Epidemia në rënie drastike, rritet acarimi i Tit Vasilit të LSI: I vetmi përgjegjës për vendimet që shkatërruan vendin është Rama

5 Maj 2020, 09:52Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se vendimet për koronavirusin i ka marrë vetëm kryeministri Edi Rama, dhe jo ekspertët.

Duke sjellë në vëmendje një deklaratë të tij, të bërë në emisionin “Real Story”, në News24, Vasili publikon një video, që sipas tij, tregon se i vetmi përgjegjës për vendimet e marra që shkatërruan vendin është Edi Rama.

Mesazhi i Vasilit:

Vetem Edi Rama i ka marre vendimet dhe jo ekspertet!!

Ne 29 prill kam thene ne REAL STORY i intervistuar nga Gazetari Sokol Balla:

“Ctë them kur akoma edhe sot që flasim nuk dimë përbërjen e grupit të ekspertëve të komitetit për COVID 19 dhe kush është Kryetari i grupit të ekspertëve. 

Ti nuk e ke as Kryetarin dhe as grupin? Minimumi do kishte dalë emri i Kryetarit. Ky komitet që ndihmon në vendimarrje, ti vete si gazetar s’ke as edhe një raport të grupit të ekspertëve mbi baze te te cilit qeveria merr vendime. Ky është një sakatllëk”.

Shiheni VIDEON dhe binduni qe i vetmi pergjegjes per vendimet e marra qe shkaterruan vendin eshte Edi Rama.

Ekspertet nuk i ka begenisur fare as qe ti degjoje xhagajduri ne krye te qeverise qe qeveris nga FB.

 

1 komente në “Epidemia në rënie drastike, rritet acarimi i Tit Vasilit të LSI: I vetmi përgjegjës për vendimet që shkatërruan vendin është Rama”

  1. Mantho says:

    Qarkullojne fjale se po pergatitet nje fjalim falenderimi te vdekurve (te deklaruarve dhe te fshehurve). Në ate fjalim te sheruarit nga Covidi-19 do te mallkohen, do perbuzen e do shahen nga nena. Jane dy veta qe zihen kush ta mbaje fjalimin. Po me siguri do te fitoje ai. Ai!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje