Nga Artur Ajazi
Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar dy ditë më parë takimin me “aleatët” e tij më besnikë (dhe nuk dihet pse i quan kështu) për të diskutuar mbi “situatën e COVID-19, dhe zgjedhoren”. Kështu thuhet në njoftimin e dalë nga zyra e kryetari të ish-opozitës, duke mos bërë me dije hollësira të tjera.
Në një kohë kur periudha karantinore e pandemisë po lehtëson maksimalisht masat e saj, në një kohë kur Ministria e Shëndetsisë, nuk e ka ulur vigjilencën ndaj vatrave dhe rasteve të cilat zbulohen dhe vijnë nga zonat e kuqe, në një kohë kur shumica qeverisëse ka gjithë vullnetin politik për të përmbyllur brënda afateve zgjedhoren, Lulzim Basha mbledh aleatët, duke na kujtuar atë fjalën e urtë “pesë kamberë në një derë”. I mblodhi Lulzimi , ashtu siç i ka mbledhur gjithmonë, me “ballin lart dhe kokën poshtë” ata që kanë 7 vjet që mbajnë shpresë tek ai për të “marrë pushtetin me dhunë, molotovë dhe bisedime në tavolina”.
Mbledhja e fundit me aleatët në SHQUP, natyrisht nuk pritet të sjellë asgjë të re, aq më shumë ndonjë zhvillim pozitiv lidhur me “dy problemet e paranjoftuara”, si COVID-19 dhe zgjedhoren. Suksesi që arriti qeveria dhe angazhimi maksimal i krejt sistemit shëndetsor në Shqipëri, për përballimin briland të një situate, e cila ka zënë në befasi edhe shtete tepër të zhvilluara, nuk i ka lënë kohë shqupistëve dhe “ pesë kamberëve” të marrin vendime apo të bëhen faktor imponues. Ata janë mbledhur ashtu siç mblidhen çdo 2-3 javë, pa asnjë ide, pa asnjë program, thjesht sepse u thotë Lulzimi “hajdeni andej nga PD ta bisedojmë njëherë si t’ja bëjmë me Ramën”.
Dhe mblidhen ata, “pesë kamberë në një derë”, gjysma buzagas, dhe gjysma me maraz, ulen e flasin mbi të tashmen dhe luten për “të ardhmen”. Ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për të ardhur në pushtet, kanë vite që kanë humbur gjithçka me vlerë që ka një parti politike, nga anëtarësia tek mbështetja e brëndshme, deri tek simpatia e ndërkombëtarëve.
Shumica e tyre, kanë vite në politikë, kanë qenë edhe në poste të larta ministrore, kanë provuar edhe sherrin, edhe tmerrin e pushtetit, ndërkohë që tashmë janë kthyer në “kryetarë”, falë mbështetjes nga SHQUP-i, dera e vetme e cila qëndron hapur edhe për ca kohë. Mbledhja e Lulzimit me aleatët pikërisht në momentet kur mesazhet dhe reagimet e politikës duhej të ishin të përgjegjshme mbi “detyrat e shtëpisë”, siç janë Reforma e re Zgjedhore dhe ulja në tryezë për të nisur bashkëpunimin institucional me shumicën qeverisëse, “përdredhjet” e tij përmes Bylykbashit, tregojnë sa bosh ka mbetur partia e demokratikasve.
Sa bosh ka mbetur partia e “idealistëve, dhe e të djathtëve”, e atyre që pretendojnë se dikur “rrëzuan diktaturën enveriste” por që në fakt përjetojnë sot, një diktaturë tjetër çdo ditë brënda vehtes. Mblidhi Lulzim, mblidhi “pesë kamberë në një derë”, gjithmonë kur të duhet tu tregosh përralla dimri, por të paktën tregohu edhe i sinqertë me ata, shpjegoi pse Doktori nuk ta jep “vulën” e PD, dhe nuk të bën edhe ty kryetar me mandat fulltime, për të qenë i barabartë me shokët
Te pershendes , gazetari dhe analisti i jashtezakonshem , miku im shpirteror Artur Ajazi ! ??✍✍✍✍✍✍✍
Njeri pjerdh tjetri mer ere
“Aleatet” e Lulit,d.m.th.te Pd-ës,jane per te qeshur dhe per te qarë.Parti nuk kane,kane kryetar,qe janë vete.Te marrësh kryetaret,shumica jane ne nje nivel intelekti,nen mesatar,nivel skandaloz llogjik,politik etj.Nuk e kuptoj si nuk i nxihet faqja ketyre,qe hiqen si kryetare,por nuk kane anetare.P.sh,Agron Duka,katunar safi,qe ta dije,qe qytetar nuk behet kurrë,e bleu partine,nga Xhuveli,me pare te thata,cash,por nuk ka anetare.Ç’te flasesh edhe per te tjeret,karagjoz complet,nga Dash pijaneci,Mona doktorresha,apo Medi Gerdeci?Apo Nard qesharaku.Mos harroni te fusni ne aleance edhe Kujtim Gjuzin,beheni me solid.
Pese Kambere ne nje dere,njeri pjerdh te tjeret mbajne ere….
COHE DERI NE FUND:PESE KAMBERE NE NJE DERE NJERI PJERDH TE TJERET MARIN ERE.
Pesë kamberë në një derë
që të pestë myteberë
sjanë për gjë e sjanë për punë
të pestë ta hanë m..n
lum opozita që i ka
të pestë këta hajna
veç me vjedh e veç me vra
amanet e kanë nga baba
lul shalëngitmi ëndërron
një çik k.ministër kërkon
qoftë edhe nga tarca
se zyrën do ja zërë baca
Dash shehu në radhë qëndron
emrin në listë kërkon
me raki e plonc feston
për opozitën lufton
Nard ndok axhustatori
një çik deputet kërkon
ministër e ka vet zakon
opozitën e shëron.
Bash në radhë rri Mediu
republikan ditë ziu
emrin partisë ja fshiu
krejt siç i tha baca saliu
Qirje dule halle madhi
shumë me zor vallen e kapi
jo veç deti por dhe emri
që tju quet tamam nderi
Duka i krimit në ballë
tha doktori goxha djalë
me klan e zemunit jan palë
më duhet për ëndrrën e parë.
opozitë moj opozitë
copë copë e çikë çik
po spastrove këto plera
gjithmonë do ngelesh tek dera.
…kur i sheh te vjen per te dhjere.
Jo e ke gabim. Kane marre vendim qe Nafije fallxhorja do dale turne ne gjithe Shqiperine qe tu shpegoje shqiptareve se si mund te pasurohesh ne kohe pandemije, se si bisneset mund te dalin me fitime maksimale ne kohe pandemije po te ishte largqofte ne pushtet leshelija, leshilikes, dhe Nafija dybeku. Nafija do tu shpegoje shqiptareve si tundet dybeku ne kohe pandemije si dhe per mijra kerkesa nga qytetaret e USA per te vizituar Shqiperine mbas vizites qe beri atje Nafija vjet, ata duan te vijne ne shqiperi te trajnohen ne tundjen e dybekut se ashtu i ka premtuar Nafije fallxhorja.
O plehra dolet prap ju,sa here qe ju shohim na vjen per te vjedhur, o hajdud dhe kriminel te ketij vendi,nuk e kuptoni qe jeni llumi I ketij kombi?
Oh sa na kishte marre malli per te pare kete grupin BABALE.
Kjo eshte banda e PD, fatkeqesi qe u shkaterua partia e cila ja ka kaluar asaj te Enverit.
“Pese dylbere ne nje dere”
Po ketu kater jane, apo 7×7=42,
Ishte edhe nje kambereshe, baxhelle hesapi.