Mjekët rusë japin lajmin e mirë: Koronavirusi ç’aktivizohet në 30 gradë celcius

10 Maj 2020, 16:04Bota TEMA

Në prag të ditëve të nxehta, mjekët rusë japin një lajm të mirë në këto ditë pandemie ku thonë se në temperatura mbi 30 gradë celcius, virusi bëhet krejtësisht inaktiv.

“Virusi bëhet krejtësisht inaktiv ose humbet aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, kur temperaturat e ajrit janë më shumë se 30 gradë celcius”.

Kështu bën me dije autoriteti rus për shëndetin “Rospotrebnadzor”, në një buletin të shpërndarë përmes kanalit të tij “Telegram”, cituar nga “Il Messaggero”.

Sipas këtij publikimi rus, lagështia e ulët dhe rrezet e diellit e dobësojnë dhe shkatërrojnë virusin, që vdes plotësisht në temperatura më shumë se 70 gradë celcius.

Edhe pse nuk ka patur prova shkencore, mjekët dhe studiuesit shpresojnë që rritja e temperaturave do të ndikojë në rënien e virulencës së COVID-19 dhe dobësimin e tij.

2 komente në “Mjekët rusë japin lajmin e mirë: Koronavirusi ç’aktivizohet në 30 gradë celcius”

  1. 1982 says:

    E kunderta: a-Lageshtia e ajrit , (mjegullimi) , eshte ambjent i pershtatshem ku mund te qendroje dhe nga ku mund te shperndahet cdo virusi .
    b- mungesa DIREKTE e rrezeve te diellit , (mos e ngateroni me ndricimin INDIREKT gjate kohes se dites) , do mundesonte jeten dhe shperndarjen e virusit vecanerisht nepermjet lageshtires se ajrit .
    Keto jane dy parime baze qe duhet ti dije neper detaje prej cdo virusologu kudo neper bote
    Ish mjeku veterinar . ’82

  2. arriff says:

    Mire keta mjeket Ruse thone keto qe nuk thone , por ne trupi i njeriut me nje temperature mesatare 36.5 Grade Celsius perse ben PARTI? ?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje