hajdutin e as LSI me Like Floririn e Vjedhur dhe Mona Baxhellen do te persojne Disfaten e Rradhes
Kreshnik le ta bëjnë reformën si të dojë Basha në zgjedhjet e 2021 do shikosh se 94 deputetë do jenë të Ramës.Pse do thuash ti.Populli nuk e voton kurr atë parti sepse me veprimet e tyre populli nuk ti hedh as quret thonë shqiptarët.Përse do e votojnë këtë parti?Cilët do futen deputet pa na thuaj emrat ti Kreshnik?Ska a snjë emër që mund të votohet…Të djathtën do ta votojnë vetëm hajdutët dhe kriminelët dhe asksh tjetër që populli i njeh sepse i ka parë nëpër protesta.Po nuk doli parti e re me njerëz të rinj e djathta nuk do jetë në parlament
Ore Si nuk gjen rehati ky Kreshnik k*****
Ku e gjeti ky Abetaren e Gjuhes shqipe ,,Kure nderkohe bashkekombasit e tije mesonin Serbishte..