Vdekja që s'duhej të ndodhte

4 Maj 2020, 16:45Politika TEMA

Nga Xhemal Ahmeti; Dje Astrit Dehari. Sot Agon Musliu. Kush e ka radhën nesër?

Reagimet nuk janë të tepërta. Le të instrumentalizohet edhe më shumë drama. Motivi i tij le të jetë i çfardoqoftë, kryesorja le të dridhet çdo qelizë mbi lëkurë e subkutane e politikës, e qeverisë, e çdo politikani në pushtet dhe atij që synon pushtetin.

Le të marr vesh si dreqi ashtu engjulli se vdekja e shkaktuar nga politika është e njejtë, pavarësisht se kush e shkaktoi. Secili që prodhon atë duhet të përgjigjet. Secili/secila.

Ngase nuk gjendemi kultursoferave të llojit ku ministri, përgjegjësi ka ndërgjegjën e zhvilluar, emancipuar deri në atë shkallë saqë tërhiqet vetë, i dermuar emocioanlisht, ç’i mbetet tjetër demosit në Kosovë përveç se të ulurijë, të instrumentalizojë. Ndryshe si ndalet kjo praktikë morbide kastash johumane që vrasin Agon Musliun dhe bëjnë sikur nuk ishin aty kur ai kërceu drejt vdekjes?

Vdekja e këtillë si kjo e Agonit s’duhet të jetë as vepër, as pasojë e as defekt i politikës, qeverive, partive.

Le të ulurijmë deri sa të ndrrojnë mendje, frymë e vepër kastat politike. Vdekja zëvendësohet me jetë e jo me atributin e saj që dje ishte robëria e sot liria – dy floska me fytyrën e njejtë. Jo kështu.

Ngushëllime të thella familjes Musliu, Kosovës dhe ne gjithëve që ende nuk gjetëm fuqinë të mos u shtrijmë dorën politikave që prodhojnë vdekje si kjo, si ajo dje dhe si ajo që vjen nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje