Rëfimi i Klevis Allës, një prej autorëve që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia dhe në vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë, ka hapur dosjet e pazbardhura, për ngjarjet kriminale dhe atentatet e kryera në Elbasan.
Gazetari Elton Qyno ka publikuar një shkrim me fijet që lidhin të gjitha atentatet, pas të cilëve dyshohet se qëndron grupi i njohur si “Sakati”, bazuar në nofkën e liderit që e udhëheq atë. Qyno shkruan se Alla ka zbrazur të gjitha informacionet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij në shumë ngjarje kriminale, dhe nuk bëhet fjalë vetëm, për Altin Ndocin.
Pas rrëfimit të 22-vjeçarit, dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në katër qarqe, Tirana, Durrësi dhe Elbasani, por edhe nga Vlora. Duke u bazuar edhe në rrëfimin e Allës, është kuptuar se grupi, ku Alla bënte pjesë së bashku me të arrestuarin tjetër Altin Ndoci, ishin pjesë e një skuadre qitësish me pagesë, ku herë pas herë kryenin dhe grabitje.
Altin Ndoci, është një personazh i skeduar për vjedhje dhe dyshohet duke u verifikuar tashmë për një tentativë grabitje në Fier, ku një nga autorët mbeti i vrarë nga policia, ndërsa një tjetër i plagosur.
Tashmë Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit, po verifikojnë me imtësi dosjet hetimore të disa atentateve të pazbardhura në zonën e Elbasanit. Bëhet fjalë për tre atentate, ku dyshohet se kanë lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale.
Pas këtyre vrasjeve dyshohet se qëndron hija e një grupi kriminal, tepër të sofistikuar që vepron në këtë zonë, dhe që njihet ndryshe si grupi i “Sakatit”.
Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se qëndrojnë dhe pas armatimit të rëndë, që u gjend në ambientet e karburantit në pronësi të biznesmenit, Ilir Beko në Papër.
Atentatet pas të cilave qëndron ‘Sakati’
Ekzekutimit i Andi Zylyfit, kushëririt të bosit të drogës, Endrit Alibej
Andi Zylyfi, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi për të festuar festat e fundivitit me familjarët e tij u qëllua me 27 plumba teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, në orën 19:15, mbrëmjen e 13 dhjetorit.
Plumbat kapën gjithashtu edhe Ardit Uruçin, shokun e Zylyfit, që ishte me këtë të fundit në momentin e atentatit, por 23-vjeçari shpëtoi paq. Viktima është djali i hallës së Endrit Alibeaj, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminuan edhe kushëriri i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.
Atentati ndaj vëllezërve Baho, u prenë rrugën teksa iknin në shtëpi
Hija e grupit të “Sakatit” dyshohet se qëndron dhe pas atentatit të bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vdekur mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Aldo Baho, u plagos rëndë.
Kjo ngjarje ndodhi teksa dy vëllezërit po udhëtonin për në shtëpi me automjetin e tyre tip “Audi” me targa AA 333UZ. Ata u qëlluan me breshëri automatiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan.
Ekzekutimi i bossit të drogës
Endrit Alibeaj, bosi të drogës, u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Bashkë me të u eliminuan edhe kushëriri i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.
Çfarë dihet për grupin “Sakati”
Grupi i “Sakatit” drejtohet nga tre vëllezër, ku njëri prej tyre është invalid dhe thirret me nofkën “Sakati”. “Sakati” ndodhet në burg në Itali për akuzën e trafikut të drogës, por anëtarët e tjerë që qëndrojnë në Peqin, Belgjikë, Holandë dhe Itali, veprojnë pa u penguar nga askush, nën rregullat dhe urdhrat e dy vëllezërve të tjerë, që ndodhen jashtë.
Nuk e kuptoj. Si mundet dosjet e policise qe mund te quhen sekrete deri ne kohen qe behet gjyqi te pakten, te dalin ne gazete???