Pasioni për zjarre i partisë së piromanëve

10 Maj 2020, 13:46Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me nje sqarim për akuzën e artikuluar nga kryetari i PD, se aty paskësh rënë zjarr dhe janë djegur dosje.

Me një gjykim të shëndoshë, edhe reagimi i MSHMS mund të jetë i tepërt, po të kesh parasysh banalitetin e akuzave dhe nivelin ku ka rënë aksioni politik i PD.

Një trajektore që nis me Babalen dhe përfundon tek akuzat për zjarre që i ka parë PD, por jo vetë punonjesit e Ministrisë. Eshtë e kotë edhe për nje tjetër arsye.

Partia Demokratike tregoi gjatë gjithë vitit qe kaloi se është një forcë që i ka fort për zemër zjarret. Mjaft të kujtojmë skenat e protestave me molotovë dhe zjarrvënie institucionesh, të cilat u bënë dhe objekt memesh si në skenat e Game of Thrones.

Edhe sot në konferencë akuzat absurde për zjarr në Ministri të Shendetësisë i artikuloi piromani me i spikatur i SHQUP: Bardh Spahia ish deputeti qe udhehoqi militantët duke u vënë zjarrin shkollave në Shkoder

Një tjetër konfirmim ky i pasionit që ka për zjarret një forcë piromanësh që, mbasi u përpoqën t’ua vene flakën institucioneve nga jashtë, tani kanë kaluar ne fazen B, atë te shpikjes së zjarreve imagjinare nga brenda.

5 komente në “Pasioni për zjarre i partisë së piromanëve”

  1. Ca bone ti says:

    Dmth e-maili eshte i rreme?
    Ato letrat i kane vendosur sherbimet imperialiste revizioniste qe duan te lene nje njolle te zeze ne kete sfide qe republika jone popullore e kaloi me sukses?
    Ju lutem na thoni qe te biem rehat.

  2. permbytja e madhe says:

    Rilindja i ka pasion te dyja, edhe zjarrin dhe permbytjen ?. Psh rasti i Bibliotekes Kombetare, kisha e Kozares ne Berat etj

  3. apokalipsi says:

    Ne fakt, Rilindja i ka pasion te dyja, zjarrin dhe permbytjen?. Psh rasti i Bibliotekes Kombetare dhe kisha e Kozares ne kohen e “Shanishase”.

  4. lani says:

    hahahahahahaha……..shume bukur Endri …te lumte pena.

  5. ben says:

    Por ne se eshte e vertete se jane piromane, perse nuk jane ne burg? Jemi ngopur me llafe dhe te lodhur me pelivanlleqet e PD/LSI, duam qe Rama te veproje ne emer te ligjit, prandaj i dhame votat. Deri me sot ka mbetur ne nivelin e lloqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje