Nga Entela Resuli
Iv Mici këto kohë nuk ka ndenjur duarkryq. Duke patur parasysh që është një njeri që studion mbi teknologjinë dhe se si ajo mund të përdoret në të mirë të njerëzimit. Këtë herë ai ka menduar të sjell një lehtësi duke e përshtatur edhe me situatën që po kalojmë për shkak të virusit Covid-19.
Mici, ka përfunduar studimet në degën e inxhinierisë multimediale në Athinë dhe që nga ai moment është angazhuar privatisht duke ju bashkuar kompanisë të themeluar nga babai i tij që në vitin 2007.
Kompania “A&GI” shpk kryesisht 10 vitet e fundit është e fokusuar në gjetjet e zgjidhjeve inteligjente, aplikimin e sistemeve teknologjike të cilat lidhen me inteligjencën e godinave si ambiente rezidenciale, tregtare ose Institucione Publike.
“Konkretisht ne bëjmë të mundur instalimin e pajisjeve inovative nëpërmjet të cilave shndërrojmë çdo ambient në SMART, që dmth mund të aksesojmë nga celulari jonë, kompjuteri apo tableta të gjitha pajisjet elektrike dhe elektronike dhe t’i programojmë të funksionojnë në mënyrë efiçente dhe sipas nevojave tona duke kursyer në këtë mënyrë energji elektrike dhe duke e bërë ambientin tonë të punës ose të jetesës ideal“- tregon Iv Mici për Dita.
Por këto ditë, inxhinier Ivi është duke instaluar një aparaturë e cila mat temperaturën e njeriut. Nuk ke nevojë të ndalosh, mjafton të kalosh krah saj dhe ajo evidenton ekzaktësisht se sa është temperatura jote.
Nëse këto ditë jeni duke kaluar në hyrjen e ndonjë institucioni dhe krah derës hyrëse shihni një objekt që i ngjan semaforit, atëherë temperatura juaj sapo është matur! Hidhini një sy për ta parë nëse jeni sëmurë apo jo!
-Iv, si ka qenë për ju kjo periudhë?
Këtë periudhë e kemi shfrytëzuar kryesisht për t’u përshtatur me kërkesat e reja të tregut që për shkak të situatës së vështirë që po kalojmë kanë ndryshuar. Jemi munduar të kërkojmë mënyra të reja për t’i ardhur sa më pranë kërkesave të klientëve tanë.
–Kemi parë që jeni duke montuar një aparaturë e cila matë temperaturën e qytetarëve në një kohë të shkurtër. Si funksionon kjo?
THERMOMETRICON është një termometër̈r me precizion me 32 pika infra të kuqe (IR) të dizenjuara për matjen e temperaturës së trupit të njeriut dhe evidentimin e atyre që janë̈ me temperaturë. Veprimi i vetëm që duhet bërë është vendosja në anën e derës. Kur një person me temperaturë (trupi) mbi 38 kalon në sensor, shfaqet një dritë e kuqe dhe bie një alarm zanor.
Çfarë benefitesh ka kjo aparaturë në raport me aparatura të tjera të matjes së temperaturës?
Avantazhet e THERMOMETRICON në raport me aparaturat e tjera mund t’i përmbledhim në disa pika:
-1 të 10-tën e kostos e krahasuar me kamerat termale.
-Thjeshtësi në përdorim, pa qënë nevoja për asistencë teknike të vazhdueshme dhe me operator.
-Matja e temperaturës bëhet në lëvizje e sipër (pa qënë nevoja për fokus)
Cili është kapaciteti dhe sa e saktë është e dhëna e saj?
THERMOMETRICON mund të masi deri në 300 persona/ minute me një saktësi të lartë +- 0.5C
Është një produkt i certifikuar CE dhe shoqërohet me të gjitha certifikimet e kalibrimit sipas standardeve të komunitetit Europian
-Ku mund të vendoset kjo aparaturë, në cilat institucione dhe mendoni se do ketë interes?
Duke qenë se përhapja e virusit COVID 19 bëhet më e thjeshtë në ambientet ku ka grumbullime njerëzish si Institucione arsimore, qendra tregtare, Institucione Publike që ofrojnë shërbime për qytetaret, qendra pune ku ka fluks të madh punonjësish si fasoneri, fabrika përpunimi etj. Është shumë e rëndësishme me qellim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të `COVID 19 të instalohet thermometricon pasi bën të mundur matjen e shpejt gjatë lëvizjes (ecjes se personave) pa qenë nevoja të ndalojnë për t’u matur
-A mund të bëhet kjo e detyrueshme për institucionet dhe vendet që kanë fluks njerëzish?
Duke qenë se shëndeti është prioritet, unë mendoj se përdorimin i teknologjisë për parandalimin e viruseve është i domosdoshëm dhe instalimi i pajisjeve si THERMOMETRICON duhet të bëhet i detyrueshëm në ambientet që kanë fluks qytetarësh.