Revoltohet Rudina Magjistari: Nuk dini të vlerësoni spontanitetin dhe origjinalitetin në një transmetim televiziv

9 Maj 2020, 21:35Lifestyle TEMA

Nga Rudina Magjistari

Kaq i rrallë është spontaniteti në këtë vend, natyralja, e vërteta, sa habiten kur e ndeshin. Dhe i duket se ç’gjëme ka ndodhur! Mesa duket ka aq shumë falsitet e injorancë, sa të jesh vetvetja dhe të bësh një televizion natyral, siç ka qenë filozofi e imja gjithë jetën, duket si herezi. Në vend që të kënaqeni e të shijoni një komunikim joskematik, protestoni se sa poshtë ka rënë televizioni. Po turp, s’ju vjen?!

I quajmë gafa, po nga ato të gjithë bëjmë e të gjithë qeshim me njëri-tjetrin, more të uruar. E që më mirë të quheshin perla, sepse ia dalin plotësisht të na e rrëmbejnë një buzëqeshje gjatë ditës. Sigurisht, ndryshe nga tuajat, apo edhe nga ata që bëjnë një program një ditë të vetme në javë dhe kanë kohë ta krasisin siç duan, ato të miat kanë më shumë vizibilitet. Sepse gjërat janë të lidhura: orët televizive në transmetim, intensiteti, publiku, audienca, shtrirja në vite e programit, dhe sidomos po të kthehet në objektivin tuaj, sigurisht që duken shumë.

Në qoftë se s’e keni kuptuar akoma, unë bisedoj me të ftuarin kur e intervistoj, sepse nuk jam dhe s’dua aspak të bëj gazetaren e lajmeve. Dhe të qenurit spontan është tek unë një kriter i rëndësishëm i zhvillimit të programit. Kush ka punuar me mua, e di mirë sa s’më pëlqen t’i parapërgatis situatat në program, por insistoj që gjithçka të ndodhë në mënyrë origjinale direkt në transmetim. Dhe ky është stili im unik i të bërit televizion, këtu e gati 30 vjet.

S’po merrem pastaj me rastet, kur unë vetë i ngacmoj të ftuarit me humor dhe ata “të mprehtët”, që janë mësuar vetëm me standardin e humorit të hungërimave, e quajnë si lajthitjen e radhës.

E di që shumë prej jush, do thonë “po ç’merresh me ta”! S’ia vlen! Po ja, që duhet ta shkruaj pikërisht për ta. Që të lexojnë e të kuptojnë, se televizioni në fund fare është argëtim, përveçse informim dhe edukim. Dhe jam krenare që programi im i përmban denjësisht të gjitha këto. Shumë prej jush kanë mësuar pafund nga ky program, ku është prekur çdo lloj teme e dhënë këshilla e mësime në të gjitha format me shumë përkushtim dhe kjo mua më përmbush.

Pavarësisht, se është dëshpërues fakti se jeni bukëshkalë e të paedukuar. Ju dashakeqë, që kujtoni se po bëheni interesantë, uroj t’ju hyjë ndonjë gjë në kokë nga këto, se po s’hyri në kokë do hyjë në këmbë… Jeni thjesht ca paçavure për të vrarë kohën.

17 komente në “Revoltohet Rudina Magjistari: Nuk dini të vlerësoni spontanitetin dhe origjinalitetin në një transmetim televiziv”

  1. Mjeshtri says:

    “Koka e gomareve nuk lahet me shampo”

    Pergjgje “Spektakolare” nga Ju Rudina, se jeni simbol ekselences femerore, me elokuencen tuaj te kendshem te miresjellur te dashur te respektuar bile plot qytetari..
    Nga usa

    “mjeshtri”

  2. foli dashnorja e kriminelit ! po injorrante je ti moj qe haje dru si heret nga rama ! po ta paska bere mire se keshtu i do mushka drute ! dhe mu me vinte keq per ty !

    1. Gertruda says:

      Te dashur kafshe te egra,qe sulmoni Rudinen,kete engjell te televizioneve tona!
      E kam ndjekur live kete emisionin me Nertila Koken dhe nuk pashe asnje gafe te saj!
      Nertila beri shaka dje tha se kam 2 vajza dhe nje djale!
      Rudina u habit dhe e pyeti,po djali?
      Nertila iu pergjigj se djali eshte qeni!
      E cfare ka ketu per gafe?
      Jeni kafshe o njerez!

  3. Rudka says:

    Kjo eshte ne menopauze e i lejohen idiotizmat

  4. Veshgues says:

    Pro dhe dakort me Rudinen!
    I uroj sukses sic ndodh edhe tani!

  5. Flutra says:

    Kjo eshte djall, karakter binjak me ate te Eni Cobanit.

  6. Edi says:

    Shume kelyshe e bukur eshte kjo Rudina

  7. Zgalem says:

    Eshte e talentuar dhe shembull , per t’u imituar nga koleget , qe bejne informacione politike . Emisjonet e Rudines , jane te zhdervjellte dhe plot kolorit jetesor . As c’ka shton as pakeson nga emisjoni . Eshte model imitimi . Zgalem

  8. S- New York says:

    Normalisht ska te drejt te hyje kush ne jeten private te tjetrit .Rudina ka nje program elegant dhe te larmishem qe rezaton kultur te cilin e drejton me teper mjeshteri dhe elegance sic esht vete Ajo.Respekte Rudina.

  9. Pse merzitesh Rudina , kjo tregon qe emisionin tuaj e ndjekin , e pelqejne , e vleresojne , ne te kundert nga do e mernin vesh qe gjate emisionit tuaj jane bere dhe “gafa “ ?!!!

  10. qytetar i zakonshem says:

    Kjo puna e te daljes para publikut eshte e tille qe nuk ke pse pertendon qe ti shmangesh kritikat . Nese audienca ne programin tend rritet nuk ke pse merzitesh kur flasin keq, mjafton qe te flasin . Sa i takon shkrimit per ata qe nuk i pelqen menyra se si e beni ju emisionon ,ketu e ke gabim. Ti nuk mund te detyrosh njeri qe ta pelqeje me detyrim dhe te argetohet me detyrim me spontanitetin apo filozofine e programit tend. Vetem nje pergjigje mund te japesh per kritiket e stilit dhe programit tend, “po nuk ju pelqeu ndrroni kanalin” . Po fillove te besh moral , te japesh mend dhe kerkosh llogari se perse nuk e vlersojne njelloj si ti progaramin tend, ketu je gabim . Per me teper do degjosh me shume sharje nga ato qe nuk e pelqejne stillin tend.

  11. Makina e bukur says:

    Rudina qe je nje idiote ne ne c’do prezantim kte e dine te gjithë dhe presin gjithmon per xhevairet qe thua live.Mos dile me se ke lene nam,

  12. Raul says:

    Ik moj Rudine se je bere rutine, te njejtat shfaqje perdite, nje bisede e shtirur, buzeqeshje te shtirura, ca femra sharebajga pa vlere te ftuara, te njejtat tema, qeni dhe macet ne qender te vemendjes , me nje fjale Rudina je bere e pakendeshme me ne ekran, je bere si Eni Vasiliqiu grifsha e ekranit qe nuk shihet me se ndjell vetem keq nga ekrani, nxin kur qeveria arrin sukses dhe gezohet pa mase kur vdes dikush nga salivirusi qe te kete shkak te sulmoje qeverine. Rudina mjaft me me keto emisione, nuk je me e kendshme ne ekran, duhet te nderrosh teme, je bere si gazetari Artur Cani qe i bie fyellit me nje vrime por nuk e degjon kush.

  13. Ariu says:

    Per ju qe nuk e njihni, kjo eshte nje grua shume e ndyre.

  14. Salih says:

    Meshirim i delirantes debile qe I eshte mbushur mendja se eshte “e zgjuar”.

  15. dhelpra says:

    Ariu ,

    hahahahah

    jo po s’duan t’na besojne ne kafsheve kta

  16. Rudina. says:

    Na cave bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje