LSI: Të krijohet qeveri kujdestare për zgjedhjet, të mos jemi delja e zezë e Europës

7 Maj 2020, 08:27Politika TEMA

Ish-deputeti i LSI Luan Rama thotë se për të garantuar zgjedhjet e radhës duhet të krijohet një qeveri kujdestare, si dhe që vendi ynë të mos jetë delja e zezë e Europës.

Në një intervistë për RepolitiX, Rama tha se kjo do t’ju kthente qytetarëve besimin te vota e lirë dhe do të shërbejë si standard që vendi të jetë pjesë e BE.

“Nëse duam që ky vend të jetë demokratik dhe jo delja zezë e Evropës në raport me zgjedhjet duhet të ngrihemi mbi egon e qeverisë për të krijuar një qeveri kujdestare për të shmangur konfliktin e  interesit, që qeveria ka për të qëndruar në pushtet dhe background-in që ka për vjedhjen e votave dhe mbështetjen e krimit.

Kjo do të shërbejë si standard deri sa Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe të rikthehet besimi i qytetarëve të vota e lirë.

Mbi të gjitha ka nevojë për të kuptuar maxhoranca domosdoshmërinë e rikthimit të besimit tek zgjedhjet, pa këtë çdo hap do të jenë jo produktive”, u shpreh Luan Rama, ish-deputet.

2 komente në “LSI: Të krijohet qeveri kujdestare për zgjedhjet, të mos jemi delja e zezë e Europës”

  1. Agim says:

    Delja e zez lindi ne 41 ne85 vdiq na lindi nje tjetre dele e zez ne korrik te 90tes u semur ne 91 u qerkeqsua por na lindi nje tjetre dele e zez ishte e terbuar nuk na hanet me bar por na u kthye ne mingrense esht shum veshtir qe kjo rrac dele e zez te zhduket i ka rrenjet shum thell .

  2. Talent i pazbuluar says:

    Ky oratori i Letrave e ka mendimin e vetë këtë apo të Ilirit..
    Se këta, bëjmë qeveri thonë gjithëpërfshirëse.
    Bëhet, dhe pastaj thonë jo po na vodhën etj..
    Imagjinoje të bëhet ky Letrari përsëri psh ministër i brendshëm dhe ti thotë llumit, …
    “Mos e çaj trapin se sa të jem une këtu nuk ka p…m…. të të thotë kush plaç me gojë” si njëherë e një kohë dmth..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje