10 maj 1998 është data që ndryshoi rrënjësisht jetën e Zenepe Lukës, gazetares në ‘Koha Jonë’ ndaj të cilës u tentua të asgjësohet familjarisht . Kanë kaluar 22 vite që nga ajo kohë, kur në derën e shtëpisë së saj u vendos 6 kg tritol, ku përveç dëmeve të mëdha materiale, mbetën të plagosur dhe dy fëmijët e saj.
Në një intervistë për Report TV, Luka shprehet se kjo është një nga ditët më të vështira të saj duke risjellë edhe njëherë një ngjarje që sipas saj ka prapavijë politike. Sulmi ka ndodhur në banesën e saj në lagjen Pavarësia në Vlorë, ndërsa thekson se nga ai sulm nuk u kërcënua vetëm ajo dhe familja e saj, por dhe fjala e lirë.
“Është një nga datat më të dhimbshme të jetës time si gazetare gjatë gjithë karrierës. Gazetare e terrenit prej 45 vitesh. Sot mbushen 22 vjet nga kjo ngjarje makabre. Isha gazetare e ‘Koha Jonë’ në periudhën më të dhimbshme që kaloi Vlora nga trazirat e ’97. Unë mbeta e vetme në Vlorë, të gjithë gazetarët ikën, në Tiranë, ikën jashtë disa kërkuan dhe status politik.
Unë qëndrova sepse duhet të qëndroja. Kur gazetaria është profesion, është edhe mision dhe duhet ta bësh këtë detyrë, pavarësisht nga situatat dhe pasojat. Ishte një periudhë e vështirë, për vetë klimën kriminale dhe pasojat që pati ajo pranverë e përgjakur. Ta bësh detyrën dhe të japësh kronikën e ditës mes bandave , plumbave dhe turmën e irrituar sinqerisht ishte guxim. Nuk jam penduar kurrë për atë që bëra, ishte detyra ime si gazetare“, tha Luka.
Po si ndodhi ngjarja? Sipas gazetares Zenepe Luka kjo ndodhi pas një takimi që PD zhvilloi në Vlorë dhe për sulmin ajo akuzon drejtpërdrejtë Azem Hajdarin që sipas sja dha urdhrin, ndërsa tregon se këtë e vërteton edhe dëshmitari Izet Haxhia, ish turpëroja e Sali Berishës. Luka shprehet edhe se sot i lind e drejta ta denoncojë Sali Berishën për moskallëzim krimi.
“Pas ngjarjeve të 97 u bë një takim në pallatin e sportit dhe vajta si gazetare, po vinte PD pas një viti në Vlorë. Tek dera më ndalojnë si guxon të hysh këtu. Arrita të futem në miting dhe dëgjova Azem Hajdarin dhe jam çuditur që fjala e tij nisi me gazetën Koha Jonë dhe gazetaren Zenepe Luka se ne ishim shkaktarët e kësaj tragjedie. Kjo më trembi dhe u largova.
Dhashë lajmin e ika në shtëpi. Në darkë më vendosën tritolin. Azem Hajdari është protagonisti kryesor që me mikun e tij Kakami e bënë këtë gjë. Hajdari dha urdhrin dhe ai e zbatoi. Le të dënohen autorët dhe pas vdekjes. Atë e thotë dhe Izet Haxhia “Jam dëshmitar se Azem Hajdari telefoni Sali Berishën dhe i tha se porosia për gazetaren e Vlorës u krye” Sot mund edhe ta denoncoj Sali Berishën, jo se dha urdhrin pasi këtë nuk mund ta them, por për moskallëzim krimi”, tha Luka
Luka shprehet se ajo është dhunuar disa herë nga policia në Vlorë, ku e mbanin mbyllur për 24 orë apo e tërhiqnin zvarrë, por nuk ua fal dot kurrë faktin që tentuan të asgjësonin fëmijët dhe familjen e saj.
“Edhe më parë policia sillej egër. Më ndalonin 24 orë , më tërhiqnin zvarrë e shumë të tjera, por 10 maji është kurorëzimi i një dhune të paskrupullt i qeverisë së atëherë ndaj një gazetare me dy fëmijë të vegjël dhe që duhet të provonte këtë akt terrorist, të bërë me koshiencë për të më zhdukur familjarisht.
Nëse donin të më zhduknin mua kishin mundësi pasi udhëtoja me biçikletë , mund të më hidhni një bombë, por me fëmijët e mi çfarë kishin. Ajo natë ka qenë e tmerrshme ka qene ora 23:30 ku më vendosën tritolin sipër derës për të më asgjësuar dhe jo poshtë për të më trembur, dhe siç e dini vetëm zoti na ka shpëtuar. Fëmijët u plagosën dhe më krijoi një traumë shpirtërore jo vetëm mua por të gjithë familjes”, tha Luka
Sot Zenepe Luka kërkon ende drejtësi për këtë ngjarjen, që sipas saj dihen të gjithë autorët dhe kush urdhëroi vendosje e tritolit, por që ka mbetur e harruar në pluhurat e arkivës së Prokurorisë së Vlorës dhe se për shkaqe politike ende nuk çohet në gjykatë.
“Që nga ajo ditë ngulmoj dhe kërkoj sa të jem gjallë dua që drejtësia të gjejë autorët dhe t’i vërë përpara ligjit. Ka një dosje në prokurorinë e Vlorës dhe dihet se kush janë autorët, por ka munguar dëshira për ta çuar deri në fund këtë çështje. Si çështje mbetet por nuk po vihet në lëvizje.
Ka dëshmitar ish truproja e Berishës, Izet Haxhia që thotë vetë se unë vij si dëshmitar i gjallë të flas me gojën time dhe të provojë që kush janë autorët që i hodhën bombën gazetares së Koha Jonë. Prokuroria nuk ka dashur të vihet në lëvizje. Kjo sepse është ende dora e politikës. Shpresoj që me drejtësinë e re kjo dosje të vihet në lëvizje.”
Edhe pse kanë kaluar shumë kohë që nuk e ushtron më profesionin e saj, Luka shprehet se e ka pasion dhe gjithmonë do të flasë me të vërtetën, ndërsa ka shprehur kritika dhe për ish kolegët e saj se braktisën misionin e tyre dhe preferuan të bënin biznes në emër të gazetarit.
“Nëse do jesh gazetare do kesh ndy gjëra kryesore do thuash gjithmonë të vërtetën dhe duhet të jesh në vendin ku ndodh ngjarja dhe në krahë të qytetarit dhe jo të qeverisë. Këto parime mua më vunë në provë. Të bësh gazetarinë e vërtet duhet të marrësh parasysh shumë gjëra. Po gazetari duhet të dënohet për shpifje. Gazetaria nuk është biznes, ju lutem gazetarët në kohën time sot janë milionë, ku i gjetën? S’kanë bërë detyrën e gazetarit por të biznesmenit”, tha Luka.(Shqiptarja.com)
Kur e lexon Rudina qe ka ardhur per te shpetuar Atdheun e popullin,kushedi sa krenohet kur degjon bemat e Hajdarit te madh!Ky ishte Hajdari Azem ,Rudi ndaj ule koken sa here ti permendet emri e lere pishtarin e demokracise se ky titull si dhe te tjeret jane pshurrosur nga Kryekrimi Berishe nepermjet kryebanditeve si Hadari Azem!Me keqardhje konstatoj se ti i ke ngjare nga Rapa-Dapat qe thua ose thene per ta kuptuar me qarte ti i ke ngjare kur flet se edhe ai i thonte dores kembe e kembes dore!Koken i ke prere per diskursin tend duke perenduar sikur po flet me tetat!
Apo edhe ai per kete idealin tend luftoi deri sa Saliu e eleminoi siç veproi me te gjithe ata qe e rrethonin per te humbur gjurmet!
O popull koqe vertet e besoni Zenepen? E njihni se çlloj malli eshte kjo?
Edhe mua mu cpua goma e makines ne 98 ne Fier.
Sali berisha e ka bere mendova.
E cova ne gjykate ,po me thane ne 98 nga lushnja e poshte e kontrollonin bandadat. cudi si paska shkuar saliu ne 98 ne vlore.
Ca nuk ben vaki po e tha zenepja ,bolinoja dhe tema eshte e sigurt.
U dhine tu qesh.
Saliu ka vrare e ka vjedhur sa i ka dash qejfi,por askush deri tani nuk ka mare guximin ta hetoj dhe gjykoj kete kriminel.
SPAK i karit, zgjohu!
SPAK i karit zgjohu.Cfare do me shume se kaq.Akuzat kaq te drejtperdrejta ne cdo vend te evropes qe te ishte do te kishte hapur hetimin qe sot,menjehere.
Azemi e hengri të gjatin Zenepe se Zoti eshte i madh. Ashtu e kane ngrene te gjithe nje nga nje pervec Sali Kërmes.
Atij do t’i jape diku tjeter.
Ja pra kjo eshte dekomakracia alla Sali, Azem Hajdari e kompani. Burracake qe jeni marre me nje grua. Guximtare qe ju a ka thene ne sy te verteten. Sa njerez familje te rinj te reja ,intelektuale, biznesmene e me shume zhduken keta kriminela dhe tani pjella e e Hajdarit na derdellis ne parlament ne vend te uli koken per krimet monstruoze qe i jati i saj i ka bere popullit dhe Shqiperise.Ajo sigurisht nuk eshte pergjegjese per krimet e te jatit por te mos na hiqet si delirante qe i dhemb populli. Je shume e pa maturuar politksh Rudi. Meso pastaj fol. Sa per kete gazetaren kjo qenka heroine qe i ka bere balle sulmeve gjakatare te bandes Berisha me Berishen ne krye. Ooooooo….. drejtesi ku je kur do besh punen ne kete vend te vuajtuar nga keta maskarenj qe jane jashte akoma e qe tallen me te gjithe ne. A ka qeveri ne kete vend ???????
Ah moj zonja Zenepe krimet e Sali Berishes nuk kane te sosur, ky plere ja ka kaluar Enverit se ai te pakten te vriste me ligj.
Nderim, gazetares .
Behu e forte moter dhe bej sehir, se dega qe e mban ate cope muti po i degjohet kerrcitja deri sa te behet cope e cika dhe atehere do i shohesh te gjithe gjaksit qe e pergjojne ta masakrojne me te njejti pasjon qe bashke me te birin ju vrane femijet dhe njerezit e gjakut.
As varr nuk kane per ti lene ketij ndyrsire shpellash! Ne Shqiperine prej 500 vjetesh qe nuk ka ligj, por hakmarrje po! Shqiptari sado i pervuajtur nuk ka lene kurre gjak pa lare e hak pa marre. Bej durim dhe bej sehir se do ja shohesh flaken!
Zonje, bashkohemi me shqetesimin tuaj, por ai qe u rraf ne ate kohe dhe iu dogj gazeta (lesi), sot e mot eshte bere biri berishes. Prandaj dhe berisha dhe pse s’kafshon dot, ben shantazhe duke kercenuar. Sot ke meten president, ka ndonje ndryshim me berishen, jo, berisha kryeminster dhe vriste e shantazhonte, meta, president shantazhon akoma, ku figura e tij njihet si gjobvenes dhe shantazhues . Asgje zonje e nderuar s’ka ndryshuar, ata ishin ata jane.
Kjo qelbesire femer qe inkurajonte djegjet dhe bandat ne 97.
Kjo mbeshtetesh ne nje bande e sulmonte tjetre,
Kjo qe merrte ne mbrojtje skafet ne 1996 te koha jone. Vertete e keni qe degjoni kete?
Joti.
Vertet ti mbron tritolvenesit ? Ky eshte nje fakt qe e njeh gjithe Shqiperia.
Vertet justifikon veprimin kriminal qe per pak i mori jeten gjithe familjes ??? Ti qofsh…
Ne se Zenepja ka stimuluar bandat dhe mbrojtur skafet, ta nxirrnin perpara gjyqit dhe ta denonin sipas ligjeve.
Saliu i kishte te gjitha nen kontroll. Pse nuk e gjykoi po perdori tritolin ?
Po ku pyet sala per jeten e nje gazetarie , o njerez!…Po a nuk ishte ky qe ne 97 ten prishi me themel shtetin shqipetare dhe Brenda dites u vrane qindar njerez..Shteti yne I bere fertile nga ky kriminel u katandis pa asnje mbrojtje , adminstruse dhe ushtarake dhe Europa dergoi paqeruajtsit te mbajne rregullin.Pra u prish shteti shqipetare!..or miq.Nje gjeme kombetare ! Me thoni cfare ka me shume nje pushtus kur pushton nje vend!..dhe Shqipetaret e pafytyre si shperblim e vune kryeminister pas pak vitesh..Prandaj rron or rron sali Berisha dhe ska per te vdekur..
Ç’thotë Nikoll Leshi për tritolin? Edhe atij i dogjën redaksinë dhe i rrethuan shtëpinë. Por ama u bë burrë ( horr). Ky është etaloni i gazeptarit që duam. Ti ngjajë Fevziut, Qimit, apo Andi Bushkalit . Pederet janë gjaksore. Mos ishte për ndërhyrjen e Amerikanëve, sot Europa do kishte një shtet fashist në Ballkan. Metodat që ndiqte Azem Haj*ari me Shaban Memine, Berishën dhe mercenare të tjerë, ishin tipike të juntave fashiste. Terror, aksione me rrahje e tritol, dhunë mediatike, grabitje pasurish me forcë….. Ndoshta s’do merret vesh si e pse ky sekt vazhdon të dëmtojë Shqipërinë. Por në një demokraci perëndimore as partitë e ekstremit të djathtë nuk kanë mundur të bëjnë atë që bënë pederet në Shqipëri. . Por nëse në vende të ndryshme këto parti të ekstremit të djathtë përdorin kartën e nacionalizmit , PD as këtë nuk e ka si aksion të sajën. Prishja e shtetit me çdo çmim, ka qenë motoja e kësaj organizate paramilitare, që nga krijimi .
Sali Berisha dhe Azem Hajdari dy prototipat qe shkerdhyen demokracin
Azemit per te dyten here duhet te dalin nje me 2 llokume
dha ate bust te ja bejne zhari
ndersa krimineli i vdekur por pa varr akoma saliun
spak duhet te vehet ne levizje provat dhe deshmitaret jane
dosja eshte e kopsitur jo me humbje kohe po pune
Periudha 92-97 ka qene nje nga periudhat me te erreta te Shqiperise,bandat e Saliut gjendeshin kudo,kush guxonte te fliste perfundonte ne ndonje kanal i masakruar,kulmi i terrorit shteteror ndodhi ne zgjedhjet e 26 Qershorit 1996 ku u masakruan me qindra komisioner te opozites.Sali Berisha do mbetet ne memorien e shqiptareve si kriminel dhe shkaterues i prones publike.
Pa ndeshkumeria I ka kushtuar shqipris dhe po I kushton Kur Sali kerrma esht lisho Dhe Ramut mjelloshi esht bashkuar shokve te saliut e likes e vetmja gje qe kan te perbashket esht vjedhin e plackes shqiptare ,ku alpetroli nxjer 200 million ne vit dhe nga ana tjeter deal falimentuar ne fund te kontrates she I detyrohet shtetit miljona euro falimenton dhe injoranti I ashtequajur lider botror komandon shtetin Duke u ber spat me mall vetem vjedhin kto 5 familje Ram mjelloshi Sali kerrma Like floriri Bash gjumashi dhe ne refund Gramoz komonisti ,jan cobra komuniste qe po shkatrroin kete komb
Respekt per Zenepe Luken, e cila eshte shfaqur gjithnje si nje gazetare trimereshe, jo rebele, sic e ka titullin e nje libri, por me penen e mprehte te nje zonje te vertete.
Jeni me fat qe jeni mire familjarish,Saliu si i pabese qe ishte dhe eshte, te vriste naten dhe e mohonte diten (jo e qante diten).
Atij vagabondi, atij horri, atij kontrabandisti, atij krimineli i kane bere edhe bust dhe quhet edhe martiri i demokracise ndersa vrasja e atij horri, i atij vagabondi fdhe krimineli vrasja e shekullit. Ky eshte Albanistani!!!
Po ne 98 ishte partia jote ne pushtet o Zenepe
Po me vjen shume keq per kete gazetaren,por qofte e nderua per punene e profesionin e saj .U habita per shume koleg te saje qe e kane harrua dhe na thone se sot jane cenua lirit e shtypit .Nje pjese te ktyre gazetarve qe shohim per nate neper ekrane duke shpifur share e ofenduar kedo pa pasur frike se bashku me baben e tyre shpirtror kriminelin e vacidolit.Kush te pret te kujtoj zonja Zenepe ty edhe shume shok tuaj Fevzo pordha,shaka Vasili ,lubojavici,Andi krrici,Andi bebeja,Shkullakt,Rakip leshi,Zhej zhuli apo marka markajt gjekleshi e sa e sa tetjer qe bredhin cdo nate neper banaqet e Tv dhe knaqen e mstrubojne kür u del baba i tyre kriminel shirteror
Saliu, qe del sot si pishtare demokracie..
Ehh sa gjynahe ka ai mbi shpatullat e veta ketij populli..
Zenepe është vetëm një…
Dhe nuk është e vetmja gazetare apo gazetë dhunuar nga Saliu, ndjekësit e tij dhe shërbimet naziste te tij..
Dhe më e bukura te gjitha u mbyllën me ca amnisti te fëlliqura që përkthehen vetëm se ishin luftë per pushtet…