“E dallova rastësisht duke prekur veten”! Rrëfimi i 22-vjeçares shqiptare që mposhti kancerin: Po më binin flokët, babai im m’i preu, para pasqyrës i thoja vetes se do ta mund

11 Maj 2020, 09:10Sociale TEMA

Një histori frymëzuese është ajo e 24-vjeçares, Megi Alimuçaj. Kur ishte vetëm 22 vjeç Megi është diagnostikuar me kancer gjiri.

24-vjeçarja tashmë është e shëruar, ndërsa në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, rrëfeu historinë e saj.

Prekja nga kanceri i gjirit në një moshë kaq të re është e pazakontë, ndërsa Megi me rrëfimin e saj tregon se është simbol i forcës.

“3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kancer gjiri. I gjithë viti shkoi duke luftuar me këtë sëmundje. 

E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhimbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. 

Askush nuk e mendonte se mund të ishte kancer. Por rezultoi e tillë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. 

Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kanceri ka gjetur njeriun  gabuar, unë do e mund”, shprehet ajo.

Më tej gjatë bashkëbisedimit me Enkel Demin, 24-vjeçarja tregoi edhe momentet e para kur filluan ti bien flokët pas fillimit të kimio-terapisë.

1 komente në ““E dallova rastësisht duke prekur veten”! Rrëfimi i 22-vjeçares shqiptare që mposhti kancerin: Po më binin flokët, babai im m’i preu, para pasqyrës i thoja vetes se do ta mund”

  1. Kurajo për jetën says:

    Kurajo për jetën..
    Keto po qe jane drama ne rritje mbi normalen në Shqipëri..
    Mjekësi copë copë, ku duhen blete gjithëçka. ..
    Dhe nga te gjitha anët vetëm llafe, reklama..
    Për një sistem të kalbur shëndetësor…
    Mjerë ata që i kapin hallet aty..:(

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje