Nga Frrok Çupi
Të tjerët ishin të rinj për të qenë gjykatës, ndaj sot janë vetëm dëshmorë. Mes dëshmorëve të Atdheut, ku sot bëri homazhe shteti, nuk ka asnjë gjykatës. Gjykatësi veç mund të merret peng apo të kapet rob- kjo është paradigma që shtetet me kolona të dobëta ose me mafiozë në krye, kanë caktuar për fatin e gjykatësve.
Është interesant se mes gjithë intelektualëve të pushkatuar nga diktatura komuniste, ndonjë rrallë, ndoshta vetëm Lazer Radi ishte jurist. Edhe gjykatësin Skerdilajd Konomi e vranë në vitin 2011 sepse nuk mundën t’i bëjnë një të zezë më të madhe: Ta kapin rob…
Shteti i keq ndjehet i lirë vetëm kur zë gjykatësit rob. Sot është kapur gjykatësi Adrian Dvorani, dhe kjo i ka hapur rrugë presidentit të shtetit, Ilir Meta. Para varreve të dëshmorëve ai foli për Dvoranin, thuajse i eksituar nga lajmi se ‘ai u kap’. Po, ‘kjo është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike…’, tha Meta.
Dvorani ishte i dyti gjykatës në ‘vitet e Demokracisë’ që u kap për t’i hapur rrugën ‘zotit të keq’. Para këtij ishte kryetari i Gjykatës së Lartë, (që atëherë e quanin ‘e kasacionit’) , Zef Brozi. Edhe ai, kur e kapën, po këtë ndjenjë lumturie solli për ‘shtetin’.
Çfarë ndodhi sot me zotin Dvorani?
Nuk ka ndodhur ende asgjë, por presidenti i republikës shpreson se e ‘varrosi’. Ky i tanishmi nuk është aq i fuqishëm sa presidenti i zotit Brozi.
A është i njëjti arketip i gjykatësit që ‘kapet rob’ në çdo kohë të ‘zotit të keq’?
Ja lidhjet:
Zoti Dvorani është një jurist i zoti në profesion- siç e njohin kolegët. Ai është strikt, ose ‘kalë karroce’ para drejtësisë. Ka qenë komunist, dhe kjo e rëndon shumë para komunistëve që duan ta kapin.
E njëjta gjë me Brozin. Qe një moment, në vitin 1995, kur i kapën edhe një fshehje në biografi: ‘Pse e ka mbiemrin Brozi, çfarë e lidh me Josif Broz Titon?’ Edhe Brozi njihej si jurist dhe pedagog i zoti. Ai nuk ishte komunist, por ishte demokrat, një nga pedagogët që i kërkuan ‘pluralizëm politik’ presidentit Alia. Kjo ishte një gjë shumë e keqe për liderët e Demokracisë, ku nuk pranohej nëse nuk kishte qenë komunist ose spiun, ose xhahil… E njëjta si me Dvoranin komunist- punë vlere.
Lidhja e dytë:
Dvorani ka kryer një krim, ashtu si edhe Brozi kishte kryer atëherë. Gjykatësi i kapur rob në vitin 2020 e ka kryer krimin në vitin 2011. Zëvendës- kryeministri i kohës, zoti Ilir Meta, u kap nga ministri Prifti, me zë e figurë, duke vjelur 700 mijë euro korrupsion. U ngrit më këmbë gjyqi i Gjykatës së Lartë, për të ‘dënuar’ Metën. Por natën përpara, kryeministri i asaj kohe, i shkoi publikisht në shtëpi Metës, dhe pinë verë…, asgjë tjetër. Të nesërmen Gjykata e Lartë vendosi se ‘vjedhja nuk ishte e vërtetë’, dhe pas kësaj 4 burra protestues u vranë te shkallët e zyrës së kryeministrit… Mes 5 gjykatësve të Gjykatës së Lartë, vetëm Adrian Dvorani votoi kundër farsës. Ky bëri krimin, ndërsa 4 të tjerët u tha se morën nga 1 milionë euro, dhe dolën faqebardhë.
Tani zoti Dvorani ‘kriminel’ ka ardhur në dorë të ‘viktimës’ së tij, Ilir Meta, i cili është president i Republikës. O! ça do t’i bëjë Iliri, o zot, as kocka nuk do t’i lërë!… Deri tani e ka paditur në prokurori, ka shkruar letra nëpër botë ‘ma hiqni qafe’ këtë gjykatës; dhe sot ishte dita për ta hequr nga funksionet… Për të vrarë nuk vriten kurrë gjykatësit…
Edhe Zef Brozi këtë lloj krimi bëri: Fatos Nano, kryeministër e kryetar i PS, ndodhej në burgun e Bënçes, por pa asnjë faj. Fatosi ishte trofeu i presidentit të Republikës në atë kohë. Brozi mori dosjen e Nanos për gjykim, konstatoi se ishte pa asnjë provë fajësie, dhe vendosi ‘lirimin e kriminelit’. Vetë presidenti Berisha më vonë ka deklaruar se ‘e paskam futur kot në burg’. Njësoj si Dvorani. Njëri liroi politikanin e pafajshëm Nano, tjetri tentoi dënimin e politikanit të korruptuar Meta.
Lidhja e tretë:
Më duket se të dy, si Brozin dhe Dvoranin, po i shikoj të ‘varur’ në kangjellat e aeroportit të vjetër të Rinasit. I pari ishte Zef Brozi, vitit 1995. Që nga 15 gushti kur ‘liroi’ Fatos Nanon e deri në nëntor, e mbajtën të ‘varur’. Mblodhën firma false në Kuvend dhe i hoqën imunitetin. Pastaj i rrethuan shtëpinë, një apartament i vogël te ‘Oxhaku i Studentëve’, dhe sapo të dilte nga dera do ta arrestonin… Ashtu kot.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkonin të mbrohej koka e gjykatësit Brozi. Një mëngjes, 12 nëntor 1995, akoma pa zbardhur, e marrin zotin Brozi për në aeroportin e Rinasit drejt Amerikës. Ajo ditë ishte piketuar sepse presidenti i republikës ndodhej jashtë shtetit. Kur është ngjitur aeroplani i ‘Malev’ mbi tokë, bashkë me sekretarin e ambasadës amerikane Karl Zibetrit, jemi hedhur nga kangjellat e vjetra…
Edhe zoti Dvorani është i varur shumë nga partnerët perëndimorë të drejtësisë, sidomos nga Shtetet e Bashkuara. Sapo sulmi kundër tij u ndez nga selia e presidentit, ambasadorja e SHBA, zonja Yuri Kim, i shkoi në takim zotit Dvorani.
Mu kujtuan kangjellat e Brozit në nëntor 1995. Jo thjesht si datë, por si akt, që ka një fat në botë edhe për gjykatësit e shteteve të këqij.
Bravo Frok analise korekte
Ke talentin ti besh artikujt me nje letrarizem teper emocional por dhe pak te frikshem .Lidhur me kete kam nje pyetje.As AMERIKA nuk i ben dot balle Sali Berishes dhe Ilir Metes? Po parlamenti si votoi kunder Brozit.Po ata gjyqtaretqe moren nga nje milion jane ne Shqiper sot dhe qarkullojne para njerezve dhe mund ti shohin ne sy. GJITHMONE befasohem nga shkrimet tuaja z.Cupi.
Eh bre Frrok,te njejtit qe i kane punuar qindin ketij populli, jo vetem nuk jane denuar,por jetojne ne vilat luksoze ne Lalez.Shqiptaret duket po presin kot(si laraska koqet e demit) qe keta hajdute dhe kriminel te denohen.
Je Njësh…malësori im i ditur?..sinqerisht pyka!!
Dmth qe5ta kuptojmë ne populli i thjeshte pak më shumë penën tënde të holl o Frok..
Keta të gjithë qenkërkan njëlloj Me Sali,Edi,Ilir,Bashë e kompani…
Dmth këta marrëveshjet i paskan mirë me njëri tjetrin dhe thjesht qarkullojnë pushtetin nëpër duart e tyre në menyrë të kontrolluar, ciklike, periodike..
Pra qenkan pjesë e nje klani te kontrolluar
Prandaj Shqipëria thjesht kohe pas kohe kthehet në të njejten pikë….
Dmth asgjë e re nga fronti …
Po nprmal o Frok prandaj i kanë bërë dhe ligjet kështu, edhe bypasset dhe treiple bypaset e nderhyrjeve ne kushtetute prandaj iksne bwre ne unison me njeri tjetrin.
Se nqs keta do shkojnë neper zgjedhje te mirefillta ..
Asnjeri nuk fiton…
Ajo që vuan është Shqipëria dhe Shqiptarët..
Hiqe Edin, te te Quaj te Zgjuar.
Pleura Ilir Kryemadhi ka folur sot.
Te ishte ne dite te Edit, do ju shkerdhente robt ne gop.
Wowo what e shkrim nje shkrim i mrekullushem bravo frrok nje krye hjduti si ilir metes kerkone ta mbaj shqiprine penge fuck you ilir e sali krimineli
Respekt tē veçantē pēr analizat qē bën, i nderuar Frrok Çupi!
Bravo Frrok Cupi.Je nga te vetmit analist i sakte dhe me dinjitet
SUPER FRROK ÇUPI !!!!! WOW WOW WOW !!!! 10 me YLL ⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐
për këtë SUPER SHKRIM ZOTI FRROK ÇUPI !! Veëm DORA e ARTË e të NDERUARIT FRROK ÇUPI mund të SHKRUAJ kështu! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE ZOTI FRROK dhe VDEKJE e HAJDUTËVE dhe KRRIMINELËVE me Kollare të këtyre 30 Viteve MASKARALLIK !!! RESPEKTE edhe për ARDIAN DVORANIN e NDERUAR
Si perhere eshte nje kenaqesi e vecante te lexosh shkrimet e z. Cupi, te mbrujtura me te verteta e te treguara me nje gjuhe dhe inteligjence brilante.
Frrok!
Rastesia e ka sjelle qe Fatos Dervishi dhe Zef Brozi te jene te dy prej shume vitesh ne USA.
Nxjerrja e pistoletave dhe perleshja e pergjakeshme ne Prokurorine e Pergjitheshme ne veren e 1994 midis te dy paleve duhej shoqeruar me patjeter me shkarkimin e tyre, po ku ta marrim shtetin ne te shkretet. Si mik i Zefit duhet ta dish dhe shkruash edhe kete
Pyetja thelbesore per Dvoranin per te cilin duhet te japesh mendim si analist eshte nese duhet te rrije ne detyre edhe pas 7 vitesh pa mandat, C’vlere ka kush e kerkon Iliri apo Ligji. Per mendimin tim ka perparesi Ligji. Ti kesaj i rreshqet me marifet. Sepse ne Demokraci qeveris LIgji dhe jo pleqte e kanunit. Ilirin te mos ishte zgjedhur President por te ishte te vendi…
Po mendoja ti komentoje te njejtat o i panjohur…nuk eshte i padidur eshte ngjale Frroku,me nje shkrime godet te gjith Edhe nuk thote asgje perderisa nuk thote gje per afatin kohor.
Po qysh jo mer Frrok, po ku ka si Dvoranin ,i pazevendsueshem eshte .
Pastaj me CV-ne qe ka ai. (i specializuar nga kembrixhi e Hawardi ) si mund te diskutohet profesionalizmi i tij.
Me “specializimet” qe ka ai ,(dhe ti bashke me te) ca “Mekate te vockla ” sduhet tja veme re ne rilindasit.
Nuk e kemi luksin te sulmojme nje vlere te tille.
Po mire more Frrok , cila mendje normale e pranon qe Reformen E RE NE DREJTESI ta drejtoje Hetuesi i kohes se Enver Hoxhes!!??
Edhe kur pa ?! Pas 30 vjetesh Demokraci.
Sa djem e vajza jane shkolluar nderkohe ne shkolla juridike brenda e jashte vendit O frrok??!!
Po asnjeri nuk qe i denje profesionalisht per ta zevendesuar DVORANIN edhe ate qe vute te drejtoje SPAK-UN??
Gjynaf O Frrok se po ju hedh trute e gomarit edhe ktyre qe po te ndjekin
Po ne kena këta tē plepave tē shtrēmbaluqit sali kakēs dhe skena nevojē pēr dovranas e kembrixhas or tajjjjjjjjjjj
Pene e mprehte eshte z.Frrok Cupi.
Frroku eshte nje pene,qe rron,revoltohet dhe lengon nga ofshamat e thella te kombit,qe akoma nuk po gjendet nje dore sadopak ti fashoje.
A ishte e nevojshme O Frrok vemja qe Reformen ne Drejtesi ta dirigjonte Hetuesi i kohes se Enverit DVORANI?
Kthe pergjigje per kete pytje ti dhe gjithe lukunia ktu qe te jep te drejte ty?
Respekte z. Cupi, por problemi eshte ; do vazhdohet keshtu duke i mbrojtur Amerika apo do qendroin ketu dhe do fitoi Amerika duke ndenjur ketu z.Dvorani.
Thone qe saliu dergjet i semure ne Zvicer i shoqeruar nga dr. Petrela.Thone qe Edi Rama i ka dhene “ndihme” me vendim qeverie 45 000 euro per tu kurruar……..E kuptoni o popull sa te thella jane keto pune!!??
shoku i klases-ne se eshte e vertete se Rama i ka dhene Saliut pare per tu sheruar, gje qe nuk e besoj fare, pasi Saliu ka aq pare sa ta bleje Ramen me gjithe te tjeret, shume mire do kete bere, so sepse Saliu e meriton te quhet njeri, pasi ai vec njeri nuk eshte, por na duhet i gjalle e i shendoshe kur te shkoje ne burg.
Sidoqofte, analize brilante e Frrok Cupit.
Sas mire qe e ruan ekuilibrin Tema. Ka nga nje cike per te gjithe. Ketu poston nje artikull per te qene, qe ke qejf ta lexosh packa se cilit prizmi politik I pershtatesh, ketu pastaj shikon lajme per cicat e Armines, karlleqe te fotoshopuara primitivisht dhe perkthime lajmesh me Google Translate. Ka per te gjithe me nje fjale.
Pergezime Z.Frok.I keni rene Pikes si ne ditet e bukura te “Rilindjes Demokratike”.FUND me Denim Shembullor per te Korruptuarit
Gjigand jeni zoti Cupi, te gjitha jane te sakta por fajin kryesor e ka Edi Rama qe nje hajdut dhe gangester e beri president….
Frrok Çupi.
Mirditori tipik qe i bashkohet me perulje çdo shtet-pushteti.
Dhe ju lutem shume mos e quani malsor sepse frroku nuk ka asnje lidhje me malsorllekun.
Frroku eshte njeriu tipik pa shtylle kurizore.
Vetem Froku mund te realizoi paralelizma te tilla , qe kane vlere ultrainteligjente Brozi = Dvorani . Keta dy emra jane ligjzbatusit e vertet te ketyre 30 viteve tranzicion. Jetshkrimi i tyre eshte , duhet te shkruhet me germa te arta ne altarin e Drejtesise , me te percuduar te botes . Jane dy yje te ndritshem , qe do shkelqejne ne qiellin e demokracise . Falemibnderit Frok , per inteligjencen gazetareske , qe ke dhe po e cfaq , ne erresiren 30 vjecare te drejtesise shqiptare te Berishes me shoke . Zgalem
po 1 mln eurot e dvoranit pasuri ne vetting me cilen pasuri te brozit krahasaohen – pyetje meqe krahason dy gjera te pakrahasueshme. ose mund te thellohesh me tej pse nuk i zbaton dvorani vendimet e strasburgut kunder qeverise qe i japin njerezve te drejte per pune per prona etj. frrok djali mos bej njeri me te mire se vetja. nuk ka njerez engjej dhe djaj. nje njeri i ka te dyja bashke njekohesisht.
Shume I sakt.
Mos u genjeni nga profetet e rreme.