Një gjykim për superkriminelët Albin Kurti dhe Arben Vitia

4 Maj 2020, 20:21Politika TEMA

Nga Baton Haxhiu

Java e shkuar shpalosi shumëçka nga marrëdhënia e Albin Kurtit me jetën institucionale dhe rendin kushtetues të Kosovës në përgjithësi. Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Qeveria Kurti bëri shkeljen e dytë gjatë zbatimit të masave për ta frenuar pandeminë.

Shkelja e parë ishte krejtësisht e dukshme që në fillim: megjithatë, pavarësisht se shumë më e rëndë në përmbajtje, ajo mund të konsiderohet si më e lehtë për nga pikëpamja politike. Në fund të fundit, është e natyrshme të gabohet në interpretim të Kushtetutës, apo të bëhet ndonjë lëshim i paqëllimshëm. Kurti, natyrisht, asnjëherë nuk do t’ua kishte falur këtë gabim kundërshtarëve të tij.

“Shkelësi i Kushtetutës”, thoshte Kurti dikur, është “superkriminel”. Me këtë qëndrim ai jo vetëm që e tregonte kulturën e tij të vërtetë, e cila sot shpërfaqet në gjuhën plot helm dhe urrejtje të shokëve të tij, por edhe paditurinë e plotë për rendin civil, penal e kushtetues të Kosovës. Përkundër kësaj, duke marrë parasysh pandeminë në Kosovë, publiku i gjerë e pothuajse gjithë partitë politike shfaqën mirëkuptim të bollshëm lidhur shkeljen e Kushtetutës nga Kurti. Albin Kurti e cilësoi atë si shkelje të vogël që nuk përbën bazë për të dhënë dorëheqje, pavarësisht se është i shkarkuar nga shumica absolute e Kuvendit.

Duket se Kurti e ka harruar kohën kur Behgjet Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit vetëm pse pati ngritur dorën krejt pa qëllim në seancën e Kuvendit. Pra, për një shkelje të vogël në Kosovë pasoi një krizë e madhe politike vetëm pse ajo që nuk kontestohej ishte respektimi i Kushtetutës nga të gjithë. Sot, ndërkaq, me proklamuesin më të madh të sundimit të ligjit – Kryeministrin e shkarkuar Kurti, jemi në një gjendje ku kemi shënuar prapakthim të madh sa i përket seriozitetit të qasjes ndaj shkeljeve të rendit kushtetues. Në vend se ta marrë përgjegjësinë si burrështetas, ai bën lojëra fjalësh dhe fshihet prapa pandemisë për ta arsyetuar thyerjen e rregullave kushtetuese në Kosovë. Para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e dytë të Ministrit Vitia. Thelbi i gjykimit – karantinimi i Prizrenit – nuk ka fare rëndësi kësaj radhe. Nëse shkelja e parë ishte rastësi, shkelja e dytë tregon shpërfillje të plotë, përbuzje të thellë dhe nënçmim serioz të rendit kushtetues të Kosovës.

Pra, edhe nëse shkelja e dytë nga pikëpamja kushtetuese ka qenë më e lehtë, ajo gjithsesi nga pikëpamja politike është shumë e rëndë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një qeveri që shkel e shpërfill hapur Kushtetutën dhe i jep përparësi ekzekutivit mbi kushtetshmërinë. Kurti thotë se këto shkelje vijnë nga nevoja për të marrë masa kundër pandemisë, thuajse është aq i marrë sa të mos e dijë se Kushtetuta nuk mund të shkelet në emër të pandemisë. Megjithatë, situata do të ishte më e ndryshme nëse në media nuk do të ishte publikuar një letër kërcënuese e Albin Kurtit drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Gjuha e tij nuk është risi: ai tashmë edhe ashtu njihet për gjuhë të shfrenuar kur është opozitar, por me lëvdata buzagaze për Listën Srpska dhe veprimet humanitare të Aleksandër Vuçiqit në Veriun e Kosovës. Gjithë puna është te fakti se Kurti ua shpjegon ligjin gjyqtarëve të Kushtetueses dhe u tregon se çfarë pret ai prej saj në të ardhmen.

Pra, Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi (me fjalë tjera, pa legjitimitet demokratik), mbivendoset edhe proceduralisht edhe politikisht mbi Gjykatën Kushtetuese. Kjo është dëshmia kryesore e prirjeve të tij autoritare dhe marrëdhënies problematike me ndarjen e pushteteve. Ai mendon se mund të sillet me gjithë qytetarët e lirë të Kosovës dhe me gjitha pushtetet ashtu siç i sundon aktivistët e partisë së tij. Njeriu që ka gojën plot fjalë për sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit është pikërisht ai që jo vetëm se e shkel Kushtetutën në mënyrë të përsëritur, jo vetëm që i relativizon vazhdimisht këto shkelje, por edhe synon t’i urdhërojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese çfarë vendime duhet të marrin. Meqë ra fjala, edhe një pyetje. Pse nuk duhet që, së bashku me Kurtin, të japë dorëheqje menjëherë edhe Arben Vitia, pasi e ka shkelur Kushtetutën? Sepse është kohë pandemie? Po Agim Veliu dhe Avdullah Hoti në ç’kohë u shkarkuan? Pikërisht mes valëve të pandemisë, kur puna e tyre ishte e domosdoshme për frenimin e saj. Pra, Albin Kurti dhe Vetëvendosja janë duke u tallur me gjithë Kosovën për shkak të standardeve të tyre të dyfishta.

Nëse nuk do të mjaftonte shkelja kushtetuese, Arben Vitia tashmë është dashur të shkonte në shtëpi pasi sot mban përgjegjësi institucionale dhe morale për vdekjen e djeshme të të riut 26 vjeçar në karantinë, në mes të Prishtinës. Një i ri me probleme të dokumentuara shëndetësore, i cili u pengua të kontaktonte me familjen dhe ta merrte kujdesin e duhur shëndetësor vetëm e vetëm se nuk qëlloi as yll i estradës, e as aktivist i Vetëvendosjes. Tash, po. Në këto rrethana, edhe Albin Kurti edhe Arben Vitia e meritojnë të quhen – superkriminelë.

44 komente në “Një gjykim për superkriminelët Albin Kurti dhe Arben Vitia”

  1. Jon says:

    Albini eshte Berisha Junior ose Berisha i Pare, qe jetonte ne apartament dhe fliste per te drejtat e njeriut dhe te prones. Vazhdimi dihet.

    1. Kapit tupalla says:

      Shkelmoni sa më fortë që mundeni … por TRENI JU KA IKUR !

  2. millosh kopiliqi says:

    Albin psikopati edhe jeten private e ka vetem fantazi. Kosova Ska nevoje pere vargje patriotike te binit…..

  3. Prishtinali says:

    Baton,ja paske fut kot.Ne fakt,ti se doje kete qeveri,dhe ti do lehesh aty ku ha.

    1. Kushtrimi says:

      Mos zini kusur! Batoni mbeti pa punë në KlanKosova sepse ia zbriti audiencën këtij televizioni pasi që pjesëtarët e LVV nuk i shkonin në studio. Prandaj Devollët ia dhanë një shqelm by … thëve. Tani ata janë rikthyer pasi që atje shkoi Adriatik Kelmendi. Prandaj është i mllefosur në LVV.
      VËREJTJE PËR BERATIN: TË PRET I NJËJTI FAT !

  4. Shkodrani says:

    Nuk keni faj juve sepse udb ju ka blere pa lind akoma ne ket bote keq me vjen vec per ramushin se besoj nuk asht i udb por paret e ka mar mendjen edhe asht bo me keq se hajnat ndersa per hashim thacin isa mustafta edhe limaj pacoll jane vegla te udb qe kur kane lind si saliu udb nano ruci gjinushi braho meta rama basha veliaj e shpk e tyre duhen varur sa me shpejt nqs duan te dalin nga rruga e afrikes ku po shkojn me ndryshu kurs ,ndersa per albinin kam vec nje keshill vec mos u mer me sali e meta rama sepse ata jane shit pa lind boj rrugen tende sic po flet nqs i ke fjale me bo pasuni ne djall edhe ti po nje shans mendoj se do e maresh po mos e keqperdor se populli i kosoves ka pa keq ne krejt historine e tij ke shansin te behesh njeri lider me bo ate qe duhet larg ktyre pushtave te kuq hajde tung shqipe

  5. nacionalisti says:

    Nuk tentoj te replikoj… thjesht per kujtese
    1. Albin Kurti KUNDER Rambujese
    2. Albin Kurti KUNDER UCK
    3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket… se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove)
    4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit
    5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… (nese te kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi)

    SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!!

    p.s.
    por kjo eshte pak me e gjate… gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit.
    Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart… sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi ?
    Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves… ne cfare kushtet ishte Ballkani ?
    Cilet ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre?

    1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj “koleget” e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni).
    2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba… ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus… Shkaku i atentatit? Presidenti tha… Po do futemi ne NATO… Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute.
    3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante…. ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej… e theksoj kete jo pa qellim… shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i “agjencise” sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i “agjencise” sputnik)… U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me “kolegun” Ivanov e “bindi” kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE…. kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI…. nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane “me keshillen” e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i “keshilloi” qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi… lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te “kolegu” Orban) dhe qe me”keshillat” e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise…. nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan “te kolegeve te sputnik” diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar… per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, “kolegu” thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar… nuk perjashtoj njeri “si kolege” te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament… meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave… dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen… nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas… shqiptari i pare ne kete post… asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO… Lidhur me kete drejtim… “cuditerisht” pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit… dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare… ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO… sigurisht “me keshillen e USA”.
    4. Ne kohen kur Albini si Patriot…. ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))… Arsyeja… lloqet e redaksive nuk me terheqin… por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI… (sigurisht kjo me “keshillen” e kolegeve te sputnik)… per kuriozitet po ju them nje fakt… Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar “inteligjencen” ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar… sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr… shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht…. Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane… (thote nje llaf i urte… te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po… dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse… ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)… Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane… ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra…. Nese keni interes ne nje koment te dyte… mund tjua paraqes ne forme grafike… sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI… dhe qe te sqarohemi te kjo pike… persa i perket “keshillave” nga usa dhe nga sputnik… di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp… per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet… kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti… dhe vjen Palmeri… I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte “cdekretuar” hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim ( une e kuptoj… mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj… ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim… po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje iu pergjigj) SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin… permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi… kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo “koleget” e sputnik ????

    Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje… por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij… dhe per mua personalisht… se lojen e kujt ben… eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit… cdo gje tjeter eshte thjesht retorike… pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite…

    1. Juli says:

      Duke qene se jetoj ne Usa ka mbi 28 vjet dhe rastesisht nga nje familjar (djali)imi di ca gjera qe ti i permend te jap plotesisht te drejte .
      Je i sakte ne situaten e Maqedonise e Malit Te Zi se kishin lidhje direkt me fuqizimin e Natos por lidhjen e Albinit nuk e justifikove si te qellimshme me argumentat qe dhe . E pranoj qe per rastin e Maqedonise forcat pro ruse ishin me te fuqishme dhe Amerika investoi fort tek faktori shqiptar dhe roli i Edi Rames me ate takim ishte 100 % i projektuar ne Washington . (Se kam kuptuar sinqerisht rolin e nje pjese te opozites shqiptare qe anatemonte Ramen kur e dinte shum mire qe Rama ishte nje kukull i amerikes qe me hir a pahir do ta kryente ate rol . )
      E dyta flet me tendence per cadren . Po nuk argumenton lidhjen e PD me Sputnik . (Po perdor shprehjen e goditur tende . ) Eshte 100% e vertete qe Ambasada Ruse ne Tr kerkoi personel gjys ushtarak shtese per aresye sigurie.Kerkesen min e Jashtme e tiranes e percolli ne foreign office e pergjigja ishte e prere asnje leshim . Por se si e lidh ti qendrimin ne cader si sponsorizim rus nuk shikoj askund me argument . Eshte vetem aludim . Sa per rastin Palmer eshte shum i sakte bile ato dite i kam cuar para se te vije Palmer njoftim kusherinjve te mi te gjithe te djathte qe mos u perzini ne lojra te dhunshme se troc Usa eshte me Edi Ramen kete here e zgjedhjet do njihen . Shkrimi yt tregon disa te verteta e per kete te falenderoj por aludon ne rastin E Albinit si njeri i ruseve si dhe ne rolin e PD ne cader . PD ne fund te fundit se kuptoi situaten e kjo eshte fatkeqesia e saj qe po shkon drejt disfates se ardhme .

      1. nacionalisti says:

        I nderuar
        Albini… beri pjesen e vet ne Kosove
        Te gjitha qendrimet e tij jane NE TE NJEJTEN LINJE ME QENDRIMET E SERBISE
        Nuk njoh pushtetin e gjykatave te Eulex thote albini… ne ate periudhe kete thote dhe serbia
        Nuk njoh luften e UCK thote Albini,,, kete thote dhe sot e kesaj dite serbia
        Nuk njoh pushtetin e Ahtisarit thote albini kete thote dhe sot e kesaj dite Serbia
        Nuk ishte per Rambuje Albini… dhe serbia nuk ishte per rambuje… dhe si pasoje USA filloi luften.
        Me e fundit ishte investimi i fuqishem i USA p[er te zgjidh ceshtjen e kufirit kosove – mali i zi… Po te ndjekesh shtypin e asaj kohe kosovar dhe ne USA do bindesh qe ishte investim i forte amerikan per te mbyll nje cope te lemshit te mozaikut qe ka shkaktuar Serbia dhe Rusia ne Ballkan… Mirepo Albini jo vetem qe ishte kundra por kur
        DO VOTOHEJ NE PARLAMENTIN E KOSOVES GJUANTEEEEEEEEEEEE MEEEEEE BOOOOOMMMMMMMMMBAAAAAAAAAAAAAAA TYYYYYYYMUUUUUUUUEEEEEEEEEEESSSSSSSSSSSEEEEEEEEEEEEEE
        ??????????????
        Serbia nuk kishte si gjuante…. dhe zari serbise albini beri detyren…
        por mos u merzit do kesh kohe e do bindesh ne te ardhmen e afert persa i perket Albinit.
        Cfare do ti te beje me shume nje individ kunder vendit te vet qe ti te kkuptosh se ku i ka lidhjet????

        Persa i perket cadres..
        Je i shkeputur nga realiteti ne shqiperi dhe ndaj nuk e ben dot lidhjen.
        Po perpiqem te te informoj duke shpresuar mos te harroj detaje qe kalojne plot. Ki parasysh qe nuk kam simpatira politike ne shqiperi…. dhe nder vite nga menyra si i shikoj une lajmet e cfare mbaj mend kam arrit ne konkluzionin logjik qe i gjithe faktori politik ne shqiperi ka bere lojen e BYROSE POLITIKE dhe rrjedhimisht dhe te interesave kunder shqiperise.
        Edi Rama u be kryeminister… dhe iu dha shansi qe ta prisnin ne Uashington…
        Arsyeja? USA kishte nje problem te madh me armet kimike ne Siri… Putin vetem i sillte verdalle amerikanet me kerkesat e tij… ai nxirr nje kerkese amerikanet ploteso,,, ai nxirr nje tjeter… i bie te te bej nje tregim ketu me lajmet e asaj kohe qe te bindesh… deri te anijet diskutohej… ti marrim nga usa… jo thote putin… ok i marrim norvegjeze… mendohej 2 jave putin… ok i thote… por ekuipazhi??? ti japim ne i thote usa… mendohej putini 2 jave… jo i thote… etj etj etj dhe Obama donte ta mbyllte ate histori… i erdhi dita palloshit Rama te vizitonte zyrtarisht Uashingtonin…
        Kur u kthye ne shqiperi nese te kujtohet mbajti nje fjalim nja 2 ore ku thelbi i asaj qe thoshte ishte UNE DUA POR SME LENE KETA TE PD-SE (ki parasysh qe jo pa qellim eshte ai roli i rames te portokallia qe bo si cun tirone… pastaj sa e kritikojne fillo e qa ;-)… nese te kujtohet portokallin e pati vizitu shpesh dhe Donald Lu). Ato dite u cuditem ne tirane se nga na mbiu dhe “shoqeria civile” qe organizoi protestaaa ha ha ha !!! Skena u pastrua… personazhet u shfaqen qarte ?
        U vonua 8 apo 9 muaj emerimi i ambasadorit te ri ne tirane… sepse atij qe ishte i kishte mbaruar mandanti… Dhe, sa jam bere kaq nuk kam pare nje ngjarje te tille me pare… lajmet japin me video e me ze nje avion qe ulet ne tirane ku zbret nje burre… i cili ndalon te shkallet e avionit dhe flet shqip: Te nderuar popull shqiptar… une quhem Donald Lu… etj etj etj ?
        Donald Lu-se i sosi durimi dhe disa muaj qe pasi kishte prekur token shqiptar (sic duket e rrenin vazhdimisht “koleget e sputnik” ne tirane… plehrat e byrose politike, sigurimit te shtetit,,, hajduta e njerez pa dinjitet qe kane qene,,, jane e vazhdojne te jene ne parlamentin shqiptar) dhe ka qene qershor 2016 (daten se kujtoj sakte) kur Donald Lu me megafon ne dore… del perpara parlamentit dhe thote: Nese neser (ishte dita e fundit e atij sesioni parlamentar… spiunat e sigurimit do merrnin lejen dhe sesioni i ri hapej nga shtatori i 2016)… pra… nese neser nuk votoni NDRYSHIMET E KUSHTETUTES…. ju kam paralajmeruar te gjitheve personalisht per pasojat qe do keni!!! Kete e tha live,,, ne mes te tiranes… Kush diti te degjonte e te mbante mend kjo eshte pune tjeter… dhe te nesermen te gjitha spiunat e sigurimit te shtetit ne parlamentin shqiptar ngriten doren si ZARA dhe LEPURUSHA dhe u ndryshua kushtetuta me 140 vota pro.
