Dëshmia e korrierit: Qemalin e mbajtëm tre vjet në shtëpi, ia lanë amanet babës tim. Më 6 maj ’42 ai i tha Enverit, ‘gjakun e atij djali ta kërkoj ty’

5 Maj 2020, 09:06Politika TEMA
Dëshmia e korrierit: Qemalin e mbajtëm tre vjet në shtëpi,

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Qemal Stafës, i cili në vitin 1935, pas vdekjes së të atit, kolonel Hasan Stafës (ushtarak i Monarkisë së Zogut me detyrën e shefit të Zyrës së Rekrutimit të Qarkut të Shkodrës), së bashku me nënën, motrat dhe vëllezërit, u shpërngulën dhe erdhën familjarisht në Tiranë, nën kujdesin e Ramazan Xhepës, një nga miqtë e ngushtë të familjes Stafa, që kishte shërbyer si ordinancë e babait të tij, Hasanit, të cilit i’a la amanet dhe familjen. Dëshmitë e rralla të Beqir Xhepës duke filluar nga periudha kur ai e njoh për herë të parë Qemalin në vitin 1938, kur bashkë me të jatin, Ramazanin ndiqnin gjyqin e tij në një nga sallat e Bashkisë së Tiranës, pasi më parë ishte interesuar edhe për t’i gjetur avokat, si e ngarkoi atë Qemali me detyrën e korrierit personal të tij dhe porositë që i jepte, komunistët e tjerë që streoheshin tek shtëpia e tyre., si: Enveri, Vasil Shanto, Mustafa Gjinishi, Nako Spiro, Hasan Reçi, Kajo Karafili etj., raportet e Qemalit me Enverin, Nexhmijen, Bab Myslymin etj., misteri i vrasjes së Qemalit më 5 maj ’42 ku shqëruesi i tij, Vançi Bajrakatari, me pseudonimin “Hekuri”, u dërgua me “shërbim” më datën 4 maj, dhe përse Xan Xhepa të nesërmen shkoi te dyqani “Flora” dhe i tha Enverit: “Gjakun e Qemalit ta kërkoi ty”?!, e deri tek persekutimi i familjes Xhepa gjatë periudhës së regjimit komunist me burgje dhe internime, ku vetë Beqiri, edhe pse kishte qenë i internuar në Kampin nazist të Mat’hauzen-it, u dënua katër herë me burg, dhe përse ai nuk pranonte të dorzonte reliket, veshjet, dokumentet dhe revolverin e Qemalit?!

Nga Dashnor Kaloçi

“Miqësia jonë me familjen e Qemal Stafës, u shtua akoma dhe më tepër pas vitit 1935, kur pak kohë para vdekjes, babai i tij, kolonel Hasan Stafa, e la me amanet që baba jonë Xan Xhepa, të kujdesej për fëmijët e tij. Nisur nga kjo miqësi e madhe që ne kishim me atë familje, në 6 prillin e vitit 1939 kur pritej të zbarkonte Italia fashiste dhe u shpërthyen burgjet, Qemal Stafa i palgosur erdhi dhe u strehua në shtëpinë tonë Aty vinte vazhdimisht për ta mjekuar, daja i tij, Dr. Qemal Sejdini. Nga shtëpia jonë, Qemal Stafa u largua vetëm dhjetë ditë para se të vritej, pasi Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, i cili ishte shok i babës sonë, Xanit, i dërgoi fjalë atij me anë të Shefit të Policisë së Tiranës, Man Kukaleshit e dy oficerëve të tij, Xhelal Pezës e Gëzim Latifit, duke i thënë që ta largonte Qemalin nga shtëpia e ta niste për në Pezë, pasi shokët e tij e kishin spiunuar atë në Kuesturë dhe ai kërkohej me qiri. Pas kësaj baba mezi ia mushi menjen Qemalit, që të largohej nga shtëpia jonë dhe ai iku e u vendos në një bazë tjetër, tek shtëpia e L.D., ku dhe u rrethua e u vra më datën 5 maj 1942. Sapo mësoi për vrasjen e Qemalit, baba ynë Xani, shkoi në dyqanin “Flora” dhe i tha Enver Hoxhës: ‘Gjakun e Qemalit e kërkoj vetëm tek ty”.

Kështu e kujtonte një nga historitë më të përfolura që nga periudha e Luftës e deri në shëmbjen e regjimit komunist, por edhe më pas, Beqir Ramazan Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafës, i cili na rrëfente të gjithë misteret e asaj ngjarje të bujshme të ndodhur në 5 majin e largët të vitit 1942, ngjarje që tronditi jo vetëm komunistët shqiptarë, por dhe mbarë qytetin e Tiranës. Po kush është Beqir Xhepa, cila është e kaluara e tij, çfarë lidhjesh kishte ai me Qemal Stafën dhe çfarë detyrash iu ngarkuan në atë kohë kur ai shërbente si korrier i tij personal?

Përse prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, i kishte thënë Ramazan Xhepës, për Enver Hoxhën: “Ky është i yni”? Kush i’a shtyu Qemal Stafës udhëtimin e tij për në Vlorë me datat 4 e 5 maj të vitit 1942, dhe në çfarë rrethanash u rrethua dhe u vra Qemali në shtëpinë që beqir Minxhozi kishte marrë me qera? Përse shoqëruesi personal i Qemalit, Vançi Bajraktari, apo siç njihej ndryshe me pseudonimin “Hekuri”, më datën 4 maj u nis me “shërbim” për në qytetin e Shkodrës, cili ishte debati i ashpër që ai bëri me Enver Hoxhën në dyqanin “Flora” të nesërmen e vrasjes së Qemalit dhe përse që nga ajo ditë ai u tërhoq nga Lufta e nga Partia? Kush ishte Jani Kristo, personi që spiunonte Qemalin në Kuesturë dhe si e vrau atë me atentat, Kajo Karafili, pasi ia nxorri në vëndin e caktuar, Shefi i Policisë së Tiranës, Man Kukaleshi?

Përse në mbrëmjen e asaj dite që u vra Qemali, Ramazan Xhepa, shkoi në dyqanin “Flora” dhe i tha Enver Hoxhës: “Gjakun e Qemalit e kërkoj tek ty”? Si u shfajësua Enveri pas akuzave të Xan Xhepës e Vançi Bajraktarit dhe cilin nga komunistët akuzoi ai si spiunin e Qemal Stafës dhe si urdhëroi ekzekutimin e tij pas daljes nga burgu i Tiranës? Cilat ishin marrëdhëniet e familjes së Qemal Stafës me Enver Hoxhën pas Luftës dhe përse nëna e motrat e tija refuzuan ta prisnin Enver Hoxhën në shtëpinë e tyre me rastin e 5 majit? Si i eleminoi Enver Hoxha, duke i ekzekutuar të katër personat që e akuzuan atë për vrasjen e Qemalit dhe si i burgosi, internoi apo ekzekutoi edhe të gjithë ata persona që u rrethuan në shtëpinë ku u vra Qemali ditën e 5 majit 1942? Përse e masakroi Enver Hoxha të gjithë familjen e Xhepa-ve, duke i burgosur, torturuar dhe ekzekutuar e përse vetë Beqir Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafës i cili kishte vuajtur në kampin nazist të Mat’hauzen-it, u burgos katër herë duke vuajtur vite të tëra në burgjet dhe spitalet psiqiatrike të regjimit komunist, prej nga doli vetëm në vitin 1988?

Përse ngjarja e vrasjes së Qemal Stafës bashkë me atë të Këshilltarëve të Hekalit, ishin dy ngjarjet e vetme të periudhës së Luftës që regjimi komunist i vazhdoi hetimet deri në mesin e viteve ’70-të dhe kush ishin personat që u dënuan për to? Për të gjitha këto mistere dhe plot fakte të tjera rreth një prej historive më të përfolura që nga periudha e Luftës, na njeh dëshmia ekskluzive e Beqir Xhepës, i cili gjithashtu na vuri në dispozicion edhe shumë, letra, foto, dokumenta dhe sende personale të heroit të famshëm, Qemal Stafa (që po i publikojmë në këtë shkrim), ku ditëvdekja e të cilit u përdor nga regjimi komunist si dita simbol për përkujtimin e të gjithë dëshmorëve të Shqipërisë.

Zoti Beqir, cila është origjina e familjes suaj dhe ku keni banuar ju në qytetin e Tiranës?

Origjina e familjes sonë, Xhepa, është autoktone tiranase dhe të paktën që nga fundi i shekullit të XVIII, shtëpia jonë ka qenë diku prapa ish-kafe “Flora”, në mes Rrugës së Durrësit dhe asaj “Mine Peza”. Ajo ka qenë një shtëpi e vjetër tiranase një katëshe prej qerpiçi dhe familja jonë ka banuar aty që nga periudha e Monarkisë së Zogut, e më pas gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ajo shtëpi tani nuk ekziston më, pasi është prishur dhe aty janë ndërtuar pallate, siç është edhe ky apartament ku jetoj unë.

Cilat ishin lidhjet e familjes Xhepa me familjen e Qemal Stafës?

Lidhjet e familjes sonë me familjen e Qemal Stafës, e kanë zanafillën diku aty nga viti 1922, kur xhaja jonë, Bahri Xhepa, ishte ushtarë në qytetin e Shkodrës dhe shërbente si ordinancë e kapiten, Hasan Stafës, babait të Qemalit. Duke qenë se Hasan Stafa kishte krijuar një konsideratë mjaft të mirë për Bahriun, pas lirimit të tij nga ushtria, Hasani mor si ordinacë babën tonë, Ramazanin. Si xhajën ashtu dhe babën tonë, Hasan Stafa i konsideronte dhe i trajtonte jo si ordinanca, por njëlloj si të gjithë fëmijët e tij.

Vetëm kjo gjë u bë sebep që familja juaj të ruante një miqësi të gjatë me familjen e Hasan Stafës?

Jo vetëm kjo gjë, por miqësia e familjes sonë me familjen e Hasan Stafës, u shtua akoma dhe më tepër pas vitit 1935, kur pak kohë para vdekjes, Hasani e la me gojë që babai ynë, Xani, të kujdesej për familjen e tij. Në atë kohë që vdiq Hasan Stafa, i cili mbante gradën e Kolonelit dhe shërbente në detyrën e Kryetarit të Zyrës së Rekrutimit të Qarkut të Shkodrës, familja e babait tonë shkoi për të marrë pjesë në varrimin e tij dhe aty nëna e Qemalit, Tabja, (Sabria) i tha Xanit, që Hasani, ia kishte lënë amanet që të kujdesej për fëmijët e tij.

Çfarë bëri babai juaj pas kësaj?

Pas varrimit të Hasan Stafës, baba, Xani, shkoi përsëri në qytetin e Shkodrës dhe i tha nënës së Qemalit, se ai nuk kishte mundësi që të kujdesej për familjen e saj në atë qytet dhe për atë arsye kishte vendosur që t’i tërhiqte të gjithë në Tiranë. Atë vendim që kishte marrë baba, nëna e Qemalit e aprovoi dhe kështu ata erdhën familjarisht në Tiranë.

Kjo ishte arsyeja që familja e Qemal Stafës erdhi në Tiranë?

Po, vetëm për këtë arsye ata erdhën në Tiranë.

Ku u vendos familja e Qemal Stafës kur erdhi në Tiranë?

Duke qenë se shtëpia jonë ishte shumë e vogël dhe familja e Hasan Stafës përbëhej nga shumë frymë, baba, Xani, i sistemoi ata si fillim tek shtëpia e Hoç Këllezit (babait të Abdyl Këllezit, ish-zv / kryeministrit që u pushkatua më pas nga Enver Hoxha) të cilin baba e kishte mik të vjetër si tiranas autokton që ishin. Pasi qëndruan për disa kohë në atë shtëpi ku ishin shumë ngushtë, baba i hoqi prej aty dhe i rregulloi në një shtëpi tjetër në Rrugën e Kavajës, tek Llagamët. Edhe pas vendosjes në atë shtëpi, baba jonë, Xani, shkonte vazhdimisht dhe interesohej për ta, për çfardolloj problemi që të kishin.

Po ju, a e mbani mënd Qemalin në ato vite dhe kur e keni njohur atë për herë të parë?

Kur erdhën Stafa-jt në Tiranë, unë kam qenë rreth tetë vjeç dhe e kam parasysh Qemalin që ishte rreth shtatë-tetë vjeç më i madh se unë, por për ta fiksuar e pata fiksuar në vitin 1938, kur ai doli në gjyq si komunist bashkë me Vasil Shanton, Zef Malën e shumë të tjerë. Gjyqi ndaj tyre, në mos gaboj u zhvillua aty nga shtatori i vitit 1938 në Bashkinë e Tiranës dhe baba jonë, Xani, i gjeti Qemalit dy avokatë për të mbrojtur atë në gjyq.

Cilët ishin ata dy avokatë?

Dy avokatët që zgjodhi baba për Qemalin, me sa më kujtohet ishin Spiro Stringa dhe Vasil Dilo, por Qemali nuk pranoi të mbrohej me avokat dhe deshi të mbrohej vetë.

Babai juaj, Ramazani, a mori pjesë në ndonjë seancë të atij gjyqi?

Nuk e di, por mua më kujtohet se në një nga seancat e atij gjyqi, baba më kishte marrë edhe mua me vete dhe kur po dilte Qemali nga Bashkia për t’u futur në makinë i shoqëruar me xhandarë, ai ia bëri Xanit me dorë. Në atë moment, baba më tha mua se ai djali me syze që na bëri me dorë, ishte Qemali.

Po pas asaj kohe kur e patë përsëri Qemalin?

Qemal Stafën unë e pashë përsëri aty nga fundi i marsit i vitit 1939. Atë kohë ndërsa Qemali vuante dënimin në burgun e Beratit, atij i vdiq vëllai, Veliu, i cili ishte shtruar për t’u kuruar në një spital të Parisit. Me të marrë lajmin për vdekjen e tij, baba jonë, Xani, u interesua pranë Mbretit Zog, i cili vendosi që trupi i Veli Stafës të kthehej në Tiranë dhe shteti do t’i paguante gjysmën e shpenzimeve, ndërsa gjysmën tjetër do ta paguante familja e tij.

Si e rregulloi dot babai juaj që qeveria e Zogut t’i paguante familjes Stafa gjysëmën e shpenzimeve të varrimit të vëllait të Qemalit që ishte dënuar si komunist?

Qeveria e Zogut nuk i shikonte shumë ato gjëra, por baba ndërhyri pranë tij meqë ai kishte një miqësi të madhe me Mbretin, pasi gjyshja jonë që ishte një guzhiniere e njohur, thërritej vazhdimisht në Pallatin Mbretëror për të gatuar në ndonjë rast kur jepeshin dreka apo daraka. Por Zogu, jo vetëm që i pagoi gjysmën e shpenzimeve të sjelljes së trupit të Veliut në Shqipëri, por ai i dha leje Qemalit, i cili mori pjesë në varrimin e të vëllait dhe në pritjen e njerëzve për ngushëllime.

Po pas asaj dite kur e patët parë përsëri Qemalin?

Rreth një javë pas varrimit të Veli Stafës, ndodhi pushtimi fashist italian i Shqipërisë dhe më datën 6 prill 1939, Qemal Stafa erdhi përsëri në shtëpinë tonë. Atë ditë u shpërthye burgu i Tiranës, ku ndodhej Qemali pas transferimit nga burgu i Beratit me rastin e vdekjes së vëllait dhe gjatë ikjes së të burgosurve politikë, rojet e burgut kishin qëlluar me armë dhe Qemali kishte mbetur i plagosur prej tyre.

Sa kohë qëndroi Qemali aty në shtëpinë tuaj?

Pasi doli nga burgu i vjetër ashtu i plagosur, Qemali qëndroi për rreth dy muaj në shtëpinë tonë, por edhe pasi u shërua nga mjekimet që i bënte aty tek ne, daja e tij, Dr. Qemal Sejdini, ai vazhdoi të qëndronte përsëri në shtëpinë tonë. Qemali ishte njëlloj si djali i shtëpisë.

A mbani mënd ndonjë bisedë me Qemalin në atë kohë?

Në atë kohë ne dilnim në bahçen e shtëpisë dhe luanim e bisedonim me të. Tamam aty nga pranvera e vitit 1939, Qemali më thirri mua në oborr dhe më tha që të shkoja tek nëna e tij, Sabrija, apo Tabja siç i thërrisnim ne në atë kohë dhe t’i kërkoja asaj revolverin e babait, Hasan Stafës.

A shkuat ju për ta marrë revolverin dhe përse e donte Qemali atë?

Unë shkova menjëherë tek Tabja që asokohe banonte tek Llagamët në Rrugën e Kavajës dhe i thashë për porosinë që më kishte dhënë Qemali. Ajo në fillim nuk pranoi të ma jepte, revolverin, duke më thënë: “Nuk ta jap, ç’e do ai këtë, le të vij vetë po të dojë dhe ia tregoj unë atij. Ne i dhamë shkollë, kurse ai merret me të tilla gjëra”. Por pasi unë nuk lëviza që aty, ajo u detyrua dhe ma dha revolverin e Hasanit, i cili ishte me firmën e Mbretit Zog. Qemali e donte revolverin, pasi ai ishte komunist dhe donte të mbrohej prej atyre që e ndiqnin.

Gjatë asaj kohe që ishte Qemali aty, a vinin komunistë të tjerë për ta takuar atë?

Që nga prilli i vitit 1939 kur Qemali erdhi në shtëpinë tone, e deri në majin e vitit 1942, aty vinin për ta takuar atë shumë komunistë, si: Mustafa Gjinishi, Vasil Shanto, Gogo Nushi, Shyqëri Peza, Kajo Karafili, Enver Hoxha, Hasan Reçi etj. Gjatë atyre tre-katër vjetëve, shtëpia jonë u bë një nga bazat më të rëndësishme të Luftës”.

Po Nexhmije Xhunglini, a vinte aty tek baza juaj?

Jo Nexhmija nuk vinte asnjëherë aty në shtëpinë tonë, por i vëllai i saj, Fehmi Xhunglini, vinte vazhdimisht dhe strehoej aty.

Nga komunistët që vinin asokohe në shtëpinë tuaj, a kishit dijeni ju, apo më saktë a e kishit kuptuar se kush dukej të ishte më i rëndësishmi prej tyre?

Unë në atë kohë nuk mund të merrja pjesë në mbledhjet që bëheshin në shtëpinë tonë nga komunistët, po kështu as baba im, Xani, nuk merrte pjesë në mbledhjet e tyre. Ne vetëm sa kujedeseshim për ta, duke u përgatitur dhomën që bënin mbledhjet, ushqimin që hanin aty, si dhe ruanim jashtë shtëpisë në mënyrë që ata të mos diktoheshin. Por duke qenë se shtëpia jonë ishte për një kohë të gjatë një ndër bazat kryesore të komunistëve, nuk ishte e vështirë ta kuptoje se një nga personat me më të rëndësishëm që vinin tek ne, ishin Qemal Stafa me Mustafa Gjinishin. Qemali ishte i njohur si komunist që në vitin 1938 kur ishte dënuar me gjyq dhe ai e kishte pranuar botërisht para trupit gjykues se ishte komunist. Ajo gjë i kishte dhënë atij një famë dhe autoritet të padiskutueshëm ndër të gjithë komunistët e tjerë. Ndërsa Enver Hoxhën në atë kohë nuk e njihte njeri si komunist. Qemali me Gjinishin ishin dy më kryesorët dhe ajo dukej pasi ata jepnin urdhëra dhe porosi për gjithshka dhe çfarë thonin ata bëhej.

Po Enver Hoxha, çfarë autoriteti kishte në atë kohë ndër ata komunistë që vinin aty në shtëpinë tuaj?

Nga ata komunistë që streoheshin në shtëpinë tonë, Enveri si të thuash ishte ndër të fundit për nga rëndësia. Po t’i marrim një për një emrat e tyre, si Qemal Stafën, Vasil Shanton, Gogo Nushin, Mustafa Gjinishin, Hasan Reçin, apo dhe Kajo Karafilin, të gjithë këta pa dyshim, kishin një autoritet më të madh se Enver Hoxha. Madje deri aty nga pranvera e vitit 1942, Enveri ishte krejt i panjohur, madje atë nuk e njihte fare as Myslym Peza.

Kush e solli për herë të parë Enverin në shtëpinë tuaj dhe përse thoni që Enverin nuk e njihte as Myslym Peza?

Për herë të parë Enver Hoxhën në shtëpië tonë e pati sjellë Qemal Stafa dhe ajo ka ndodhur aty rreth pranverës së vitit 1942. Ndërsa për atë që Myslym Peza, nuk e pati njohur Enver Hoxhën fare deri në pranverën e vitit 1942, mua ma pati thënë vetë Myslym Peza.

Kur ua ka thënë Myslym Peza këtë gjë dhe në ç’rrethana?

Kjo gjë ka ndodhur diku aty nga fundi i pranverës së vitit 1942. Në atë kohë, Esat Dishnica i çoi fjalë babës tim, Xanit, që të shkonte për ta takuar atë në dyqanin “Flora”. Pas kësaj baba shkoi në dyqanin “Flora” dhe takoi Esatin i cili i tha se Enver Hoxha, donte t’i çonte një palë dylbi Myslym Pezës. Xani e mori përsipër që t’ja çonte dylbitë Myslymit dhe atë gjë ma ngarkoi mua. Unë i futa dylbitë në një çantë dhe u nisa e shkova në këmbë në fshatin Pezë e Vogël, ku rrinte Myslym Peza në atë kohë. Lymin e takova në një hije të madhe pemësh ku ai ishte duke pirë raki me meze, me disa nga njerizit e tij. Sapo më pa, ai m’u drejtua: “Ouu, çuni i Xanit, po ç’paske dalë mër babë”?! Pasi më takoi dhe më pyeti për Xanin e njerzit e tjerë të shtëpisë, unë i nxorra dylbitë nga çanta dhe i’a dhashë në dorë, duke i thënë se ato i’a kishte çuar Enver Hoxha. Ndërsa ai filloi t’i shihte dylbitë duke i rrotulluar mbarë e prapë, më tha: “Po kush është ky Enver Hoxha mër babë se nuk e njof”?! Unë i thashë se Enveri ishte ai burri që rrinte tek dyqani “Flora” me Esat Dishnicën. Por edhe pas atij shpjegimi që i dhashë unë, Myslymi nuk kujtohej se kush ishte Enver Hoxha dhe m’u përgjigj: “Vallai se njef baba atë, por këto dylbitë i paska të mira”, dhe i mori ato e i futi në çantën e tij.

Po Enver Hoxha në kujtimet e tij thotë se me Myslym Pezën është njohur që në korrikun e vitit 1939?

Nuk është e vërtetë ajo që ka shkruar Enver Hoxha në kujtimet e tij, sepse në atë kohë Myslymi ka qenë në emigracion në Jugosllavi dhe ai është kthyer në Shqipëri vetëm në dhjetorin e vitit 1939. Këtë gjë unë e di shumë mirë, sepse në atë kohë që u kthye nga Jugosllavia, Myslymi për herë të parë ka ardhur në shtëpinë tonë. Unë e mbaj mënd si tani atë ditë dhjetori të vitit 1939, sepse në atë kohë kishte filluar Lufta italo-greke dhe baba jonë na kishte nisë ne fëmijët tek një miku i tij në fshatrat e Tiranës. Kur u ktheva unë në shtëpi, pashë tek dera shumë opinga fshatarësh dhe kur pyeta se kush kishte ardhë, nëna më tha se ishte kthyer Myslym Peza nga Jugosllavia dhe aty në shtëpinë tonë kishin ardhur për ta pritur disa fshatarë pezakë që i kryesonte Dyl Çelmeta, miku i ngushtë i Myslymit.

Po vetë Qemali me çfarë detyrash të ngarkonte ty në atë kohë?

Që pas vitit 1941, Qemali më ngarkoi mua me detyrën e korrierit kryesor të tij. Ai më jepte vazhdimisht dhe më besonte mua çfardolloj porosie që të kishte. Ato porosi ai m’i jepte herë me letra dhe herë me gojë, për t’i çuar në baza të ndryshme si në dyqanin “Flora”, apo tek Shtëpia e Bretkosave, e cila ishte një bazë e rëndësishme e komunistëve që ndodhej diku aty ku sot është Agjensia Telegrafike Shqiptare. Ajo shtëpi ndodhej buzë Lumit të Lanës dhe nga që gjithë natën dëgjoheshin zhurmat e bretkosave, asaj shtëpie i mbeti “Shtëpia e Bretkosave”. Aq shumë më donte dhe më respektonte Qemali, saqë shpesh tek njerëz që nuk na njihnin, ai u thoshte se: ‘Beqiri është vëllai im i vogël’. Tre muaj para se të vritej, Qemali më dhuroi revolverin e tij bashkë me këtë fotografi që shikoni, ku nga pas ka shkruar: “Në shenjë kujtimi bashkë me rrevolverin Baretë, djaloshit më të vogël të rrevolucjonit dhe të Partisë dhe vëllaut tem të vogël, Beqirit. 10 mars 1942. Qemal Stafa”

Thatë më sipër se Qemal Stafa me Mustafa Gjinishin ishin ndër komunistët më kryesorë nga të gjithë ata që vinin e streoheshin aty në shtëpinë tuaj dhe çfarë thoshte Qemali bëhej. Si e shpjegoni këtë, a keni ndonjë fakt konkret…?

Ka shumë fakte që mund t’ju them rreth kësaj, por po ju jap vetëm një shembull. Në fundin e tetorit të vitit 1941, Enver Hoxha donte që mbledhja themeluese e Partisë Komuniste Shqiptare të bëhej në shtëpinë tonë, por Qemal Stafa me Gjinishin nuk ishin dakort dhe u bë ashtu si thanë ata.

Përse nuk deshi Qemali që të bëhej aty ajo mbledhje?

Qemali nuk pranoi, sepse shtëpia jonë ndodhej fare pranë ndërtesës së Xhandarmërisë, e cila ishte në Rrugën e Durrësit atje ku ka qenë Gjykata e Tiranës dhe sot janë zyrat e avokatëve. Nga ajo mbledhje që do të bëhej aty, shtëpia jonë edhe mund të binte në sy të spiunëve dhe mund të dekonspirohej si bazë, prandaj nuk deshi Qemali. Ai donte ta ruante shtëpinë tonë si një bazë kryesore të komunistëve.

39 komente në “Dëshmia e korrierit: Qemalin e mbajtëm tre vjet në shtëpi, ia lanë amanet babës tim. Më 6 maj ’42 ai i tha Enverit, ‘gjakun e atij djali ta kërkoj ty’”

  1. Tomas Willson says:

    Ah more Dash pa brire.. nuk te lerkon historia e sajuar me emrat e personave te vendur ne kete trillim…Kajo Karafili ne kohen qe rrefen ky idioiti ishte shkrepave…nuk kishte lidhje fare me mledhjet qe benin njesitet guerrile… Per te mos folur pastaj qe si mund te femije 8 vjeç atehere te ishte kudo I pranishem…..e perseris vetem 8 vjeç….po s’ke Pune e luan deren o I zi…..leri historite e luftes se nuk I sistemon dot ti….po rremo ndonje gje qe ke vjedhur nga arkivi I shtetit e mos u ngaterro me historite e luftes…Paçavure

    1. VFLP says:

      VDEKJE FASHIZMIT
      LIRI POPULLIT
      HURIN ME GUNGA GATI PER FUNDERRINAT, PINJOLLET E KOLABORACIONISTEVE TE FASHIZMIT!!!

  2. erien says:

    deshmia e korrierit, mero baze ka qen kelyshi I enver hoxhes, u be kelyshi i sali berishes, dhe ne fund u be pjatalaresi edi rames, si ta shpjegojme kete?

  3. Brezi i djegur says:

    Enver Hoxha ishte dhe mbetet themeluesi I PKSH, dhe kjo u be mbas takimit personal qe Enver Hoxha pati me Stalinin (ishte vetem 20 vjec kur e takoi) dhe per arsyen qe ishte kreu I njesitit guerril te Korces, njesit ky qe ishte me aktivi. Kujtojme qe PKSH u themelua ne 8 nentor 1941. Deri atehere komunistet dhe grupet guerrile vepronin sipas qejfit. Mos e shtremberoni historine, PKSH e themeloi dhe e drejtoi E. HOXHA sepse ishte I vetmi qe kishte aftesine dhe normalisht bekimin e vete Stalinin. Mos u lodhni kot se nuk mbulohet dielli me shoshe.

    1. Fernando says:

      O Brezi i djegur!
      Ku e gjete ti,qe Enver Hoxha eshte takuar me Stalinin ne vitin 1941?
      Sipas teje i bie,qe Stalini la pergatitjet per te perballuar Gjermanine naziste dhe qenka marre me Enverin djalosh,qe nuk e njihnin as ne Shqiperi!
      Kaq mashtruese eshte kjo,sa ne veprat me kujtime te vete Enverit nuk ka fare per nje gje te tille!
      Pirdh o brezi i djegur!

      1. Brezi i djegur says:

        Qe Enveri eshte takuar me Stalinin ska pike dyshimi, meso historine pastaj flit. Une thashe qe eshte takuar dhe jo qe eshte takuar ne vitin 41. Dhe qe ta dish o historian gati te gjitha Partite komuniste jane krijuar me bekimin e Stalinit.. Pordha si puna jote bejne vetem zhurme or taj se per gje tjeter nuk hyne ne pune.

        1. Moisi Golemi says:

          O Brezi. Të qenka djegur truri fare. Na thuaj çfarë merr, që mos ta marrim ne të tjerët.

    2. Oketo says:

      Enveri nuk ka qene asnjehere komunist!
      Eshte thirrur nga Koço Tashko për të marr pjesë në grupin e Korçës meqenëse ishte mysliman! Në formimin e Partisë ishte sekretar i mbledhjes dhe jo i Partisë.
      Për të kuptuar më mirë figurën e këtij krimineli gjakatar shikoni reklamën e United colors of Beneton – anijet tona të mbushura me njerëzit kapicë dhe ata që hypnin me litare në anije nga moli i Durrësit!!!

      1. uhahahaaaaaa says:

        Se ke pjerdhur nga trute zotrote, nuk do te thote se pjerdhja jote eshte eremire. Kuptove o derdimen ? ? ?

  4. Tironci says:

    Ato qe shkruhen ketu jane te verteta o Thomas Willson, Enveri ka shkuar ne peze vetem pasi shkuan italianet per ta arrestuar ne dyqanin flora, dhe shpetoi se e ka ndihmuar dhe strehuar dikush tjeter qe nuk dua me ja permendur emrin. Dhe atje ku u strehua, pra ajo familje e dergoi ne peze ke myslymi.
    Kur u clirua shqiperia , enveri e vrau, e dergoi burgjeve ate familje vetem me zhduk gjurmet se kush e kishte ndihmuar. Enveri ka qene plehra me e ndyre e popullit shqiptar.
    O willson, para se me komentu eshte me mire me pyt tironcit e vjeter se dine shume gjona qe si keni degju apo lexu kurre. Po te dalin te vertetat, historia e shqiperise duhet me u shkruajt edhe nji here nga e para. Jo po Ismail qemali ngriti flamurin ne vlore, prandaj erdhi gjithe jugu e zaptoi shqiperine e mesme. rrena me bisht or cun, ate kontarten e fshehte me grekun me i fal camerin e te gjithe tokat tona ne jug, perse nuk e nxjerrin, apo si interesonte enverit se donte me cdo kusht qe leberit ti binin gjoksit dhe te vinin ne shqiperi te mesme e te benin masakra duke vjedh e plackit.
    Eh sa padrejtesi jane bo e po bohen. Te gjitha po i vuan shqiperia e mesme.

    1. Yyyyyyyyy says:

      Me torrollake si puna jote dhe me halabake si Karloci edhe Skenderbeut ka qene kriminel dhe Hamzai hero ?

      1. Tironci says:

        Ti o Y si ylber besoj se e di se cfare do me thone kjo fjale. A me mu e ke ?.
        Po e pate me mu degjo ketu o injorant. Une rrjedh nga ajo familje qe kur gjysherit e tu shkonin mbrapa lopes si lopcare, te mite studionin neper bote, dhe i kane dhene Shqiperise aq sa ti dhe familja jote kurre nuk do arrini ti jepni as 1%. Sa per mua, kam shkuar neper ato shkolla neper bote qe ti o katunar si ke degju as emrin ne jeten tende mofibe.
        Mos repliko kur e ke trurin te pa zhvilluar, por shko e lexo, kerko dijen dhe te verteten qe te behesh njeri, dhe kur te behesh njeri, te jesh i sigurte se nuk do shkruash me ketu duke share te tjeret.

        1. Yyyyyyyyy says:

          Ti mor katunar injorant dhe analfabet, duhet te jesh ai Eliot Elmaz katunari qe la makinat ne Paris. Semundja juaj mendore eshte tashme e njohur. Budallenj si puna jote jane argetim i madh per publikun ?
          Merci merci

    2. XheJ eN Bi says:

      Titonci….
      Sa të vërteta janë ato që shkruhen këtu.? M.Peza thotë Beqiti u kthye nga Jugosllavia në 1939- ën kur filloi lufta Italo- Greke.As ti ,as Beqiri e as Kaloçi që hiqet si historian nuk e dini që lufta filloi një vit më vonëy më 28 Tetor 1940- ën.E si janë të vërteta ?
      Ka të drejtë Thomas Willson që thotë se si ka mundësi një fëmijë 8 vjeç të mund të kuptojë se kush ishte më i rënfësishëm nga ata që vinin në shtëpi !!!!
      Në atë moshë mban mënd ngjarje të ndodhura para tij ,po jo të vletësojë njerzit !!!
      Prandaj Tironc edhe ti ja fut kotë si i thotë populli : ja fut si kau pelës….

  5. shqip says:

    Të bjerë njeriu kaq poshtë ? Edhe pse nganjëherë përpiqemi të arsyetojmë ndryshe, jo, është e pa mundur. S’të lë Kaloçi . Këto shkrime vetëm sa përforcojnë bindjen që Enveri paska bere mire me këtë pis milet. Me një fjalë që të njihej që ai ishte i rëndësishëm, duhej që sa herë takonte ndonjë femi apo katunar Tirone, ti thoshte që unë jam EH. Estrade ! Moni me Qazimin paska nimu komunistet. Kurse mbreti malok , sipas femise 7 vjeç, nuk i vete re kto gjojna. Ore këta e dinë historinë paçe pilaf . Dhe më e bukura që xha Xoni i paska shku Enverit, dhe i ka kerku gjakun e Qemolit. Hopa! Ja ku e rregulloi punët Beqiri. Nga nondhita morì ato dëshmitë e të persekutimit. I futi i dor lekë, boni ene i pallat . Masanej filloi me rregullu biografinë. Na doli korrieri gueril. Dhe me qe Saliu, jo më fal, Nishani ( presidhjeri), i ka qejf kto dekoratat, them se nuk e ka harru edhe kët figurën. Ja ku mori ene shtesë pensiini si veteran. Shtet skandal, me media skandal. Këta e kanë ngrënë turpin me korona virus.

  6. syri shqiponjes says:

    Pallavra. Qemali ka vdekur ne 5 Maj 1942 dhe ky thote qe me ka dhuruar revolverin ne 10 Mars 1943???!!! Na bete per te vjelle me keto fallsifikime qe i beni historise

  7. Terrori i kuq vazhdon edhe sot says:

    Per terrorin e kuq ishte dhe eshte normale vrasja me trsthti apo ndryshe e te tyrve per ti zene vendin njeri tjetrit.

    1. u dhime duke qare says:

      E vrane fashistet Qemalin o kokgdhe ?

      1. Terrori i kuq vazhdon edhe sot says:

        E trathzuan te vetet o trongull.

        1. u dhime duke qare says:

          E tradhetuan spiunet e fashizmit, o cope mishi pa sy ?

  8. max says:

    E moj TEMA,TEMA,po ky kolaci si shume m… po hane kendej.

  9. Ladi says:

    Sa trash i trillon more sharlatane,posi ka mundesi qe Qemali i ka falur pistoleten ketij trurrjedhurit ne 10 mars 1943 kur ai kishte 10 muaj qe ishte vrare qe ishte vrare.Qemali ishte vrare ne 5 maj 1942.

  10. SHQIPE-E ZHGENJYER says:

    NE TE Vertet ,ka dicka qe nuk shkon..nga Histografia e Regjimit Komunist nuk na u tha ASNJEHERE se Qemal Stafa, ka pasur “Shoqerues”; DO TE THOJA Roje Personale, dhe ky i Fundit na “Dergohet” me Sherbim ne Shkoder me 4-ter Maje, si dhe Qemal Stafa RRETHOHET me 5-Maje te Shtepia e marre me Qira????????????SIKUR se Kujtone Zeqi Agolli,nje nga te Rinjte e asaj kohe,si dhe Strehues i Enver Hoxhes:Qemal Stafa, nuk ishte Vetem ne ate Baze,,ishte edhe e Fejuara e tije, si dhe Kristo Themelko, gjithesej Beheshin 5.se Vete…Qemali Urdheroj te tjeret te dilnin nga Mbrapa Shtepise, permese Kopeshtit,dhe Qemali u Mbronte Shpinen me Zjarre, dhe Qemali doli nga Shtepia, por duket u Plagose Rende, dhe u Gjete i Vdekur pas nje Dite afer nje Perroj…PRA NUK U GJENDE NGA Karabinieret…dhe te gjithe ata qe Rrethuan Shtepine ishin Karabinier Shqipetare..thote Agolli…
    Tani qe ti Thote Man Kukaleshi,Mikut te Qemalit:largo Qemalin nga Baza, se do ta Arrestojne??Pra Man Kukaleshi ishte edhe Komandanti i Kuestures me sa dime…apo edhe Prefekti Qazim Mulleti, i thote @xANIT..per Enverin “Ky eshte i yni”..ka shume Mundesi qe Enver Hoxha, te luante me Dy-Porta.. pra Kuptohet qe Donte me Italjanet ta kishte mire…
    1-Tani Qemali u Tradhetua??Apo u Vra, ne Terheqje e Siper??Kjo eshte Enigme…ne se themi se e “Tradhetoj” Enver Hoxha,pse??Kur dihet se Qemali nuk ishte vetem, por vete i 5-s.te??Prape se prape dicka nuk shkon??Apo Qemali, u SPIUNUA nga Jani Kristo..per here te pare kemi nje Emer..qe hedhe Hije drejte Erresires…mbase edhe po..Spiuni, ra ne Gjurme te bazes..dhe Lajmeroj Kuesturen…dihet se Spiunet ne ate kohe SHPERBLEHESHIN mire…
    2-“Cuditerishte”..Enver Hoxha nuk u RRETHUA nga Karabiniert Italjane, kur keta shkuan te Dyqani Flora,per ta Arrestuar…Biles Enver Hoxha Tregon:Erdhen 3-e Karabinier paer ta Arrestuar dhe i thane:Duam Enver Hoxhen, kush eshte??Dhe Enveri Vete u thote, dale te ta Therras:::Enver..Enver..dhe hyne ne Brendesi te Dyqynit, dhe nga Dera nga Mbrapa del me Vrape dhe merre Rrugicat…per tu Shpetuar Karabiniereve,dhe qe nga ajo Kohe doli ne Ilegalitet…Dyqyni qe Punonte Enver Hoxha ishte i Ibrahim Bicakut ne mos Gaboj,qe kishte Monopolin e Tregetise se Duhanit ne Shqiperi,dhe Ibrahim Bicaku e kishte Strehuar Enver Hoxhen,dhe ky i fundit e “Dekoroj” pas Lufte me Burge, dhe pastaj e coje te Pastrues ne Komunalen e Tiranes, ku pastronte Halete aty te “Ushtari i Panjohur” ne Tirane…
    3-Mbase Luftes me 1944-tren U Krijua NJE kOMISJON I POSACEM, per Hetimin e Vrasjeve si te Maragarita dhe Kristaq Tutulanit, nga Berati,si dhe te Qemal Stafes, Hetimet i Udhehoqi Koci Xoxe…AKOMA kane Mbetur ne Hije..pse keto Hetime nuk sollen Rezultate,kur dihet se Kuestori i Tiranes u ARRESTUA nga Komunistet dhe nuk mundi te Arratisej, akoma edhe Kuestori i Beratit u Arrestua..Kur se Zevendes Kuestori i Beratit u Arratis, dhe u Hodhe si Diversante ne Shqiperi, pasi u Kape..merret ne Pyetje nga Mehmet Shehu i cili Udhehiqte Luften kunder Diversanteve me 1953-shin..DHE zv.Kuestori i Bertatit i Thote:Kuestura e dinte te Gjithe Rrjetin Komuniste te Bertatit ,sepse kishin midis Komuniteve nje nga Shkodra si Informant!!!!!!!!!!!!!!Behej Fjale per Ramiz Aline, qe na Shkoj si i “Deleguar” nga Partia,dhe mbas shkuarjes se tije..na Arrestohen Margarita dhe Kristaqi, si dhe Vriten….Mehmet Shehu, duket se Mendoj se kjo ishte nje Loje e Agjentures se huaj PER TE “PERCARE” Udheheqjen e Partise…por duket se kjo do ti Hante Koken me Vone..Gjarperi Ramiz Alia…i kishte Rrenjet e thella, dhe Duart e Lyera me Gjaake..
    RESPEKT PER ATA QE LUFTUAN KUNDER NAZI-FASHISTEVE….dhe Lavdi Heronjeve dhe Deshmoreve te Luftes…i PAHARRUAR KUJTIMI I QEMAL STAFES..lol

    1. Golemi says:

      Ti dhe ky Dashnor mjerani duhet te mesoni se si shkruhet shqip. Se na e shpifet

  11. drita says:

    Lavdi vepres heroike te “Heroit te popullit” Qemal Stafa .Sot me 5 Maj vume kurore me lule te vorri i tij tek vorrezat e deshmoreve te qytetit te tij te lindjes Elbasan. Qemali do te mbetet simboli i luftes kunder fashizmit.Ai u vra nga fashistet italiane e bashkepunuesit e tyre .Idete e jeta e tij si intelektual, qytetar e atdhetar nuk do te vdesin kurre.
    Egoistet, antishqiptaret , llapaqenet e rrenacaket nuk do te mundin kurre te erresojne vepren e tij Mirenjohje perjete gjakut te Qemal Stafes.Qeveria te ringreje shtepine muze te tij ne Elbasan si dhe monumentin per lavdine e perjetshme te Qemalit, sepse i ben ndere historise se kombit tone ne breza e jo te heqe emrin e shkolles se tij apo te nderoje tradhetare kuislinge

  12. Mandravellua says:

    Nje here thoni qe Enveri ishte fundi i kavallit, kur u krijua Partia u bente kafet delegateve,
    Tani na del qe Enveri urdheroka cdo gje ne Parti (edhe rojen e Qemalit).
    Nga njera ane Enveri eshte armiku kryesor i fashisteve si kryetar i PKSH, nga ana tjeter punonte per fashistet dule spiunuar Qemalin me shoke.
    Kto prralla idiote, as vajza ine 6 vjecare nuk i beson.
    Sa me shume kohe kalon, aq me shume bindem qe eshte figura me e shquar qe ka nxjerre histoira shqiptare

  13. Klimax says:

    Ke shume te drejte! Lufta NCL do te ngelet ndoshta akti me heroik ne historine e ketij populli qe prej epokes se Gjergj Kastriotit. Ishte kjo lufte qe e renditi Shqiperine ne krahun e aleances anti-fashiste te udhehequr nga SHBA-ja, Britania e BS-ja.
    Nuk ishte kjo lufte qe percaktoi fatin e Shqiperise te mbas clirimit, por bashkepunimi i forcave kuislinge me nazifashizmin dhe disfata e tyre e pashmangshme. Ky bashkepunim ishte nje vazhdimesi e historise se turpshme te “ajkes” shqiptare qe nga periudha e sundimit otoman duke i zhdukur ketij populli edhe identitetin e tij duke ngelur si delja e zeze e Ballkanit.

  14. beni says:

    Ne Regiment e atyre qe e perjetuan ATE kohe,thone se qemalin e spiunoj vet Enver Hoxha!

    1. u dhime duke qesh says:

      Edhe ti me siguri e ke perjetuar ate kohe, se ju grekomanet levizni ne kohe dhe hapesire, jeni jashtetokesore ? ? ? ? ?

  15. urani historiani says:

    Ky plaku xhepes shkoi ne 6 maj 1942 ke “Flora” dhe takoi Enver Hoxhen.

    O kaloq te kalerofte gjithe Kina!

    Po nuk ishin te gjithe ne ilegalitet mo kaloq? Po Si Punonte akoma Enveri ke Flora Kur me te pakten qe nga 8 Nendori 1941mbasi U themelua PKSH,

    degjon kaloq

    1941 1941 1941

    Enveri ishte hedhur ne ilegalitet si gjithe ata te pjesemerrasit e tjere te asaj mbledhje shume te rendesishme per fate e Atdheut.

    Ilegalitet, se fashistet i kishin denuar me vdekje dhe raca jote spiune e tradhetare i shiste e spiunonte per dy grosh.

    AS te genjesh sje i afte mo kokgdhe injorant. Ke gjet ca debila Si puna e ketij xhepa qe thote: jo Enveri e ka shkrujt gabim e di une me mire.

    Ai plaku xon xhepa paska qene ilegal qe e ka taku Enverin apo ku e gjeti qe i kerkoi llogari per gjakun e Qemalit te vrare nje dite perpara pra me 6 Maj 1942.

    1942
    1942

    kaloq shko Bej nje kontroll scaneri se ke tumor ne koke.

  16. J says:

    Sido qe te kete qene e verteta Q.Stafa ka ngelur ne kujtesen e njerzve si njeri I progresit,indershem,i zgjuar etj cilesi pozitive…si dhe me keqardhjen se ky simbol I historise se luftes u tradhetua nga shoket.Ne se do rishkruhej historia ,piknisje drejt se vertetes mund te jete miqesia me komunistet sllave.Thua te jete kjo arsyja e zhdukjes se intelektualeve patriot apo eshte vetem nje trillim?Kujt ju premuta pushteti i ardhshem ?etjetj.Per hir te se vertetes dhe per te ruajtur pushtetin e tij absolut Hoxha mbas sh.perpjekjesh dhe Aventurash , arriti te shkeputet komplet nga Jugosllavia duke ju falur fshehur atyre gjysem tjeter,Kosoven..

    1. Moisi Golemi says:

      Jo, nuk fali Kosovën, por fali vërrën që të ka pjellë ty.

    2. i cudituri says:

      Kosova ju dha Serbise ne 1913, kur Enveri ishte 5 vjec!
      Nderkohe qe edhe sot qe Enveri ka 35 vjet qe ka vdekur, Kosova nuk eshte pjese e Shqiperise!
      Nje njeri normal e kupton qe fati i Kosoves nuk ka lidhje fare me Enverin!

  17. kaloshi says:

    Ky 8 vjecari na ben historine e heroit Q.Stafa?
    Kalosh ngele i paftyre dhe idiot.
    Tek fotografia,shkrimi mbrapa nuk eshte i Qemalit??? Absolute kjo.
    Qemali vdiq duke luftuar kunder fashistave italiane dhe spiuneve shqiptar.
    Lavdi te perjetshme ketij gjeniu -Qemal Stafa.

  18. shijakasi says:

    ne ralle te pare kerkoj redaksise qe ti vizualizoje mendimet mija

  19. Terrori i kuq vazhdon edhe sot says:

    Qemalin e trsthetoj Ver Llapa.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Ver Llapa paska terrorizu tet’eme ? ? ?

  20. andi says:

    Mos harroni qe Qemali ishte komunist I vendosur, mos e idealizoni shume, pas clirimit do te bente po ato gjera qe bene komunistet,

  21. Moisi Golemi says:

    Ça pret nga dëshmia e një plaku të dhier që mban syze femrash?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje