Situata me Covid-19, 5 të prekur në futbollin spanjoll. Dy raste te Real Betis

10 Maj 2020, 19:13Sport TEMA

Në Spanjë kanë nisur gjithashtu stërvitjet individuale, por rastet pozitive me koronavirus janë prezente edhe në futbollin iberik.

5 të tillë u raportuan këtë të dielë nga Federata Spanjolle e Futbollit, dy prej të cilëve janë futbollistë të skuadrës së Real Betis, ndërkohë që emrat nuk u bënë të ditur.

Të gjithë të prekurit janë asimptomatikë, por gjithsesi duhet të zbatojnë karantinën e detyrueshme 14-ditore.

160 nga 1000 futbollistë të dy ligave të para spanjolle ndërkohë rezultuan imunë pas testimeve.

Klubet spanjolle i janë rikthyer përgatitjeve prej të premtes që lamë pas. Kampionati në Spanjë është projektuar të nisë jo më herët se data 20 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje