Negociatata, Soreca: Tani 'topi' është në kampin e Shqipërisë, BE e mori vendimin. Nuk ka më kohë për të humbur!

5 Maj 2020, 09:55Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka deklaruar sot se deri në fund të vitit do të çelen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ai thekson se ky është në fund të fundit, vullneti i 97 për qind të shqiptarëve.

“Tani topi është në kampin e Shqipërisë, BE e mori vendimin. Kushtet që duhen përmbushur janë të qarta.

Bashkimi Evropian, unë, kolegët e mi në Bruksel, të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë, por ka disa detyra shtëpie që duhen bërë në mënyrë që të çelen negociatat, ajo që ne e quajmë Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Të gjitha këto do të bëhen për shqiptarët dhe ne jemi të sigurt që do të bëhen.

Nuk ka më kohë për të humbur dhe ambicia ime është që kjo konferencë të mbahet deri në fund të këtij viti, por gjithçka varet nga ajo se çfarë do të bëjnë institucionet shqiptare”, tha ambasadori i BE për Euronews Albania.

4 komente në “Negociatata, Soreca: Tani ‘topi’ është në kampin e Shqipërisë, BE e mori vendimin. Nuk ka më kohë për të humbur!”

  1. Koli says:

    A eshte gati Rama ti tradhtoje shoket e bandes Saliun Meten dhe Bashen?? Miqesia e tyre eshte 30 vjecare.Ata bashke kane vjedhur e grabitur bile Berisha Meta dhe Basha edhe kane vrare.

  2. Nul luhet me te tille Top te tille .
    Tallja vazhdon

  3. Lala says:

    Që nuk do të ketë Europë deri atëherë kjo nuk ka asnjë dyshim.

  4. Ujku Plak says:

    Dertyra shtepie qe politikanet tia fusin vetes? Me te vertet politikanet tane jane pa shkolle, por ata jane bira kurvash dhe do ja fusin prap Europes dhe popullit Shqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje