Bilanci ditor nga pandemia e COVID-19 është regjistruar me rritje në SHBA, me 1 900 të vdekur në 24 orë, pas dy ditëve me rënie, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Kjo rritje e çon në 82 246 numrin e të vdekurve nga COVID-19 të regjistruar në vend, ku bilanci zbriti të dielën dhe të hënën nën pragun e 1 000 viktimave për herë të parë që prej fillimit të prillit.
Fuqia e parë botërore ka regjistruar që prej fillimit të pandemisë rreth 1,37 milionë raste.
SHBA-ja, vendi më i prekur në botë në vlerë absolute, do të arrijë shifrën e 113 000 të vdekurve deri më 6 qershor, sipas një mesatareje të 20 modeleve epidemiologjike të realizuara nga studiuesit e Universitetit të Massachusetts.