        Bukuri,,, nje hap perpara.
        Filloi sesioni i ri… jemi shtator tetor 2016… Filluan “PROFESIONIN” ne parlament spiunat e sigurimit e “koleget e sputnik” dhe parlamenti nuk funksiononte… nuk kalonte ligjet qe duhej ti kalonte… sepse tashme e kishte dhe detyre qe duhej ti bindej kushtetutes e te miratonte NJE SERE LIGJESH QE TE PLOTESOHEJ NGA ANA LIGJORE PAKETA E REFORMES NE DREJTESI… pra kjo ndodhte rastesisht ???!!! sigurisht qe jo… sherret kush i niste… kush i promovonte… kush i ndiqte… siguirsht qe ishte dhe PD pjese kryesore e katrahures parlamentare. dhe vijme ne shkurt 2017 kur neve u futem ne cader (te kjo pjesa duhet te kuptosh qe ne te gjithe ballkanin ziente lufta mes usa dhe rusise… per ato qe me jepte drejte me lart… ketu nuk ben perjashtim as kosova me zarin e serbiese albin kurti,,, dhe as shqiperia me zarat e serbise ketu… secili sipas rolit te vet) dhe ne ishim ne cader i nderuar…. kur maqedonia etj etj etj… dhe ne thonim nga cadra REVOLUCIONI I RI :-))))) (me fal po mendon se keto jane brockulla…. revolucioni ??? kundra kujt??? kushtetutes qe miratuam vete??? reformes ne drejtesi ??? usa??? kundra kujt do bejme revolucionin e ri… edi rames ? mos me bej te qesh … jane te gjithe ne nje tas).
        Ne kete periudhe ka ndodh ajo qe dhe ti bie dakort per personel sigurie… dhe hsume te tjera… si psh… shteti shqiptar ka larguar 2 zyrtar te rendesishem te ambasades ruse ne tirane… ne ate periudhe kaloi ne heshtje… por sidomos njeri prej tyre ishte nje njeri me rang te lart zyrtar…. qe na doli se ishte i PERFSHIRE DIREKT ne te ashtuquajturat protesta te shoqerise civile ne tirane kundra armeve kimike te sirise… etj etj etj…
        VAZHDON SHUME KJO HISTORI… POR po dal ne fund…. Si mendon ti… per cfare do e sulmonim ne te pd (po bej pak avokatin) parlamentin perpara se te vinte Palmeri ne Tirane ??? USA thote jo… vazhdoni miratoni ligjet per reformen ne drejtesi… ne arritem deri aty sa dogjem mandatet… Per cfare do e sulmonim parlamentin? Po me dhe nje pergjigje bindese atehere une i terheq te gjitha keto sa po them me lart…. Ai ishte hapi i fundit i nderuar Juli per te ndez luften ne shqiperi…. dhe ishte perpjekja KRYESORE E AGJENTURES RUSE per te godit NATO-n ne piken e saj me te dobet… ne nje situate shume delikate per NATO (sepse duhet ta zgjerojme pak shikimin… pranveren arabe e kishim dhe e kemi shume afer ? eshte loje e madhe i nderuar) e cila deshtoi… sepse serish pasardhesi i Hot Lee i hipi avionit dhe erdhi ne tirane ? dhe ato qe tha ai te konferenca… per mua shpjegojne lidhjet e cadres… e terri verrit me rusine… se ndryshe ky burri nuk kishte pse i hipte avionit e nuk kishte pse thoshte 1 fjali… VETEM 1 FJALI ne konference per shtyp…
        Ai me dike po fliste ?

        1. pa e lexuar.. says:

          Ore “nacionalist”!
          Si shume gjate na ke sqaruar. Je i vertete apo klon i Temes?
          Kaq te lire e ke kohen? Dil ore edhe ti me emer ne carcafin e komentit.
          Nje me shume, ne artikujt e pafund dhe te perditshem te Meros dhe shokeve te tij.

      2. nacionalisti says:

        se u kujtova
        kur ishim ne cader eshte ai sponsorizimi per PD ne usa (me parate e ruseve) per te cilin ka hetim atje te ti…
        ?

      3. nacionalisti says:

        Sipas teje Juli… se thote nje shoku im… ja prit sa te me hapet laptopi… pra sipas teje
        KERCENIMI I USA QE DO MBYLLI BAZEN NE KOSOVE…. kujt po ia thote ket gje… Albinit apo ndonje tjetri?
        Nese te rezulto se po ia thote albinit… atehere si mendon… kane ndonje arsye ne USA per ti tregu vendin albinit… apo e kan pune hobi me bo humor e gallat?

  6. Nik says:

    Boll më me këtë Baton Stanishiqin, na u neverit!
    Tung

    1. iliri says:

      Fol mire ti ore Nik leshi injorant.

  7. Tetova says:

    Te shkelish kushtetutën me planin për të mbrojtur popullsinë nuk është e njëjtë me shkeljen për të uzurpuar pushtetin, për të vjedhur e për qëllime personalr, or Baton Lali. U ka hy frika në bark dhe po ulurini si hiena të gjithë në kor. Po populli i Kosovës duket mendon ndryshe këtë radhë. Sado o keq të jetë Albini nuk do mund ti bej dëm Kosovës da i keni be ju bashke për 20 vite.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      A thua vetem duke u shkelur Kushtetuta mund te mbrohet popullsia ?
      Interesant se si Kosova nuk paska mundesi qe duke rrespektuar Kushtetuten te mbroje jeten e qytetareve te saj.

  8. Kanina e ismailit says:

    Mut i ati,
    Mut i biri,
    Mut keshilltari i kryeministrit.
    Rroft butoni serbis..
    Per cakorrin ke gje per te tiene more dobici SERBIS?
    ME MIRE NJE ALBIN SHQIPERIE,SESA NJE HAMUT(HASHIM)SERBIE!
    BUTONI SERBIS ,PER MUTSTAFEN HEROIN E MILLOSHEVICIT KE NDONJE FLETRRUFE PER TE THEN?

    1. Eni says:

      O Ismail idioti cfare thua. Me fshihesh si urith. Shkruaje emrin dhe te dime kush je.
      Ti nuk je as si kemba e Baton Haxhiut o analfabet.
      Ti nuk kupton se cfare shkruan.
      Ik more felliqesire more mi halesh.

      1. Kanina e ismailit says:

        Ti more mut muti mbase je mesuar te bejme moral putanat dhe kenaqesh,kurse une jo..

    2. xyz says:

      TI KANINA SI SHUM MU.. HANE.TI HASHIMIT TJA RRUAJSH TOPAT ….TI O BIR I SHKAUT NUK TE PELQEN HASHIMI SE AI E BERI KOSOVEN SHTET PER HERE TE PARE NE HISTORIN E SAJE.

  9. Baliu says:

    Ue qfar shkrimi “bombastik” i Haxhi Syle Stanishiqit, me “gjasa” per ta zgjuar interesimin e Hages. Ndoshta duke “satanizuar” zotin Kurti, shpeton “e keqja me e vogel” Taqi, Veselinoviq dhe Co. Aq jan lemeritur “komandantat” qe kan mbete si tumi ne shi para popullit, sa qe do te fillojne te fshihen neper gypa te kanalizimit si Gadafi. Se shpejti zoti Kurti do te krahasohet edhe me Godzilla dhe Mega Godzilla, he mazamakeq.

    1. xyz says:

      TI KANINA SI SHUM MU.. HANE.TI HASHIMIT TJA RRUAJSH TOPAT ….TI O BIR I SHKAUT NUK TE PELQEN HASHIMI SE AI E BERI KOSOVEN SHTET PER HERE TE PARE NE HISTORIN E SAJE.

  10. Olimpia says:

    Baton ,nuk kuptova,ku e ka shkelur kushtetuten Kurti….???
    Absolutisht 90% e vendeve ne bote kane ,,shkelur,,kushtetuten…Nuk e kuptova,vdekja ndodhi se djali ishte ne karantine apo i semure???Nuk besoj qe familja te ishte aq e cmendur sa te mos merrte masa per te sigurise ndihme mjeksore…
    Natyrisht nuk e preferoj Kurtin,mbi te gjitha per paaftesine politike per te gjetur mekanizma per te vepruar si nje kryeminister dhe jo si nje kryetar partie.Dhe per pleksjen ne Tirane me llumin antishqiptar berishist.Por per fat te keq ne Kosove ne kete moment ka nje boshllek te tmerrshem politik ..Kundershtaret e Kurtit jane aq te konsumuar dhe korruptuar sa njerezit jane neveritur prej tyre.Kjo eshte dilema Baton.Nderkohe ti i je kundervene Kurtit,por nuk ke asnje alternative me bindese….Te pakten Kurti duhen provuar dhe Jo te digjej ne favor te sherbetoreve te Beogradit.

  11. Salbeu says:

    Kur ta marrin vesh kosovarët se ç’rrac e poshtër është kurva kurti do jetë tepër vonë . Këtu jemi dhe do ta shohim dhe do qeshim.

  12. Arjan says:

    Nacionalist qenke komplet idiot edhe peshku Ka me shume tru.I thua dhe vetes nacionalist per mua je fashist me keq fare je serb I qelbur njelloj si artikullshruesi baton plehra.Ti flet sikur Albini Ka 20 vite ne pushtet dhe thaqi me mustafen sapo Kane filluar karrieren politike.Qe Te them se cfare Ka albini ne tru apo per ke punon Nuk mund Ta them as e njoh Vetem me Te degjuar ose ata votues qe Kane votuar qenkan Te gjithe trapa.Albini i mire i keq Ka fitu zgjedhjet me 6 Tetor me 1 % me shume se LDK dhe sipas kushtetutes se kosoves fituesi Ka Te drejte Te krijoj qeverine.Udeshen 3 muaj qe LVV dhe LDK te krijonin qeverine Kurti.Por mbas 50 ditesh LDK tregoj fytyren e vertete Te Isa mustafes cetnikut Te slobos ate fytyre Te piset qe Nuk me Ka pelqyer kurre e kam ndier se zemra nuk gabon se kush eshte I mire apo I keq.Mbas rrezimit Te qeverise kurti ne me pak se nje muaj na krijoj qeveri LDK me 4 -5 parti Sa shpejt e gjeti gjuhen.O NACIONALIST SHPELLARI Ti flet per marreveshjen me malin e zi se albini ishte kunder,di gje Ti o loqe se kosova humbi 8200 hektare toke.Perse parlamenti kosovar u mblodh me muaj Te tere derisa presidenti hashim thaqi me hajnat bene numerat e duhur ne parlament qe Te kalohej marreveshja ne dem Te shtetit Te kosoves.Edhe kete fundjave tradhtari Hashim thaqi ne bashkepunim me Isa mustafen nxituan Te Kalonin ne parlament qeverine Hoti me kete rast sollen express bexhetin per Te plotesuar deputetet e nevojshem .Ka ikur koha e pucisteve moderne Ka ikur koha e hashim thaqit e baton haxhiut o zoteri nuk e keni kuptuar sado Te kamuflohet batoni spiun mbetet,Turp per temen qe nxirrni shkrimet e ketij bastardi.

    1. nacionalisti says:

      maje gjuhen se ta kepus
      si xub pas kompjuterit mos boj…
      apo i ke ngja albinit

      1. Arjan says:

        Harrove carcafin o kelysh serbi ,ngaterron kekun me byrekun ,mbylle halen.Mos je gje I SHQUPIT TI nacionalist cari.

  13. Bat haleja says:

    Ky Butoni I Rames e Thaqit do abandonuar totalisht nga shtypi I
    shkruar ne SHqiperi TE NEVERIT

  14. Gipa says:

    Hej o Baton dhe ju te tjeret qe doni rendin me kushtetute te gjygjtareve te korruptuar gaboheni se populli e din kush asht per drejtesi dhe kush mshifet mbas drejtesise te kapur nga bandat dhe kriminelet qe Batoni i don per rend dhe rregull por nuk kritikon kush e pruni popullin ne kete skamje pos hajduteve dhe perkrahsve si gazetaret e tipit te Batonit. Dhe Baton e tjere si ti harroni se edhe dreqi me ardh ma keq nuk bahet me politikanet e vjeter dhe populli e din i njeh dhe trus bythen se Albini do te rregulloj drejtesin dhe ligjin e ju tranohuni se jeni perkrahes te hajnive dhe rregullin se vidh sa te mundesh dhe rrasja te tjereve jo e keni hanger prandaj ligji edhe per juve do te vij dhe parat e vjedhura i takojne popullit.

  15. Anila says:

    Olimpia ha ha ha na ckrive cfare po derdellit????
    Kurti eshte arrogant, mendjemadh ,genjeshtar intrigues dhe i pa afte.Mjere Kosova dhe populli kosovar qe ka nje njeri te tille qe do te udheheqi Kosoven. Nuk e besoj Kushtetuesja do ta rrezoj me patjeter.
    Falekinderit Z.Baton Hachiu me pelqen analiza qe beni.
    Respekte !

  16. Ja ke fut kot says:

    Shkodran, ke bere roman pa vendos as pike e as presje. Ti qe s’di me shkrujt shqioen, don me gjyku politiken kendej e andej kufirit? Leni keto pune e meru me shendetin.

  17. Avni says:

    O Kanina e Ismail beut;mos te te genjeje mendja se Albin Shqiperia sic thua ti nuk eshte eshte me i mire,ai e ka ngrene me kohe lugen e corbes se prishur qe kur ishte ne burgjet e Serbise,tani po zbaton detyrat……hajt tung. Avni

    1. Kanina e ismailit says:

      Mbase more avni,por SIC i thone nje fjale te urte..
      Mendo me te keqen
      Dhe shpreso me te miren,
      (nuk me behet vone per politiken)

  18. emigranti says:

    Baton ” shut up ” .
    Je bere i neveritshem. Mjaft bete politike idiote me viktimen.
    Po te mos e kishin futur ne karantine do te benit namin, ndersa kur e futen thoni pse e futen.
    Viktima mund te ishte vetevrare edhe jashte karantines dhe ju prap do te llomotisnit.
    Quan shkelje kushtetute masat e qeverise per mbrojtjen nga koronavirusi, kur kur keto masa u rekomanduan nga institucionet me te larta te shendetesise dhe u moren kudo ne bote dhe harroni shkeljen me pasoja te renda te presidentit Thaci, i cili ne bashkepunim me Mustafen e futen vendin ne nje krize te rende e me pasoja, per me teper ne kohe pandemie.
    Turp per ju. Me keto shkrime qe ju perpiqeni te perlyeni VV ne fakt ju vetedemaskoheni duke u vendos ne krahun e korrupsionit dhe antishtetit.
    Mbas ” bastit ” te humbur qe ju shpallet bujshem nderi e donte te mbyllje gojen e te mos dilje nga strofulla, por duket kete mision ke .

  19. jakup says:

    O ik ore debill, kujt ti i shet dushk per gogla ore hajvan. Ia rrofsh koqet Albinit . Shko e meri ilaqet se po te mungon doza !

  20. Kabassi says:

    Ketij qe kerkoi te amnistohen 400 masakrat serbe, betonimi i te masakruareve ne poligonet sportive ne Beograd, hudhja ne lum e te vrareve shqiptare, dhunimet e 20 mije garve… ridefinohen kufijt e R. se Kosoves nuk kemi si t’i zeme bese per ato qe shkruan idioti i kamur me pune te pista.

  21. J says:

    Tashme qe B.H ka njohjur veten si nje keshilltar qe mund te mbuloj dy qeveri,dy shtete mgth humbjen e madhe qe I kercenohet qeverise shqiptare nga Mungesa e keshilltarit Bh,dikush duhet te vendos ti jap Shtytjen qe ai te kthehet ne terren per te zbatuar idete e tij …Keshtu do na shkurtoj kohen qe te merremi me te 2here…

  22. Halil says:

    Djali i Fazli UDB-ashit je ti. Kush nuk te beson ty.

  23. Trotski says:

    Neqoftese paska qene kunder Rambujese dhe UCK atehere kush e voton ne Kosove??? Serbet dhe Serbofilet????
    Kosovare qerojeni sa ma pare kete Koqe Kandar Anti-amerikan i Papare !!!

  24. Ibër says:

    Albini po mbron jetën! Të dhjefsha kushtetutën në këtë rast kur jeta është në rrezik… Ti gjen fjalë të bësh politikë sepse Albini e Vjosa të lënë anash si injorant që je në anën e Oligarkëve, kundër jetës së njeriut që del këtu, kinse ti më i mençuri! Ti je bërë një njeri palaço që të vie inati se nuk të duan ata ty… As shefat e tu… oligarkë e njerëz të nëntokës ku bënë pjesë edhe ti!
    Vjosa dhe Albini, e Arbeni janë politikanë në ardhje prandaj të vie inati… nuk do korruptohen ata me të ledhatu ty e sojin tënd të shpifur nga trutë në kohë kur civilizimi është në rrezik ti del e shet pordhëëëëëëëëëëë

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Te gjithe fanatiket e Albinit kane te njejten mendesi . Te gjithe njesoj mendojne. Te gjithe thone “te dhjefsha kushtetuten” , sepse sipas tyre mbrojtja e jetes se njerezve behet vetem duke u shkelur kushtetuta. Sipas fanatikeve te Albinit, jeta nuk mund te mbrohet duke u respektua kushtetuta. Kushtetuta, sipas tyre, nuk qarteson detyrat e shtetit per te mbrojtur qytetaret e saj. Deyren per te mbrojtur qytetaret i ka vetem Albini, dhe ai do te vazhdoje qe t’i “mbroje” qytetaret edhe ne rastin e shkeljes se kushtetutes. Nuk ka rendesi se a shkelet ajo nje here, dy here apo me shume… Rendesi ka qe Albin autokrati , qe eshte i pagabuar, vendos per kete gje.

  25. Bin Pajatina says:

    AI qe e perkrah Baton Stanishiqin me idete e tij eshte edhe nje katram per tej tij,Ky batoni me kene i mire kish nejte ne shpi te veten ne Kosove po iki se e din se qka ka ba prandaj kjo pune nuk don fort men me kuptu ket gomar.

    1. maks says:

      Per deri sa shqiptaret do kene kalina,balina e bina patjeter se do zgjedjin bina dhe albina.Por shtet kurre nuk do te behen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje