Me këto ritme, pas 2021 nuk ka më PD

13 Maj 2020, 14:43Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Nxitësit e dështimit të Reformës Zgjedhore, apo dhe denoncuesit e rremë të akuzave të fabrikuara në mënyrën më amatoreske, si dhe mungesa e “nuhatjes” për situatat e mëvonshme, duket se do të jenë disa prej shkaqeve që do të fundosin Partinë Demokratike jo vetëm në zgjedhjet e 2021, por edhe pas tyre. Në rast se kjo parti vazhdon me këto ritme, me këto lojëra fjalësh, dhe skenare që do ti shkonin për shtat vetëm djemve të lagjes, pas 2021, ajo ndoshta nuk do të jetë më parti. Çfarë do të jetë?

Thjesht një seli gjysëmbosh dhe gjysëmplot, e mbushur me ish-ministrat e Doktorit dhe milionerët e ish-pushtetit. Por edhe ata në rast se vazhdojnë për “inerci” ti bëjnë ndonjë vizitë rutinë partisë që i mbushi thesin me para. Kjo për faktin se Partia Demokratike, akoma nuk e ka kuptuar se në terrenin ku po bën lojëra të tilla, nuk luhet zbadhur, por me atlete. Përfundimi i draftit konsensual i Reformës Zgjedhore brenda datës 31 maj, ishte dakordësia e vetme e arritur nga mbledhja online e Këshillit Politik, me përfaqësues nga të gjitha palët politike. Por sekretarët dhe delegatët e ish-opozitës së vjetër, një ditë i qëndrojnë, dhe një ditë i largohen “fjalës së dhënë”.

Ndonëse kanë kaluar rreth 4 muaj nga nisja e punës së Këshillit Politik, palët duket se janë kthyer në pikën zero sa i përket metodologjisë së punës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Bylykbashi, në tryezën e Reformës Zgjedhore deklaroi se “opozita i ka kërkuar maxhorancës që të shprehej për propozimet e bëra nga PD-ja dhe aleatët e saj deri më 9 mars, kur edhe u ndërpre puna e Këshillit për shkak të pandemisë së koronavirusit”. Ish-opozita e djeshme, duket se e merr për “dobësi” interesimin që bëjnë ndërkombëtarët lidhur me uljen në tryezë, paracaktimin e afatit për përmbylljen e zgjedhores, apo tema të tjera me interes kombëtar.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe LSI, po sillen jo si partnerë dinjitozë të një tryeze serioze, por si dasmaxhinj të këqinj. Mungesa e angazhimit dhe e pozitivitetit për të qenë bashkëpunues deri në fund në tryezën e përbashkët mes dy kampeve politike, si dhe nxitja e “cicmic”-eve mes tyre, ku gjithmonë shkaktari dihet kush është, tregon kërrnallën që ka marrë aleanca e “opozitaristëve”. Tanimë është e qartë se, me PD-LSI në tryezë, apo edhe pa prezencën e tyre, Reforma e re Zgjedhore do të miratohet, dhe se gjithçka do të përmbyllet sipas rekomandimeve të OSBE-

së. Të presësh pafund një parti të fundosur, do të thotë ti shkosh pas asaj në greminë, ndaj mendoj se kjo natyrisht do të sjellë situata të tjera, edhe më të trishta për kampin opozitarist. Me këto ritme, pas 2021 padyshim nuk do të kemi më PD, nuk do të kemi më as pretendime për “vjedhje votash” apo “blerje zgjedhjesh”, pasi do të kemi një Reformë të re Zgjedhore, dhe një administratë të re zgjedhore, e pavarur nga politika, e miratuar dhe mbështetur fuqishëm edhe nga ndërkombëtarët. Ajo që do të mbetet pas 2021, do të jetë thjesh hija e së keqes dhe shija e së shkuarës…….madje do të tregohet edhe historia e saj. Na ishtë njëherë një Parti Demokratike, që lindi nga studentët, u shfrytëzua nga Doktori, dhe u fundos nga Lulzimi.

6 komente në “Me këto ritme, pas 2021 nuk ka më PD”

  1. Shoku zenit says:

    Nese ndodhe atehere eshte mposhtja e demokracis tropjane
    Feste e madhe mbare kombetare me ikjen e saliut dhe kjo shkerdhat partie merr fund

    1. ec aty says:

      Festa e madhe do behet kur Salia te ktheje patkonjte nga dielli, aty brenda ne biruce!

  2. Mili says:

    Jo, jo! PD u “krijua” nga doktori, u dhi nga doktori dhe u shkaterrua nga doktori!
    Rrofte doktori! Kryespiuni, kryekrimineli, kryevrasesi i shqiptareve, kryehajduti i pasurise kombetare dhe te shqiptareve! Doktor Vdekja, kryefatkeqesia shqiptre!

  3. Pensionisti skeptik tek germadha says:

    Te gjithe keta te pede-se jane ”gjela”. Nese doni egoiste kampione, qe nuk i gjen ne tere boten, keta i gjen ne organizaten germadhe, qe thirret (por nuk ekziston) pd. Nuk dine te ulen, te kuvendojne shtruar, te shfaqin ide, projekte, vizione per mbrothesine e kombit tone. Vetem nje gje duan kete: Pushtetin me çdo menyre. Vetem ne kolltuk e ndjejne veten komode. Aty nisin e japin urdhera, komanda, vendime. Aty shpallin heronjte e tyre dhe aty ”zbulojne” kriminelet, qe i gjejne lehtesisht ne radhet e opozites politike. Atje, brenda opozites, jane ata, qe perdorin arme te njohura e te pa njohura, pistoleta antike dhe bashkekohore, thika e shpata me helm, shtiza dhe harqe primitive…, por sali berisha nuk bie! I pershendet protestuesit me ”dashuri” nga dritarja e zyres se tij, nderkohe strukturat speciale poshte zyres se tij bejne detyren e terrorit, te torturave çnjerezore dhe vrasjet makaber me plumba.
    Si mund te quhet nje parti e tille ”demokratike”!? Braktisin parlamentin dhe marrin rruget dhe mbeten rrugeve. Nga aventura ne aventurë: Gure e çizme ne parlament, miell e veze e plehera. Molotove, flakadane, shashka, gure, hunj, zjarr per te djegur institucionin me te larte te kombit dhe popullit: Parlamentin, vendin, ku burrat dhe grate e kombit te zgjedhur nga populli mblidhen per te marre vendime madhore per kombin…Keta jane gangstere. Vjen data e zgjedhjeve, i braktisin, nuk marrin pjese ne votime dhe kerkojne qeveri tranzitore. Pd nuk ka me. Endrra e dhjetorit mbaroi. 2021 do te jete shkaterrimi i kesaj germadhe, per t’i hapur rrugen nje force tjeter opozitare, progresiste, konstruktive dhe te besueshme per te qeverisur vendin .

  4. me ose pa doreza says:

    Shoqeria shqiptare ka nevoje per formimin e nje OPOZITE REALE POLITIKE! Nuk behet fjale per te ashtuquajturit djathtiste, ata therrime kane qene dhe therrime do mbeten perhere ne Shqiperi. As per te ashtuquajturit majtiste. Por duhet nje opozite e vertete dhe cdokush qe njeh historine politike, e di shume mire se e vetmja opozite e vertete eshte LEVIZJA KOMUNISTE! Shoqeria dhe historia shqiptare ka nevoje imediate per krijimin e nje LEVIZJE KOMUNISTE NEOMARKSISTE, qe do te kryeje rolin historik te opozites se vertete majtiste. Vetem keshtu do te kemi opozitarizem te vertete ne kete vend. Kjo eshte detyre historike e shqiptareve!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje