Dy vetë në një bisedë që duhet harruar

8 Maj 2020, 09:38Blog TEMA

Nga Besmir Selishta

Është interesant se si një kryeministër bie në nivele bisedash kaq banale, si ajo e mbrëmshmja. Edi Ramës zakonisht nuk i mungon mprehtësia e kapjes së thelbit, por mbrëmë atij i shpëtoi ky përcaktim. Ishte një takim midis dy njerëzish që e urrenin njëri -tjetrin.

Ku, njëri edhe pse në një foltore të gabuar, krenohej me të drejtë që udhëhoqi një aksion, nga ku rezultati ishte i shkëlqyeshëm, ndërsa tjetri, që nuk e fshihte dot dëshpërimin që këtë sukses e kishte arritur pikërisht i ftuari i tij, por i kërkoi për një orë rresht llogari, se përse nuk e bëri më mirë akoma më të shkëlqyer akoma (që llogari kërkuesin ta dëshpëronte edhe më shumë, me siguri!)

Niveli i banalitetit të këtij takimi ishte llahtarisht i ulët. Çim Peka të hënën do të ketë të ftuar pronarin e vërtetë të këtij televizioni të ri, alias Sali Berishën, i cili do të mbajë një fjalim historik për të falenderuar në emër të opozitës “reale” 31 të vdekurit nga virusi famëkeq.

Në këtë fjalim Berisha do të shprehë keqardhjen që të vdekurit nuk morën me vete nënëdhè edhe nja dy a trimijë të tjerë.

Dhe pastaj do të kthehet të mallkojë e të shajë ndyrazi, siç di ai,  të gjithë të shëruarit, që mund t’i kishin dhënë një dorë PD-së për të ardhur në pushtet.

Se, asëll-asëll, të dashur komentatorë, në këta 4 muaj që shkuan, për ca e ca, nuk ishte as punë Covidash e as punë virusash. Nuk i plasi kujt  as për kufizimin e lirive, as për të vdekurit e as për të gjallët.

As për testet dhe as për respiratorët. Këta katër muaj, çdo natë e çdo ditë, u bë vetëm fushatë elektorale, e cila përgatit zgjedhjet e vitit që vjen.

Dhe një doktor i dështuar dhe, më pas, politikan më i dështuar akoma, na e dëshiron edhe njëherë Shqipërinë nën pushtetin e tij, paçka edhe me një popullatë të  përgjysmuar nga pandemia.

 

3 komente në “Dy vetë në një bisedë që duhet harruar”

  1. qytetari says:

    Perfundimisht nuk ekziston me nocioni shtet,ne kete humbetire tokei europiane,kur kryeveziri i tij,shkon dhe vet-perdhunohet ai dhe ajo cfare perfaqeson ai ne mejhanet televizive te mesjetes orientale,ku takon skuthin,injorantin pa kufi,kriminelin ordiner,te llojit te specieve ,demi,peka etj.
    Neveri,pa fund neveri shoqeruar me nje revolte pa kufi!

  2. Timi says:

    Edi duhet falenderuar qe i ekspozon majmunet e babalet. Te gjithe e pame se si tallej me Qimin, kete idiot qe nuk di te flase shqip.
    Demokracia keshtu e ka mesohuni nuk jemi ne kohen e Sali merhumit ku te vrisnin po te ishe kunder babaleve dhe kundershtari trajtohej si armik per vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje