Kreu i KLP, Ibrahimi: SPAK do japë rezultate, më 21 maj betohen dhe 3 prokurorë te Meta. Rroga do jetë 3 milion lekë

12 Maj 2020, 22:26Politika TEMA

Kreu i KLP Gent Ibrahimi thotë se SPAK do të japë rezultatet që do publiku dhe shoqëria shqiptare, ndërsa tregoi se së shpejti e gjithë organika e këtij institucioni do plotësohet pasi do të emërohen dhe prokurorët e rinj.

“Organika e SPAK prej 15 prokurorësh ende nuk është plotësuar, ka vetëm 9 prokurorë. Kush e ka fajin? Për këtë e ka fajin sistemi i vettingut që merr më shumë kohë se e kishim imagjinuar dhe nuk është në gjendje të prioritizojë.

Kam qenë i mendimit që kur vjen fjala për kandidatët në SPAK, Kushtetuese, vettingu do të duhet të gjente një mënyrë për të përshpejtuar produklin e punës së vet, ata nuk ja kanë dalë dhe mesa duket nuk do t’ja dalin deri në fund.

Kemi bërë shumçka, por jo gjithçka. Pas datës 21 ne do të kemi 15 prokurorë në SPAK. Tre prokurorët e tjerë janë ende në proces vettingu. Njëri e ka kaluar shkallën e parë.

Ju bëj thirrje organeve të vettingut që të gjejnë patjetër mundësinë për të diferencuar dhe prioritizuar raste si prokurorët e SPAK”, u shpreh Ibrahimi në Ora News.

Më tej, kreu i KLP tha se prokurorët e SPAK “do jenë të patundshëm” dhe së shpejti paga e tyre do të jetë 3 milionë lekë të vjetra.

“…SPAK do të  duhet të justifikojë besimin dhe investimin. Këtyre njerëzve u kemi dhënë garancitë e qëndrimit në detyrë, një prokuror i SPAK është i patundshëm.

Është emëruar atje për 9 vjet dhe askush nuk është në gjendje ta largojë në një destinacion tjetër.Së shpejti një prokuror i SPAK do të jetë në gjendje të çojë në shtëpi 3 milion lekë të vjetra pagë në muaj”, shtoi Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

6 komente në “Kreu i KLP, Ibrahimi: SPAK do japë rezultate, më 21 maj betohen dhe 3 prokurorë te Meta. Rroga do jetë 3 milion lekë”

  1. emigranti says:

    te shohim sa e vertete do te jete por qe duhet ta filloni nga sali berisha me kompani se perndryshe jeni kot

  2. Kozmos says:

    ASGJE ,ASGJE ,NUK DO TE NDODHE NE KETE VEND TE KAPUR NGA POLITIKANET . HARRAMAN I PACIT RROGAT KAQ TE LARTA . DO TA SHIKOJME BETIMIN E KETYRE MASHTRUESEVE . QE SHUME SHPEJT DO TE DALI BLLOF. DOSJET E POLITIKANEVE I KANE,POR DO TE MERREN VETEM ME GJYQETARET ,QE KANE PASURI , POLITIKANET NUK DO TI PREKIN ,DO TI ANASHKALOJNE .
    RROGA E LARTE, JA ZENTE FYTIN KETYRE PROKUROREVE. .

  3. kasemi says:

    Per rroga nuk jeni edhe aq keq more zoti kryetar, po per pune si i behet. ato para jane djersa dhe gjaku i qytetareve te thjeshte per tu trashur ju, me te cilat ju po talleni perdite bashke me politikanet. Turp te kemni dhe te pakten mos u dukni me ne media se na neveritet. Zgjodhet prokurorin e pergjithshem po nuk e shofim se ku eshte feshehur, apo nuk ka para per te levizur. Sistemi i drejtesise ose te vihet ne eficence ose te na zhduket nga syte.

  4. Ujku Plak says:

    Ju qifsha ropet juve, e zvarritet me qellim se tani fillon fushata per zgjedhjet ikin rq e ripjelljes vijne rq e tjere si Mona, Nuli, Salianusi, Krric Balliu etj. . . . . . . Mjere Shqiperia e mjere Shqipetaret

  5. miu says:

    Te “patundshem”? Dmth e pamundur te “aksidentohen” per 9 vjet?

  6. analisti says:

    Ibrahimi me shpesh permend rrogen 3 mln leke qe marrin prokuroret e SPAK, sesa arsyet se perse po shpenzohen keto para publike per prokurore te nje strukture qe deri tani ska sjelle asgje te re ne ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Ishte krijuar iluzioni se SPAK do te ishte mene fund nje tiger le luften kunder korrupsionit te larte shteteror dhe krimit te organizuar, por doli nje tiger ne leter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje