Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Abc e mëgjesit” në Abc News se në vend nuk do të ketë zgjedhje të parakohshe.
Enkel Demi: A do ketë zgjedhje të parakoshme?
Edi Rama: As vendi e as populli nuk kemi kohë të mundim Bashën dy herë në vit.
Kryeministri Edi Rama nderkohe thotë se nuk do të kthehemi në normalitet deri sa të kemi në dispozicion një vaksinë.
Këtë deklaratë Rama e tha pas pyetjes së gazetarit Enkel Demi, nëse ka gjasa që karantina të zgjasë deri në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme.
“Nuk ka gjasa që të jetojmë deri kur të dalë vaksina, sepse deri atëherë këtë armik të padukshëm do ta kemi mes nesh.
Që do të thotë se duhet të mësohemi me praninë e tij dhe duhet të adoptojmë një sjellje tjetër nga e shkujdesura përpara tij.
Nga ana tjetër s’mund të vazhdojmë me masat shtrënguese deri kur të dalë vaksina. Duhet që secili prej nesh të jetë roja i vetvetes dhe i atyre që ka përreth.
Do jetë një normalitet i ri, që nuk do të jetë i njëjtë me relitetitn ku jemi rritur dhe me të cilin jemi mësuar.
Deri sa të dalë vaksina. Kjo nuk është lufta ime, kjo është lufta e njerëzimit për të mbrojtur veten nga një rrezik që siç e kemi parë mund të kthehet në tragjedi kombëtare”- tha Rama.
Edo, Basha është simbioza e të kundërtës.
Ai të mban ty aty ku je.
Marrëveshje apo pa-aftësi këtë unë populli i thjeshtë s’kam si ta di se helbete ju kemi juve baballarë të kombit…
Por Bashës s’ke ça ti mundësh..
Është si ndeshja o boksit që ty të duhet një rival sa me dal, me na u fry neve dhe me na thanë si ty nuk ka, e doni më për Belulin..
Se s’ka dal ndonjë në opozitë si tek Rocky 2 që të të çoj ty dhe Rilindjen tënde të dëndur , pjerdhur e fëndur andej nga keni dalë. ..
Po ashtu të pastroj dhe të vetët e ti japi shpresën njerëzve..
Atë që ti me Rilindjen tënde po e vret përditë ..
Edo kur do na ikësh se na lodhe…
Ose më saktë kur do ti jepni atij populli të drejtën të zgjedhi siç është vullneti real i tij se jua tregon vetë vendin ai juve…