Operacioni Forca e Ligjit ka rifilluar punën, duke sekuestruar ditën e djeshme 1.2 milion litra naftë në Durrës.
Në një deklaratë për media, OFL njofton se ka sekuestruar naftën dhe një magazinë doganore në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës dhe E. SH, pasi në 13 shkurt 2019 i është revokuar licensa nga autoritetet kompetente.
Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.
Njoftimi i Policisë:
OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.
Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.
Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.
Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë.
OFL do informojë publikun në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre. (TemA)
Bravo! Ju lumte! Sekuestrojini edhe oarate e bera nga ky biznes i ndertuar ne pushtllek dhe para krimi. Sekuestrojani te gjitha se ky kriminel as breke nuk ka pasur.
Ketij i rruajne bythen o Beni. Ky eshte dora e djathte e Gjushit, mikut te Rames.
Dmth, vazhdoi mbi nje vit pa e care bythen…
Tani as nuk e kane arrestuar. Sepse nuk ka vjedhur 50 mije leke. Ka vjedhur 50 milion. Me 50 mije denohesh. Me 50 milion….
Shkoni te politikanet ju te OFL ne PARLAMENT te PRESIDENTI,GJYKATESIT,PROKURORET,AVOKATET etj etj harrova Sali vdekjen.. keta jane disa miliardare qe komandojne monopolin Shqiptare dhe krimin e organizuar dhe jo karburant me fatura qe s’eshte ne emer te Lulit.
Mos i paska heq syzet? do kenë dalë jashtë mode?
Gjynah i shkreti i ka bere pasurite duke punuar murator te bashkia e Gjushit mikut te ngushte te Rames.
MIRE KETE E MOREM VESH DHE MIRE JA KENI BERE POR ÇFARE ESHTE BERE ME PRONAT E ATYRE TE TJEREVE QE KENI LAJMERUAR SE JA KENI BLLOKUAR DHE JA KENI PERCJELLE PROKURORISE SPECIALE…
Bojini nder nanjo tjetri qe shet nafte.Si duket ai tjetri paska perkrahje ma te fort te mafia politike.Per kete e boni se po te ishte ndryshe ja sekuestroshit dhe ato pallate dhe mijra hektar toke qe ky bosi i ka ne qerret.Po ju po nihmoni nonji bos ma te fort se ky per menimin tem.
? keta tallin tamam bythen me ne!
Me keqardhje Rama po pranon se nuk qeveris dot ndryshe pervev se duke m eshtetur e duke goditur kete kategori. Sikur nuk ka pune tjeter per te bere.
Turpi mo i madh lerohet nga burgu me kusht dhe vjedh milioni PA ju tremn syri eshte pasuris e vet Duke vrare bije nenash