“Unë dhe LSI nuk e njohim Parlamentin”, Kryemadhi komenton dhe deklaratat e ‘dashurisë’ Rama-Meta: Jam mësuar me kryeministrin, me degën e ullirit dhe thikën mbrapa

5 Maj 2020, 08:26Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se ajo dhe LSI nuk e njeh Parlamentin shqiptar. Në një intervistë për Eni Vasilin, Kryemadhi komentoi dhe “deklaratat e dashurisë” mes Ramës dhe Metës.

“Unë si Monikë dhe LSI-ja nuk e njeh Parlamentin shqiptar dhe rrjedhimisht me atë numër votash. Se Kuvendi ka vetëm 82 vota të ligjshme jo 84.

Deklaratat e dashurisë mes njëri-tjetrit (Rama-Meta) janë deklarata që… unë jam mësuar me Ramën, me degën e ullirit dhe thikën mbrapa.

Por axhenda dhe aksioni i LSI është i njëjtë, për të çuar vendin drejt zgjedheve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi ka thënë se politika nuk është e rëndësishme në këtë moment për shqiptarët.

“Më e rëbndësishme, sot shqiptarët kanë hallin kur do dalin të punojnë sepse vetëm në dy muaj kanë humbur vendet e punës 60 mijë shqioptar. Të nxjerrim vendin nga ky kolaps ekonomik.

Mua dashuria politike mes Ramës dhe Metës nuk më intervson fare. Unë nuk i lëviz qëndrimeve të mia, por besoj as Meta nuk iu lëviz”, përmbylli Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje