Miliarderi dhe filantropi amerikan George Soros parashikon se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë fundin e Bashkimit Europian.
Në një intervistë për ‘The Independent’, Soros ka shprehur dyshimet për mbijetesën e BE-së, duke argumentuar se bashkimi i shteteve të unionit nuk është i plotë.
Ai e mbështet këtë logjikë në vendimin që mori Gjermania ndaj Bankës Qëndrore Europiane, të cilës i ka lënë 3 muaj kohë për të shpjeguar proporcionalitetin për blerjen e bonove të saj, në të kundërt do të humbasë “Bundesbank”, bankë gjermane dhe që është një nga 19 bankat anëtare të Bankës Qëndrore Europiane.
Ky ultimatum i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë, argumenton Soros, “mund të sjellë shkatërrimin e BE-së si një institucion bazuar në shtetin e së drejtës”.
89-vjeçari u shpreh gjithashtu se pandemia globale mund t’i japë fund kapitalizmit, të paktën në mënyrën siç e njohim ne. Megjithatë ai shtoi se është e pamundur të parashikosh se si mund të ndryshojë kapitalizmi. Nga ana tjetër, Soros nuk parashikon të njëjtën gjë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën thotë se është më solide.
Vendimi i gjykates Gjermane i drejte. Bashkimi Europian mundet te mos prishet por te qendroje midis disa shteteve qe jane ne gjendje ti pergjigjen trasparences se monelles Euro. Sa per kapitalizmin mendoj se ai do te mbijetoi, por baza e tij kapitali si qelize do te kontrollohet nga shteti , si ne formim dhe ne ivestim, per trasparencen e kerkuar,e do ti jepet fund spekullimit financiar . Nuk duhet lejuar qe ne emer te Globalizmit ekonomik te spekullohet. Se pari te niset me reformimin e bankave dhe eleminimi i oazeve fiskale. Sa me pare te ritet roli i shtetit jo vetem si taksidar .
Qe te shpetoi bota nga pandemia kapitaliste,duhet te ndryshoi sistemi,duhet te kaloi ne socializem.Teoria e kominizmit shkencor e Marksit dhe Engelsit jane te pranishme dhe te njohura ne te gjithe boten.Rendi socialist,eshte nje rend me i perparuar se rendi kapitalist.Ai vjen me gjera te reja dhe shume optimiste per nje zhvillim te papar te jets se shoqerise njerzore ne te gjithe boten.Rendi socialist eshte rendi me demokratike se ai kapitalist.Propaganda e rendit kapitalist eshte perpjekur dhe vazhdon per ta nxir rendin socialist se nuk i interson,se humbet dhe shkaterrohet e zevendesohet me nje rend te ri progresist, Socializmi.Te mirat e socialzmit jane te medha,qe per t’i spjeguar keto,duhen koka te medha dhe nje popull inteligjent qe ta kuptoj drejte dhe te verteten.Por nje dihet,e ardhmja e botes eshte SOCIALIZMI.Mendimet,aludimet,apo parashikimet e SOROSIT,mendoj jane te drejta.