“Luli të gënjen për orën”, Ilir Meta flet për marrëdhënien me Bashën

4 Maj 2020, 20:37Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me mosmarrëveshjet që ka pasur në të kaluarën me kryetarin e Opozitës Lulzim Bashësn.

I ftuar në “Hard Talk”, Meta u ngacmua edhe nga gazetari Roland Qafoku, i cili i kujtoi Presidentit pjesë nga intervista që dha në “Opinion”, në vitin 2015, teksa shprehje se ‘Luli të gënjne edhe për orën.

Roland Qafoku: Ju keni shfaqur disa herë edhe mosbesim për kryetarin e Partisë Demokratike, madje jeni shprehur se ai të gënjen dhe për orën. Sa e kishte orën Lulzim Basha më 2 mars?

Ilir Meta: Në 2 mars ishte ora e Kushtetutës dhe mendja ime ishte vetëm atje.

Përsa i takon raporteve të mia me opozitën dihet që për shumë fenomene që janë problematike dhe kanë shtuar listën e negociatave të Shqipërisë me BE nuk mund të themi që fajin e ka opozita. 

Ajo që unë e kam bërë të qartë si mosvërejtje apo si mospajtim apo si një shqetësim shumë të madh ka qenë prej kohësh fakti që opozita u largua nga Parlamenti dhe që nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit përpara se ato të shfuqizoheshin me një platformë gjithëpërfshirëse.

Pjesën e ‘orës së Bashës’, Meta e ka shprehur në vitin 2015. Teka ishte i ftuar në “Opinion”, presidenti shprehej në atë kohë, se ‘n Luli gënjen dhe për orën, ora është 11 e 2 minuta, po të pyesësh atë, thotë që është 12 pa 5’.

2 komente në ““Luli të gënjen për orën”, Ilir Meta flet për marrëdhënien me Bashën”

  1. ilir floriri thoshte berisha says:

    Ky meta nuk genjen kur e kapen me bllok
    tha po kam vjedhur, jam duke vjedh,dhe do vjedh, nese
    koke palaret shqipetare do te me urrejn do ja qoj lulit
    dhe berishes ti vrasin perseri ne bulevard

  2. Monika hajdute me cizme says:

    Edhe thoni qe nuk e kemi te zgjuar presidentin hajdut…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje