Pas presionit të BE, tërhiqen PD dhe LSI, kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik: Kush tha se nuk e duam?!

6 Maj 2020, 18:22Politika TEMA

Opozita i ka dërguar një letër PS-së për të mbledhur sa më parë Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Takimi mes palëve do bëhet ditën e diel ose të hënë. Duhet thënë se ky është një ndryshim i madh brenda 24 orëve nga opozita, e duket se ka ndikuar edhe presioni i bërë nga Bashkimi Evropian.

Opozita shkruan se është e angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme, kurse deklaratat për vendime të njëanshme, sipas saj synojnë ngërç artificial politik.

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili shkruajnë se “opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE dhe për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit evropian si prioritet kombëtar.”

Letra e opozitës:

Drejtuar:  Z. Damian Gjiknuri

Znj. Rudina Hajdari

Adresa: Kuvendi i Shqipërisë,

Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë

Z.Gjiknuri,

Znj. Hajdari,

Në media jemi njohur me nisjen nga ana juaj të një debati pa sens praktik dhe logjik, duke vënë kështu në dyshim vijimin e punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE dhe për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit europian si prioritet kombëtar.

Që nga krjimi i Këshillit Politik, opozita ka qenë e angazhuar në mënyrë konstruktive në Tryezën e Punës, duke bërë propozime dhe duke ofruar zgjidhje për problemet e evidentuara ndër vite nga Misionet Vëzhguese të OSBE/ODIHR.

Puna në Këshill, sikurse jeni në dijeni, u ndërpre për shkak të emergjencës shëndetësore të krijuar nga epidemia e COVID-19. Nga momenti i ndërprerjes për këtë shkak, nuk ka patur asnjë kërkesë apo ftesë për rinisjen e punës nga ana juaj.

Deklaratat nga ana juaj për një reformë jokonsensuale dhe të njëanshme synojnë krijimin e ngërçeve politike artificiale që dëmtojnë konsensualitetin e Reformës Zgjedhore dhe janë shpenzim energjish i kotë në dëm të përmbushjes së një prej kushteve të vendosura nga BE për hapjen e negociatave për antarësim.

Bllokimi i punës për Reformën Zgjedhore në fakt është një sjellje e hershme e Qeverisë. Është rasti i paprecedentë që mazhoranca parlamentare nuk ka arritur të krijojë kushtet për pasqyrimin e rekomandimeve të ekspertëve të OSBE/ODIHR për gati 7 vite.

Ashtu sikurse është e paprecedentë që ne ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga ana juaj për propozimet e bëra nga ana jonë në mbledhjet e Këshillit Politik për gati 2 muaj.

Pavarësisht mungesës së përgjigjes nga ana juaj për propozimet tona, duke qenë se ne mbetemi të angazhuar, jo për fjalë apo debate pa vlerë, por për përmbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, duke siguruar implementimin e Rekomandimeve të OSBE/ODIHR për standardet demokratike të zgjedhjeve:

KËRKOJMË NGA ANA JUAJ:

Konfirmimin për të zhvilluar mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e diel, datë10.05.2020, ora 11:00 ose ditën e hënë, datë 11.05.2020 ora 10:00, me këtë rend dite:

Mbledhja të zhvillohet në kushtet e sigurisë të diktuara nga epidemia e COVID-19, duke respektuar të gjitha kërkesat e autoriteteve shëndetësore që garantojnë jetën dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje.

Mbetemi në pritje të konfirmimit nga ana juaj!

PËRFAQËSUESIT E OPOZITËS NË KËSHILLIN POLITIK:

 

OERD BYLYKBASHI                               PETRIT VASILI

4 komente në “Pas presionit të BE, tërhiqen PD dhe LSI, kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik: Kush tha se nuk e duam?!”

  1. Ed says:

    Plehrat e oposites qe po e mbajne peng SHQIPERINE parti te kriminelve dhe fshatareve koketrashe qe per nje pellembe toke vrasin babane kjo I thote te tera

  2. Kane shtylle kurizore keta BUTAKE , po bythe a kane keta PABYTHSA ?’!!!!

  3. Raul says:

    Po cfare merreni akoma me lesheline me perkrahje popullore me pak se 0.02% ne popull. Leshelija e Doktoreshes horoskopike leshelike Nafije dybekut ka ikur per leshdhije, i kane mbetur vetem 10 nenkryekaret e leshelise, Kejdi dhembcakallja, sygerdoqja, shalepiprra, kembeshtrembeta, Nora bythderrja surratgerdalla, Erisa hundpinokja, Klajda surratnallonja, surrattepsija, Floida surratufoja, Edhjet barkderr brahimkari.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Kur shkruan kjo opozite e katranosur: “pa sens praktik dhe logjik“ mos ngelte ne kembe nje person normal.. Ketyre qe ju ka humb busulla dhe slane cep pa u perplasur. Dje gojecorapja foli si lidere, doli qesharaku direkt ne maje te pilafit. Njeri gozhdes e tjetri patkoit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje