Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar për herë të parë pas procedimit penal që iu bë nga policia si organizatori i mbledhjes së fermerëve ditën e djeshme në Divjakë, duke e quajtur një sulm personal ndaj tij.
Salianji është shprehur se ky procedim nuk ka asnjë vlerë ligjore, ndërsa thekson se do të vazhdojë takimet me qytetarët për të dëgjuar problemet e tyre.
Ish-deputeti tha në intervistën në News24 se ka bërë të njëjtin veprim si Rama apo Braçe që lëvizin nëpër qytete dhe bëjnë takime, por grumbullimi i djeshëm ishte në një zonë të gjelbërt dhe në një mjedis të hapur.
“Është një idiotësi dhe një sulm ndaj meje, ka shumë sulme të tilla që janë akuza për agjitacion dhe propagandë.
Është lajm kot i prodhuar për të trembur qytetarët, por nuk ka asnjë vlerë ligjore por tregon që i ka ardhur ngordhja qeverisë.
Ju e keni parë Kryeministrin në Vlorë dhe Fier, edhe zv.Kryeministri në Divjakë që bëjnë fushatë, ndaj ne nuk mund t’i lëmë shqetësimet e qytetarëve se shqetësohet Rama.
Ka qenë takim me pak njerëz, dhe ata janë pa maska se është në ambient të hapur. Është një zonë e gjelbër që lejohet të dain qytetarët, dhe është një bashkëbisedim me qytetarët.
Nuk mund të ketë ligj kundër qytetarëve, ndaj është element propagandistik dhe nuk vlen fare nga ana ligjore.
Unë do të vazhdoj aktivitetin duke dëgjuar qytetarët dhe duke bërë denoncime po njësoj.
Ligji është i njëjtë për të gjithë. Këta reklamojnë ndihma në shtëpitë e qytetarëve për të bërë foto. Kur të organizoj takime unë, do të jenë të organizuara me distancim social, siç ka qenë edhe dje.
Distanca është ruajtur nëse do të shikoni pamjet. E ritheksoj se është një dëgjesë me qytetarët, pa i imponuar asgjë”, tha Salianji
E MOR ERVIN,JU JENI DUKE E TERRORIZUAR YMER GELBAZEN KELLIRA,JUVE FUTENI NE PALLAT ME GRIDA DUMEN DHE SHIKONI NETFLIX ,KURSE YMER GELBAZA AFER PALLATIT NE MAKINE DHE JA LEPI KARIN SOKOL BALLES
Te pakten tregoni nje here qe ka shtet ai vend qe te besoje populli futeni brenda