Nga Alfred Peza
Kryetari i PD shfrytëzoi Ditën e Europës, për të mbajtur një konferencë shtypi për mediat, në stilin e një lideri politik “alla shqiptar”. Duke u rrekur ti tregonte qytetarëve problemet e mazhorancës, ai thjeshtë sa u dëshmoi atyre live, dëshpërimin e tij personal.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama u shfaq pas tij përkrah ambasadorit të BE, për të zbuluar emrin e kryenegociatorit për anëtarësimin, duke ftuar në një tryezë Presidentin dhe Kryetarin e Opozitës për këtë proces. Duke treguar në këtë mënyrë, rrugën e Shqipërisë përgjatë këtij viti e në vijim, për realizimin e ëndrrës së përbashkët kombëtare drejt Brukselit.
Po çfarë të jetë ky hall kaq i madh personal i Lulzim Bashës, që e bën atë që ta shfaqë dëshpërimisht kaq hapur, në këtë ditë? Ai lidhet me atë që prej disa kohësh përflitet nëpër koridoret e SHQUP, Presidencës dhe të medias, rreth asaj që mund të konsiderohet si kriza më e madhe për lidershipin e opozitës shqiptare në 7 vitet e fundit.
Një krizë që nisi pas humbjes së PD në zgjedhjet e 2013, e cila detyroi “liderin historik” Sali Berisha, që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Ky akt politik u duk në fillim i njëjtë me atë që kishte ndërmarë 8 vjet më parë, edhe kryetari i PS Fatos Nano, kur pas humbjes në zgjedhjet e 2005 dha dorëheqjen. E atëherë kur u duk se po realizohej rrotacioni i elitave, duke i dhënë fund edhe tranzicionit politik të post komunizmit, ekuacioni u komplikua.
Ndryshe nga Nano që pas marjes së drejtimit të PS nga Rama u tërhoq nga jeta aktive politike, Berisha ndoqi një rrugë tjetër. Duke mbajtur anë në përballjen mes Bashës e Olldashit në garën për kreun e PD, e duke mos u tërhequr nga jeta aktive as sot e kësaj dite. Kalimi i LSI në opozitë më 2017 dhe i Ilir Metës në Presidencë, e komplikoi më shumë ekuacionin opozitar. I nisur nga besimi se pas një kariere të gjatë politike do të bënte siç duhej edhe Kryetarin e Shtetit, Ilir Meta zgjodhi ta shfrytëzonte këtë kohë, për të bërë më tepër Kryetarin e Opozitës.
Brenda gardhit të PD, shtoheshin zërat mediatikë që sa më shumë i shprehnin dashurinë Berishës, aq më tepër bëheshin kritikë me mënyrën e të bërit opozitë nga Basha. Kulmi arriti me djegien e mandateve të deputetëve të PD e LSI, çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dekretimin 3 ditë para kësaj nga Meta të zgjedhjeve të 13 tetorit dhe bojkotimin e tyre nga “Opozita e Bashkuar”. Objektivi kryesor ishte pengimi dhe zhbërja me çdo çmim, i ngritjes e funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, që do të mershin me ndëshkimin e mëkateve të vjetra politike.
Fillimi i hetimit parlamentar, rriti nevojën e Presidentit për tu mbrojtur nën çadrën e madhe të opozitës e jo thjeshtë e vetëm nën çadrën e vogël të LSI e cila nga ikja e tij, ishte futur akoma edhe më shumë në ujë. Në këto rrethana, nisën përpjekjet për një lëvizje të re politike të lançuar për më 8 dhjetor, përmes tezave nacionaliste, sovraniste e anti perendimore. Tërmeti i 26 nëntorit e shtyu për më 2 mars këtë axhendë, që nxorri nga kostumi i kreut të shtetit në bulevard Ilir Metën, me përkrahësit e militantët e PD, në prani të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Pas kësaj, trokiti pandemia globale. Ishte ai momenti kur nisën të ndryshojnë dukshëm rolet mes Metës e Bashës. Presidenti mori anën e publikes përballë virusit vrasës Covid-19 dhe kryetari i opozitës, duke e parë veten nën morsën e një realiteti që po ndryshonte kahje brenda kampit të tij, u bë me “armikun”. Kjo alarmoi grupet brenda së djathtës, të cilët nisën ta akuzonin Metën për “tradhëti”. Tregues sesi më në fund, njerëzit e Bashës kuptuan se prapa “dashurisë pa kushte” Meta- Berisha, fshihej loja për kreun real të opozitës.
Lulzim Basha nuk e fshehu dot dëshpërimin e tij as në Ditën e Europës, atëherë kur duhet të dëshmone përpara të tjerëve, se ishte gati që të ulej në një tryezë me Edi Ramën dhe Ilir Metën për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Por, duket se tashmë ai ka një prioritet më të madh, se ai që kanë shqiptarët. Duke vendosur kësisoj në këtë ditë, hallin e tij personal, mbi atë të Shqipërisë dhe të së ardhmes së saj Europiane!
Bravo. E ke zberthyer fiks sic duhet !
I deshtuar
I deshperuar
I lodhur
I pergjumur
I dorezuar
… LULZIM BASHA
Atij i ka mbetur vetem varianti i Toto Likes qe edhe ai te beje si i çmendur se mbase elektoratit mund ti vije keq e ndoshta mund ta rimarre vehten si krye. ar i opozites!Por deri me tash me krye.ari i opozites ka dale pas Berishes ,Meta i cili e ka konfirmuar vehten!Koha do te tregoje levizjen e re te Bathes sipath Edi Paloqeth!
Luli eshte kote, po ti je hajdut dhe pa integritet, pseudogazetar.
Dhe ti hajdut je.Vetem hajduti e njeh hajdutin pa prit per rezultatet e gjyqit.
Lider i kujt?
Nuk perfaqeson asnje Shqiptar ne Parlament.
Ku eshte lider ky?
Po pse merreni me njerez qe nuk prezantojne asnje njeri.
Po kush eshte ky?
Ne veri thojme ketij vari ……
Pra Bashes.
Nuk shkruaj vulgar per respektin qe kam te lezuesve .
Brilant Peza. Shkrim i mire.. ndejste paste Olldashi se po te kishin zgjedhur ate gjerat me siguri do kishin shkuar ndryshe per demokratet..
Lider i kujt?
Nuk perfaqeson asnje Shqiptar ne Parlament.
Ku eshte lider ky?
Po pse merreni me njerez qe nuk prezantojne asnje njeri.
Po kush eshte ky?
Ne veri thojme ketij vari ……
Pra Bashes.
Nuk shkruaj vulgar per respektin qe kam te lezuesit e gazetes .
Luli lider leshi
E coi PD ne germine
Nuk deshtoi Basha se ai gjithe kohes nje leshko kukull ka qene, por vdiq perpjekja e fundit e nje halabaku tribal si Sali Berisha, per te mbajtur peng me ane te kukullave partine e pare pluraliste, qe e ka kthyer prej 30 vjetesh ne Tok te Xanun familjare.
Kur u shporr si halabak me vote Sali Berisha, vrima qe polli berishizmin, te vazhdosh te ofrosh po berishizmin shpellar si te vetmen alternative politike me ane te kukullave si Basha, eshte perpjekja me e trashe, me e semure, me tribale dhe idjote qe vetem nje bole si Salí Berisha mund te bente ne kurriz te partise qe kaleroi, mboli dhe mbyti pa meshire.
Ditet qe vijne per PD do te jene edhe me dramatike, agonia edhe me uleritese dhe marrezite e psikopatit plak qe e mban peng edhe me tragjike deri kur trau qe kane gerryer kaq shume dhe i mban, te behet cope e cike dhe te shpertheje hakmarrja e gjakesve qe e pergjojne dite e nate, hakmarrja e drejtesise, hakmarrja e partise qe perdhunoi dhe hakmarrja e shqiptareve qe nuk kane per ti lene as dy metra dhé per varr nga ajo toke qe ky lloj kerme percelloi me shishe benzine ne dore.
Lulzim Basha nuk e thyen dot binomin e krimit Rama-Meta e ka te kote. Dy gjigandet e krimit dhe te vjedhjes nuk largohen pa nje revolucion masash. Per bllokun e Metes u vrane 4 njerez ne bulevard betonuesi i Tiranes shoku i Dakos qe shkaterroj Durresin 3500 vjecar e beri president. Llumi llum do ne 2021 do kete perseri aleanc Rama-Meta . Basha e ka te kote pushteti hajduteve ju merret vetem me dhune jo me llafe.
Padyshim që nuk i heq presje atyre që thua..
Por pse gjithë ky sulm “alla berishë” kundër kundërshtarit dhe opozitës.
Ajo që në fakt duhej te ishte nje ndeshje “profesionistësh” ku kundershtari është hedhur knock out, pas disa roundrsh dhe disa herë knock down. (fryrë nga birbili Popull). Ju merreni akoma me Bashën.
Po duket si një ndeshje rrugësh fut e bjer dhe mbasi ka rënë në tokë dhe madje në grahmat e fundit..
Po pse mo Alfred duhet me u marr kaq shumë me opozitën, PD dhe Bashën..
Shikoni problemet tuaja në derë e brenda se as ju nuk jeni më të pakët…
S’jeni si ataaaaaa do thoshte kryetari jotë..
Por ama jeni dhe ju një parti monopol (sot vetëm e kryetarit )…
Një PS që s’ka qenë asnjëherë kështu dhe se besoj se do jetë ndonjë herë kështu…
Larg shumë të të qenit Europiane dhe të bërit politikë si në Europë..
E di si jeni ju Alfred…!?
Ju jeni gjysma tjetër e atij Fantit Spathi të Pitarkës dhe Lakos tek filmi Ballë për Ballë …
Habitem me keta njerez qe fantazojn per marrje pushteti me vote. Nuk ekziston pushtetin Rames apo metes mund t’ja marre vetem nje lider si Berisha apo me i cmendur sesa Berisha. Basha eshte shume perendimor per te thyer krimin ne Shqiperi.
Shkrim shume i bukur…por nje verejtje kam: mos i thoni me lider ronxhobonxhos Lulezim Basha. Na vijne zorret ne goje kur lexojme “lideri i opozites” nuk i thohet lider jetij idioti. Virjani epitetin real qe ka: qeni sherbetor besnik i familjes mafioze Berisha.
Eshte per te qeshur, e per ter qare, kur i thuhet ketij tutkuni “Lider”!?
Deri sa mos te kete te ndeshkuar nga kjo kaste politike ata e konsiderojne partite nje mrojtese per krimet dhe korupsionin qe kane bere dhe nuk i leshojne kollaj ,kur te humbin shpresen qe partia si mbron dot me atehere do te humbin dhe interesin mbi te prandaj vetem drejtesia e re eshte shpresa.
T e vjen per te qeshur kur ketij syrgjynit i thuhet Lider!? Ky humanoid nuk eshte as Lider dhe as i deshperuar!