Çfarë ndodh pas vettingut? Spartak Ngjela: Enveri i vrau kundërshtarët me gjyqtarët e Zogut

7 Maj 2020, 09:34Politika TEMA

Spartak Ngjela, për të ilustruar efektet që do të sjellë në vendin tonë përfundimi i reformës në drejtësi bëri një paralelizëm me atë që ndodhi gjatë regjimit komunist dhe theksoi se, pas reformës askush nga gjyqtarët nuk do të guxojë të shkelë ligjin.

“Enver Hoxha i vrau kundërshtarët me gjyqtarët e Zogut. Pse nuk u dhanë pafajësi ata? Po, ata nuk kishin faj sepse i kam takuar disa kur dola nga shkolla.

Spartak, nuk di gjënë kryesore, më thanë, unë jam subjekt i ligjit, nuk e kam bërë unë ligjin. Ligjin e kishte bërë sistemi, ai respektonte ligjin.

Tani vijmë këtu. Këta do të shkelin ligjin? Nuk ka mundësi të shkelet ligji pasi mbaron reforma në drejtësi. Do të më kujtoni”, deklaroi avokati gjatë një interviste në ‘Ilva Now’.

E gjithë gjendja e rëndë e drejtësisë në vend, nënvizoi z. Ngjela, ka ardhur për shkak të një marrëveshjeje të fshehtë mes njerëzve të korruptuar në drejtësi dhe njerëzve të korruptuar në pushtet.

“E dini ju se po të ketë pushtet gjyqësor nuk mund të ketë korrupsion? Nuk ka pushtet gjyqësor dhe ndaj ka korrupsion. Pikë! S’ka  kushtet gjyqësor dhe ndaj ka krim të organizuar. Janë të lidhur.

Njëri i ka thënë vidh shtetin se ne të lëmë, tjetri i ka thënë vidhni popullin se ne u lëmë. Kjo është marrëveshja e tyre. Mos kujtoni se këtë reformë po e bëjnë vetë. Po e bëjnë të huajt dhe po na ndihmojnë”, tha z. Ngjela.

Largimi nga vetingu për korrupsion i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që janë në krye të piramidës së sistemit gjyqësor në Shqipëri, shtoi avokati i njohur tregon gjendjen e rëndë ku kemi qenë.

8 komente në “Çfarë ndodh pas vettingut? Spartak Ngjela: Enveri i vrau kundërshtarët me gjyqtarët e Zogut”

  1. Hiqmeti says:

    Simpatik ky Ngjela paçka se thote karlleqe nga mengjesi ne darke ? por te Ilva zaten per ate shkohet, se mos Fevzua qe i zgjidhe punet me dinamit ?

  2. M says:

    Brockulla pa fund…..
    Hiq Mucon dhe emero Rucon ….
    Ligjin e bene Maliqi….
    Perderi sa jane te koruptuar kush do zbatoje ligjin ne pushtetin gjyqesore …ai/ ajo qe per30 vjet nuk i qe afruar mundesia miliarda se ish ne detyre Mucua ndersa tani me Rucon do beje si di vete se nga 60% e pusht.tetit gjyqesor kush u denua dhe ju sekuestrua ASNJE……keta me brockulla na furqisin kaqe vjet ” prit gomar te mbije barr.”

  3. suliot says:

    Vllahu ngjela nuk di se cthote , por faj kane dhe gazetaret qe e marin aty per te shkruar marezira, o vllahu ngjela nuk u lodhe me budallalleqe, o nacionalisti psikik i semure , djali i kico vllah ngjeles

  4. mar bitjia says:

    Avokat eshte larguar maja e ajsbergut.Kujton ti se ata qe kaluan vetingun ishin te paster?Gabohesh avokat .Ishin me te zgjuar. I fshehen ato qe moren.Do zhgenjehesh avokat .Rjeta e tyre nuk i mban peshkaqenet ,vetem cironkat.Qofsha i gabuar.Ketu ben pune vetem bomba atomike

  5. Operacioni Zjarri says:

    Po çthua o Taku. Gjykate e Larte me Ilir Panden e Sokol Sadushin, po tallesh ti?

  6. Ngjela eshte safi shqipetar nga vendlindja e Cajupit te madh,etiketimi vllah te ben nder ,por ti ´suliot ´ mban ere larg si antar org,MAVI i anadollit helen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje