Një ekspert i Koresë së Veriut pretendon së fundmi se Kim Jong-un mund të ketë inskenuar vdekjen e tij për të ekzpozuar tradhtarët e rrethit të brendshëm.
Pasi u zhduk nga jeta publike për 20 ditë, diktatori u shfaq në fundjavë në përurimin e një fabrike fertilizuesish.
Spekulimet mbi shëndetin e 36-vjeçarit ishin të shumta, ndërsa të gjitha silleshin rreth faktit se ai kishte vdekur.
Por tani që duket shëndoshë e mirë, gazetari austrialian James Morrow thotë se inskenimi i vdekjes së diktatorit ishte një provë për të parë sesi do të reagonte elita e Penianit.
Ai shton se kjo do të zbulonte “tradhtarët” mes rrethit të tij, një lëvizje që e gjejmë të gatshme në manualin e udhëheqjes së Joseph Stalin.
Diktatori sovjetik Stalin kishte një kapje tmerruese ndaj njerëzve të tij, të cilët edhe disa ditë pas vdekjes së tij kishin frikë t’i hynin në dhomë.
“Ndoshta zhurmat për vdekjen e tij ishin ekzagjeruar shumë. Ai vendosi ta bënte këtë, për të parë sesi do të shkonin gjërat në lidhje me pushtetin, se cili do të përpiqej më shumë të merrte kontrollin”.
Në pamjet e fundit Kim dukej se kishte një shenjë misterioze injeksioni në parakrah, që bënte të spekulohej se kishte kryer operacion në zemër.
Një numër zëvendësimesh të mundshme përmendeshin në rast vdekjeje të Kim, duke përfshirë dhe motrën e tij Kim Yo-jong.
Tashmë James parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve.
“Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai.
Edhe profesoreshë Natasha Lindstaedt e University of Essex paralajmëron se Kim mund të nisë një valë të re ekzekutimësh publike për të shtypur disidencën.
o zot o njerez mos shifni me televizor dhe mos lexoni me gazeta, keta qelbesira e kan bere te vdekur 20 vjet, tani qe jane bere fake news meren akoma me fake news, hiqni dore nga gazeta televisore lajme politike, po na cojne drejt vdekje.
Ti thu beni si te them un por mos ben si bej un
Nje pyetje nga nje gazetar amerikan qe i ben Trampit
se ishte ne jete apo jo Kim?
Tramp i pergjigjet gazetarit duke thene;
di gjithcka per Kimin por s’ju jap pergjigje pasi Tramp tel. rregullisht Pres.. e Korese V. dhe ma do mendja jane trillime per ekzekutime te dezidenteve.. pasi pak nga pak po ndryshme politiken e Jashtme po te shikojme me Korene e J. mbas takimit me Pres.. Amerikan Jane me te bute.
Barkderri i koresë së veriut!
Po cien disidence ate qe nuk egizton?
Peralla me mbret, kur mbreti vishej si i varfer se deshte te dinte se c’theshte populli per te , per te vene femijet ne gjume , perfundimi , jetuan te lumtur e te gezuar .
Sot : Portalet moren ca klikime , gazetat mbushen ca faqe, ne si te pa pune bejme ca komente , lajmberesit marin ndonje lek .