“Mund të shkojmë në luftë me SHBA-në”, Kina bën gati bombarduesin bërthamor

5 Maj 2020, 22:05Politika TEMA

Kina mund të përballet me pasoja të rënda nga pandemia e koronavirusit, që mund të çojnë në shpërthimin e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën kështu thuhet në një raport sekret që i është dorëzuar qeverisë kineze nga Instituti Kinez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore, pjesë e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore.

Në raportin e lexuar nga Agjencia Reuters thuhet se ndjenjat kundër shtetit kinez mund të jenë më të lartat që prej ngjarjeve tragjike pas protestave të studentëve në vitin 1989. Aty thuhet se, për pasojë, shteti kinez duhet të përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm, që është lufta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, media kineze “South China Morning Post”, raportoi të martën se ushtria kineze është pranë përfundimit të avionit bombardues bërthamor Xian H-20, i cili kompleton forcën goditëse bërthamore të shtetit duke u rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë si superfuqi botërore që mund të lëshojë sulme bërthamore nga toka, ajri dhe deti.

Burime nga ushtria kineze thanë për “South China Morning Post” se bombarduesi mund të jetë gati brenda këtij viti, duke u prezantuar që në nëntor, në një panair të mjeteve fluturuese, i cili do të përdoret për t’i dhënë një mesazh botës se pavarësisht pandemisë së koronavirusit, Kina nuk ka mbetur prapa.

10 komente në ““Mund të shkojmë në luftë me SHBA-në”, Kina bën gati bombarduesin bërthamor”

  1. WuFlu says:

    Sigurisht, tani qe USA ju dha teknologjite e avancuara dhe natyrisht duke vjedhur cdo gje qe kishit mundesi pse jo ? – sulmojeni dhe bejuni liderat e botes……..

    Mesojeni boten te haje “bat soup” supe me lakuriqa si ajo e Wuhanit

  2. Loran shehu says:

    Kina ti marri te keqen Amerikes .edhe ne gati jemi ti tregojm bendin kinezve

  3. Fernando says:

    Mos u merrni me idiotesira,se kurre nuk do kete lufte midis SHBA dhe Kunes!
    A keni kuptuar gje se pse Trump e takoi 3 here Kim Yong Un-in e Korese se Veriut?
    Rrini urte!

  4. 17nentori says:

    Mire, mire por se ke mire plaku Mere!
    Ka presioni i ulet bombe berthamore por ka edhe presioni i madh bombe berthamore, Mato!

  5. Titi says:

    C’lidhje ka titulli me artikullin!?

  6. Drejtesia e munguar says:

    Plera!!

  7. bledi says:

    Çfare titulli berthamor
    Per ta bere dhe me tragjike mund te shtosh 1 tjeter shkrim me titull
    TRUMP gati gishtin mbi Butonin e Kuq
    dhe pastaj ti sqaroje lexuesit qe ekziston 1 valixhe me kode berthamore qe shoqeron presidentin e SHBA e kemi pare dhe ne filma
    Ose Putini urdheron Nendetsen Berthamore te lundroje drejt New York dhe te shoqeruar me 2 foto
    Foto 1 Putini tek salla e kontrrollit
    Foto 2 Nendetsja me raketat berthamore
    Keshtu te pakten e justifikon dhe ti rrogen si gazetar.

  8. loni says:

    budallenj gazetar,shpifni lajme koti,edhe somalia po behet gati per te sulmuar rusine per nje anije ruse qe moren peng piratet somaleze,putini ofendoje piratet somaleze,dhe keta te fundit i kapi sedra dhe mbreme ne darke firmosen sulmin per te bombarduar rusine,nuk dihet sakte si do ta bombardojne dhe kur,por e sigust eshte se ruset jane fshehur te nje pyll andej nga siberia nga frika e sulmit somalez,aeroplani bombardues i teknollogjise se fundit somalez i prodhuar ne bashkpunim me kamerunin eshte nje bombardues berthamor qe mund te leshoje bomba ne cdo cep te globit pa u pikasur nga raderet e armikut,keshtu qe somalia behet shteti i pare ne bote me bombardues te tipit te karit sic eshte edhe ky lajmi i karit qe ncjerrin gazetat shqiptare bashk me meron karin qe i lejon te tilla lajme e karit te publikohen qe i hyft kari mbrapa dhe para,turp ku jeni katandisur o gazetari kari.

  9. Olimpia says:

    Nuk mund te kete lufte midis Kines,SHBA dhe Rusise.Jam i bindur se edhe neqoftese cmenden presidentet e te tre vendeve,zinxhiri ushtarake komandues dhe egzekutues i butoneve berthamore nuk do ta zbatoje nje vendim te cmendur.Praktikisht nje lufte konvencionale midis ketyre tre superfuqie eshte e pamundur per shkak te pabarazive ne armatim,teknike dhe rezervat njerezore.Si rrjedhoje lufta shnderrohet ne nje konflikt termoberthamor i realizuar nga sistemet e reja raketore te shpejtesise mach 10 te dhe inteligjente,te pamundura per tu neutralizuar nga kundershtaret .Si rrjedhoje do te kemi nje shkaterrim total reciprok te njekoheshem.Besoj se asnje shtab ushtarak do te donte shfarosjen e familjeve ,kombeve te tyre dhe njerezimit.Keto lajmet jepej per efekte politike dhe justifikimin e shpenzimeve te cmendura ushtarake.

  10. Prima visione says:

    Jemi ne periudhe kohore te dipllomazise….I ka ikur koha lufterave, me lufte njerzimi vetem shkaterrim solli…Atehere!? Ju mendoni se skenaret po pregatiten per lufte apo zhvillim e pasurim te dy shteteve .Dipllomazia ,vetem dipllomazia ka sjelle zhvillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje