S'ka asnjë deputet në Kuvend, habit Lulzim Basha: Nëse pranohen propozimet e PD, e votojmë që nesër Reformën Zgjedhore!

6 Maj 2020, 18:15Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ftesën e kryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri që opozita të marrë pjesë në këto tryeza, theksoi se janë gatita votojnë që nesër, por me një kusht.

Ai theksoi se opozita i ka parashtruar kërkesat e saj.

“Dua të mbani vëmendjen tek problemi i madh, pandemia ekonomike. Të tjerat janë gënjeshtra. Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. 

Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Ia kemi çuar propozimet tona. Kemi gati dhe propozime të tjera. 

Qeveria s’ka perse pret javën që vjen. Ne jemi gati të vazhdojmë me tryezën dhe të votojmë reformën që nesër. 

Që t’ju japim qytetarëve një qeveri legjitime dhe që të kujdeset për fatin e tyre, për ekonominë që po bie në gropë.”, tha Basha.

Nje deklarate pertej permasave te habise kjo e Lulzim Bashes per gatishmerine  tij per te votuar qe neser reformen zgjedhore nese merren parasysh propozimet e PD. 

Demokratet i kane djegur mandatet dhe nuk kane asnje deputet ne Kuvend, me çfare do ta votoje Basha reformen. Ose ka hequr titullin “tradhetar” per deputetet qe moren  mandatin nga lista, dhe jane aktualisht ne Kuvend si opozite e re.

5 komente në “S’ka asnjë deputet në Kuvend, habit Lulzim Basha: Nëse pranohen propozimet e PD, e votojmë që nesër Reformën Zgjedhore!”

  1. a says:

    o R K cte te them mjere ata qe besojne tek ty.

  2. kasemi says:

    Kush e kerkon voten tende more debil, kujt i duhet ajo vote?

  3. Prind says:

    E bukur kjo!

  4. ? says:

    Mire ishte ta bente nje vizit
    virusi ka lene gjurme tek ky rrotkarist

  5. Nard Ndoka pompisti says:

    Deliri i madheshtise shkakton marrezira pa fund …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje