Nga Ilir Yzeiri
Sot, ndërsa isha duke shkruar diçka për romanin “Koncert ne fund të dimrit”, mora vesh vdekjen e Maks Velos.
Maksin e kam njohur nga afër, kam ndenjtur disa herë me të. Ne vitin 2000 kam shkruar nje artikull në gazetën “Shekulli” për librin e tij “Kohë antishenjë”. Maks Velo mund te quhet me plot kuptimin e fjales artist.
Ai jetonte vetëm me artin, fliste për të, ndiqte çdo aktivitet artistik në Tiranë. Nuk kishte asnjë ushqim tjetër për të veç artit. Ishte mjeshtër i grafikës dhe i ngjyrës së zezë, i njollës dhe i shenjës grafike. Ishte po ashtu shkrimtar.
Por ishte edhe shumë kërkues nga ambienti ku jetonte. Ishte i panënshtruar në shpirt dhe ngrinte zërin me forcë.
La shumë vepra pas. Libra po ashtu. Pati një jetë të vështirë. Provoi burgun. Bashkëshortja dhe vjehrra e patën denoncuar.
Ai ishte tragjedi e gjalle, por e mbante veten se ushqehej vetëm me art. Ishte kundër islamit radikal dhe një kristian pasionant.
Udhëtinte shumë, sidomos ne Korçë, por vinte qe andej i mërzitur disa herë, kur shihte si ishte deformuar arkitektura apo pamja e qytetit.
Ai ishte një këmbanë alarmi për çdo dallkaukllëk që bëhej në hapësirat publike. Kishte shumë pasion për jetën dhe e donte atë.
Jetoi me shumë dinjitet dhe mbeti deri në fund vetëm artist. Më duket se Galeria Kombëtare nuk ka ende një punë të tij.
Lamtumirë Maks Velo!
Do jetojmë edhe pa maksi. Boll me sentimentalizma!
Zoti paste meshire per islamofobin.
Amani o shoke, vetem pa Edin mos na lini, se si Maksi gjejme me shumice tek tregu Yzeirit..
Na la Njeri nga martiret,artistet,europianistet dhe anti anadollaket me brilant
Nje nekrologji e shkruar shpejt e shpejt, mbase si artist qe ishte, meritonte me shume per te pershkruar artin e tij per te cilen beri 6 vjet burg
Sa ishte gjalle shume nga ju nuk late gje pa thene.Artisti edhe kur iken fizikisht ,nuk mungon.Ai mbetet mes nesh me vepren e tij.Ai do tu mungoj vetem atyre qe nuk kane pune tjeter.
Nje njeri pa vlera. Mburrej me burgun. Antishqiptar. Askush nuk e donte prandaj kishte shume urrejtje ne fytyre. Ky dhe lubonja vertetuan qe jane denuar me te drejte. Nuk u hjen dot asgje pozitive ne jete. As familjaret e tyre nuk i donin.
Shqiperia eshte me mire pa te. Paste kemben e mbare e na shpeton edhe nga saliu,meta,lubonja,m.nanua etj.