Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca është renditur kundër vendimit të opozitës për të mos mbledhur më Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Soreca shkruan se rifillimi i punës në nivel ndërpartiak është është thelbësor pavarësisht kushteve të vështira.
Më tej Soreca thekson se thelbësore mbetet edhe mbështetja e Reformës nga të gjithë aktorët politikë më të lartë të Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet për hapjen e negociatave.
“Thelbësore që Këshilli Politik t’i rikthehet punës për Reformën Zgjedhore, pavarësisht vështirësive të koronavirusit.
Thelbësore që reforma të mbështetet nga gjithë aktorët politikë në interes të shqiptarëve, me qëllim që të mblidhen sa më shpejt të jetë e mundur për të plotësuar kushtin e vendosur nga Bashkimi Europian”, shkruan Soreca.