FOTOT: Brenda shtëpisë së veçantë në Malibu të aktorit të “Friends”

10 Maj 2020, 21:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda shtëpisë së veçantë në Malibu

Matthew Perry ka deklaruar nëpër intervista se jeton në një “shtëpi fantastike në Malibu” dhe nga fotot që ka postuar vetë në Instagram kohët e fundit, aktori i bërë i famshëm me rolin e Chandler Bing në serialin “Friends” ka vërtetuar frazën e tij.

50-vjeçari ka postuar foto nga brenda kuzhinës dhe dhomës së ndenjes, duke treguar në rrjetin social mobiljet e shtrenjta dhe pamjen që shijon ai çdo ditë.

Shtëpia me pamje nga oqeani kushton 12,5 milionë dollarë dhe ka 4 dhoma gjumi.

Pas më shumë se 16 vitesh nga episodi i fundit, kasti i “Friends” konfirmoi se do të ribashkohen për një projekt special. Tashmë pritet vetëm nisja e xhirimeve, që u pezulluan nga pandemia e koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje