Nga Agron Gjekmarkaj
Autorit të këtyre radhëve ndoshta mund t’i merret si hipokrizi apo vendosje e shpirtit në paqe ky dedikim ndaj Maks Velos, pas një shkrimi plot pezëm kundër tij vite më parë, si shenjë mosdakordësie për një deklaratë të fortë të artistit ndaj myslimanëve dhe gegëve, por nuk është kështu. Arsyet nuk janë këto.
Nuk e kisha mik, nuk kam pirë kurrë një kafe me të. Pas atij artikulli me rreptësinë ndarëse që e karakterizonte, mbase më gjykonte si armik, aq sa një herë nuk pranoi të vinte në një debat televiziv ku isha edhe unë. Më këtë kanon duhej të heshtja. Por trazimi që lajmi më shkaktoi, me nxiti të kundërtën.
Bindja e thellë se Shqipërisë dhe qytetit (Tiranës) do t’i mungojë zëri i tij kontrovers, i cili mbështetej vetëm në bindjet e veta që i respektonte si perëndi dhe kulturën po kaq të gjerë që e reflektonte në çdo bisedë, na bëjnë t’ia ndiejmë menjëherë mungesën, pavarësisht në e zemëruam apo na zëmëroi në të gjallë.
Ai zgjodhi të ikte në një ditë të trishtë, kur vëmendja e njerëzve është gozhduar te pandemia dhe frikërat derivat i saj. Ndoshta nuk e donte më vëmendjen e tyre, si protestë ndaj banalitetit që e ka mbërthyer të përditshëm tonë. Velëritja dhe zhgënjimi dukeshin si dy shokët e tij tek ecte rrugëve të qytetit, që prej dekadash po i bëhej i panjohur nga vetëshumëzimi hibrid e kaotik, nga mohimet me heshtje e pranimet në terr.
Po kaq, rënkimi dhe pauza spikasnin në ligjërimin e tij mbi çështjet urbane e kulturore, të cilat kishin rënë në duar jabrashe nastradinësh politikë. Maks Velo spikaste në çdo rast kur ndërtonte sintoni mendimi me shumicën, apo edhe atëherë kur shndërrohej menjëherë në idhull pakice me flokë të shpupuritur si gravurë e një kohe, e cila nuk e pranonte e që gjithaq ai e refuzonte.
Ai jetoi në dy epoka dhe në të dyja linte përshtypjen se ndihej viktimë e njeriut shqiptar. Në të parën e atij e atij që u ideologjizua, u shndërrua në spiun e kandërr dhe që e çoi drejt burgut të gjatë e të pamerituar, ndërsa në të dytën e atij që nuk diti t’i kërkojë kurrë falje për vuajtjet që i shkaktoi dikur e për ato të rejat me metamorfozën e shndërrimit në një tjetër, pa mea culpa, pa brerje ndërgjegjeje me hapin e shpejtë të babëzisë.
I morën shumëçka artistit, piktorit, arkitektit Maks Velo këto dy kohë zgjatime të njëra- tjetrës, duke i lënë në këmbim një individualitet e identitet intelektual të pakonfondueshëm, të pakrahasueshëm. Nuk vlen të themi më i mirë apo më i keq, ishte thjesht ndryshe, aq ndryshe sa nuk gjen një për krahasim. Nuk mund të thuash që filani i ngjet Maks Velos. Me gjasë, ai kishte ëndërruar një Shqipëri e shoqëri, shenjat e të cilave na i la në punët e tij të ndryshme, e cila ekzistoi vetëm në to si dashuria e tij franceze, ai vetëmashtrim i fisëm ndjenjash që nuk mund të bëhej kurrë realiteti tij.
Mastari i tij kur maste të kaluarën, të sotmen a të tashmen qe ciklopik, nuk përputhej me të zakonshmin, normalin, me njërin prej nesh. Pakënaqësia e rezultatit e shndërronte në vetmitar e shumë më tepër kur zbulonte në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit se kush e kishte përgjuar dje dhe i kalonte pranë sot si ironi e rastit dhe çastit.
Velo u shfaq si antimodel shoqëror, qoftë ndaj njeriut të ri të komunizmit me etikën dhe estetikën e veprave apo akteve e po kaq më pas kur shoqëria gjeti modele të tjera. Maks Velo shfaqej i ditur, sharmant e provokues në idealizëm, në ide dhe sfida. Po kaq i vërtetë në gjykimet dhe paragjykimet e veta, pa kinse që të skuqnin sytë.
Maks Velo ishte një dendi që do t’i mungojë jo shumëkujt në një qytet përtej retorikës solemne të kornizës, i cili njeh e respekton si VIP-a mjaft tatalosha, por që gjithnjë e më pak di kush ishte Eqerem Çabej e Lasgush Poradeci, Vedat Kokona e Pashko Gjeçi, Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, Luk Kaçaj e At Zef Pllumi, Kristo Frashëri e Dritëro Agolli, i cili pat paralajmëruar se “Nëpër udhët ku kam ecur/S’do ndihet kolla ime e thatë/ Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur / Një qiparis si murg i ngratë / si dhe shumë të tjerë të vdekur a të gjallë.
Përtej vetëdijes apo mungesës së saj, qyteti sot është më i varfër pa siluetën e Maks Velos, këtij artisti e dëshmitari që iku pa e kërkuar lamtumirën si rebelimin e tij të fundit. Kur ai (vendi, qyteti) të dalë nga amnezia, në një të ardhme do të ndihet dhe kuptohet mungesa e tij.
Bukur!
Edhe Gjekmarkaj ka folur shume me bukur se Blendi Fevziu. Turp oer Fevziun me dy fjalet e rhata qe as nuk e pershkruanin fare Maks Velon!
Do ishte vertet bukur sikur keto ti thoshte pa vdekur Maksi .
Gjekmarkaj ne kete shkrim, paraqitet si nje doktor Radiografie i persosur.
E diagnostikon ne menyre perfekte.
Bukur !!
Ku ka arrit puna,Gjonmarkaj,malok,idiot,pseudo intelektual,shkruan per Maksin.O gdhe,o dru me pre,qe te shkruash ti per Maksin duhe me kalu 12 breza ne Tirone.Ti je pa lidhje fare me Maxin.Bej imagjinaten qe ti te ishe shok me Maxin,s’ka lidhje fare.Ti mund te shkrush per Salen,Mark Markun,dhe maloket e tjere.
Beno, teheronas je ti? Sigurisht!Gjon Buzuku,Frang Bardhi e shumë të tjere,maloke kanë shkruar të paret shqip, e jo Haxhi Qomilat,,mor bole kandarit!Gjekmarkaj con para traditen e katragjyshave!Se ata Nuk kanë ba veshur shallvare e citjane si ju gabelët!Por tirq e xhublete,o idiot!!!
Perfekt
I largoni këta malokë nga sistemi se nuk kanë as zotësinë dhe aftësinë të sjellin frymën përparimtare.Janë ende shumë mbrapa në shoqëri pamvarësisht që çfaqen me kollare.janë fatkeqësia e Kombit ardhja e shpellarëve në Tiranë dhe në oranet drejtuese.manyra si flasin Shqip dhe si shprehen janë të pështirë. Mark Marku Gjonmarkaj dhe të tjerë nuk kanë aftësinë të diskutojnë për Maks Velon djalë Tiranas dhe modern. Malokëria tëtë shkojë atje ku ka vëndin.
Eh… o “Malok”
Sa i peshtire ky komenti juaj.
Ju kujtoni se beteja fitimtare e Shqiperise, eshte lufta kunder
Malokerise..!
Keqardhje bet “batakun” ku zhgrryhesh dhe vet-kenaqesh.
Mos harromiku im “Real” se çfarë i solli kopeja e malokërisë ur zbritën në Tiranë si ujqër. zaptuan tokat me pa të drejtë të Tiranasve të ndershëm si në Bathore, Kamëz e shumë zona të Tiranës me pa të drejtë (për mua duhen ndëshkuar me përzënie andej nga kanë ardhur). Ata për veç kësaj sollën në Tiranë dhe gjakmarrjen si të ishin kafshë me dy këmbë. malokëria nuk ka as besë dhe ndershmëri,janë rritur me psikozën e dhunës dhe të frikës. Komunikimi i tyre është i ashpër dhe banal,që kështu nuk kanë vënd akoma në shoqërinë Shqiptare,jeta më e mirë e tyre është mali aty ku kanë dhe origjinën. Shihni në komentet që bëjnë në televizor Pedagogu i azetarisë (ë qoftë se është) Mark Marku njeriu që kundërshton çdo hap progresist të Shqipërisë,vetëm nga fakti që qeveria nuk është malokëri,po ashtu dhe Gjenmarkaj kundrshtar di qeverisë dhe bashkëpuntor i kriminelit sali berisha. Ku shkon nëpër zyrat e shtetit ka disa nënpunësa qe të flasin shqip për nuk i kupton se çfarë thonë duhet ti pyesësh disa herë që ti kuptosh. Maloku është vrasës, përdhunues, dhe gjakatar i kohës moderne. Është interesant fakti që çdo vrasje që ndodh në Shqipëri janë malokët që kryejnë vrasjet. DHE NJË GJË TË FUNDIT JUGU SHQIPËRISË KA UDHËHEQUR ME SUKSES SHQIPËRINË. DHE NJË HERË QË MALOKËRIA MORI PUSHTETIN NË 1991 SOLLI SHKTËRRIM DHE GJAK (SALI BERISHA, AZEM HAJARI DHE SHUMË TË TJERË QË NUK POJA U PËRMËND EMRIN se nuk ja vlejnë) të cilët dogjën Shqipërinë dhe vodhën këtë popullfukara me piramidat dhe luftës civile të 1997. Këta janë malësorët tanë “trima” që e çuan Shqipërinë në ferr,ku dhe sot nuk del dot.
Mos ja u pafsha më bojën dhe të folurën e tyre banale. largojuni nga tirana e bukur se po na ndyeni. TË FALA.
Nuk kishja pire kurre kafe me te thot,Gjek Mark Markagjoni,po pse vertet beson ti o berishist se do pranonte Maksi te pinte kafe me ty qe e ke shit shpirtin per karier?! Maksi ishte njeri i lire,dhe nuk e lidhte asgje me kopen berishiste te kazanit mediatik si,Gjek Markagjoni,Mark Marku,Shkullaku,Qimi i Pekes,Zheji,Sonila, i “madhi”Fevzo,etj.
I paske rene gjate o Gjekmarkaj,Velo kishte rene pa dashje ne toke dhe zoti e fati nuk e deshi gjithmone,ndoshta se sa here ka folur ka renduar njerez duke i ndare nga feja e krahina,cdo gje e kritikonte ishte njeri pa miq dhe pa shok,kishte frike njerezit ndoshta nga e kaluara.Qe ne fillim te jetes se tij armiqte e tij te pare ishin prinderit,qe e linden ne France dhe e sollen ne Shqiperi,duhet te jesh shume i ceket qe te lesh Francen per Shqiperine,kete nuk e justifikon as te qenit patriot,ndoshta kjo ka qene meraku i M Velos,me vone armiq te tij u bene njerezit e afert ose me mire te them te shpis,gruaja dhe vjerradhe ne vitete e fundit te jetes ai urrente njerezit me idene se te gjithe ishin spiune dhe te poshter,kjo i ngeli deri sa vdiq.Me te mira e te keqia ne fund mund te them i shkofte shpirti ne paqe,ndoshta do ket fat me te mire ne jeten tjeter.
A kuptuat gje nga ky shkrim . Edhe pse kam jetuar, me shume persona malsor, nje gjuhe te tille spo arrije ta kuptoje .Nuk e kam iden cperfaqson ky Gjekmarkaj . E shikoj ndonjehere ne studjo Tv por rendesi si kam dhene .Me eshte dukur serojz si nje miku im malsor. Keta te bejne gjemen po te mos ishje i kujdesshem kur hypi i Madhi i te Medhenjve Dif Dragoj i Vici-doli. Sido qe te kete qene Maks Velua nje gje bie te bie sy .Budalla si keto te sotcmit, qe per fate te keq te popullit jane shume, ky nuk me eshte dukur i tille sic po e kritikojne disa perfaqsuese te modernizimit primitiv shqiptare .
Perfitoje nga rasti ti shpreh familjes ngushellime.
Per hir te se vertetes eshte hera e pare qe me pelqen nje shkrim i yti.
Maks Velo ishte njeri i lire para dhe mbas 90-es,Gjek Mark Marku dhe gjithe markemarket
e gjekmarkemarket “jane rriqe te ndyte”thoshte at Gjergj Fishta,qe e ka per zemer Gjekmarkagjoni.
Cfar thote ky shpellari….
Nje shkrim shume i bukur Agron. Urime!
“Përtej vetëdijes apo mungesës së saj, qyteti sot është më i varfër pa siluetën e Maks Velos…”.
Maks Velo lindi në Francë Maks Velo,jetoj e vdiq në Shqipëri Maks Velo,veçse gjithmonë vetvetja,e njeri ilirë
Po ju kush jeni z.gjekmarkaj. ju sjeni vetvetja,ju sjeni i lirë,ju jeni bythëlëpirës,
ju jeni askushi dhe si askush do ikësh nga kjo botë.
Mëkatë të shkruash ti për Maks Velon o askushi i ditëve tona,turp,turp….
U prehësh i qetë në botën e përtejme o Maks Velo,armik i përjetshëm i byth lëpirjes,anti konformist i pa tjetërsueshëm.
E para, nuk dij se cfare veprash ka lene prapa Maks VELO, pervec disa ndertesa karakatine dhe rrefimeve te tij percarese neper intervista, dhe si u denua (denim qe per mendimin tim ishte i padrejte)… as nuk ishte Gerardio Boso, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Zef Pllumi etj etj por nje intelektual me se ordiner…
E dyta, nje anti-shqiptar i “thekur” , percares i kombit …per cdo gje qe shkonte keq, fajin e kishin verioret, sepse kishte pas njohur nje verior te keq ne burg?! sipas tij verioret ishin dembel…ne fakt krejt e kunderta sepse shikoji ne USA apo Europe kush jane pasaniket me te medhenj nga Shqiperia jo vetem biznesmen te ndershem, por mjek inxhinjer, shkenctare, etj etj 70% shikojini se nga cilat treva jane…nuk dij nese ka qene ndonjehere ne Veri pervecse kohes se Spaçit…ishin nga KORCA qyteti i tij qe lindi kriminelet e pare te kuq, me ne krye KOCI Xoxen dhe bashkpuntoret e tij qe vrane, prene, grabiten , internuan Shqiptaret dhe keto 90% ishin viktima nga Veriu…NUK E DEGJOVA NJE HERE DUKE FOLE PER KLERIN KATOLIK qe u masakrua…para pushkatimin thonin “Rofte Shqypnia, rrofte Krishti MBRET dhe fali zot se nuk dijne çka bajne”
e trete, nuk meriton respekt persa kohe ishte gjalle…por tani ka vdekur dhe i qofte dheu i lehte
e fundit Z. Gjekmarka, po te kishe vdekur ti qe per mua jo ti por cdo Shqiptar u befte 100 vjeç, nuk do kishte thene te njejtat fjale i ndjeri per ty!
Gjekmarkaj me shkrimet e tij gjithmone i tranon disa smirzinj qe kujtojne se bota rrotullohet rreth tyre. Qyqaret ! Edhe idjota edhe smirzinj !!
Ne kete shkrim Gjekmarkaj e trajton Maks Velon me shume rrespekt, ndoshta ma teper se e meriton dhe e çmon ma shume se asnji tjeter. Si duket kjo asht arsyeja qe keta cinike pretendojne me poshtru autorin. Ndjehen te fyer nga mungesa e kapacitetit intelektual me kuptu gjerat si duhet.
Dikush ban pyetje a kuptove ndonje fjale ? Duhet me dite Shqipen per me kuptu artikujt Shqip. Dikur, keshtu thoshin edhe per At Gjergj Fishten, por ju kthye si bymerang.
E keqja e ketij vendi gjithmone ka ardhe prej ketyre tipave si keto smirzinj injorant, qe per fat te keq kane pas pushtet.
Gono malok i qut je, por prape malok ngelesh edhe nja 3 breza te tjere. Hade mo u merzit.
S’kam bere ndonjehere komente per shkrimet — une e kam njohur Maksin si Portret – Personazh shetites ne Tirane rreth 60 vjet me pare dhe si student duke e pare disa vite me vone nje burre i mencur tha : ky eshte arkitekti Maks Velo …nje Dardhar 24 karatesh … me vone pashe edhe disa nga veprat e thjeshta projekte te tija ne Tirane. Ne komentet diabolike per “Dimrin e Vetmise se Madhe” ne 1972 – 1973 ne Tirane flitej se Maksi ishte nje nga personazhet e Kadarese ne ate roman … kujtoni urbanistin e shqetesuar te Komitetit Egzekutiv te Tiranes neper trotuaret e Broduejt tiranas
Shkrimi i Agronit ( s’e njoh dhe s’eshte se kam ndonje simpati…) larg marrezive dhe vogelsive shqiptare, eshte nje homazh per ate qe Maksi si rallekush tregoi me jeten, talentin dhe vecanerisht shembellin per personalitetin dhe respektin per mendimin e pavarur.
Te bashkohemi dhe te nxisim ate qe aq shume na mungon: njerezit e dinjitetshem dhe te ndershem !
Per kete le te sherbejne gjithe Komentet per Maks Velon …
Nuk pranoj te vinte ne debat me mua,thot bythelepiresi Gjek Mark Marku,po si mund te vinte nje njeri i lire ne nje debat me nje qe e ka shit shpirtin shejtanit?!
moj nafije, debati eshte per te gjithe ata qe nuk kane frik prej tij. Debatin nuk e gjykojne debatuesit por ata qe e degjojne.
Eshte per te ardhur keq per jeten e Maks Velos. Ai vuajti me teper nga vetja e vet se nga shoqeria. Shpirti i tij i vogel, ishte me teper shpirt i vetmuar se nje shpirt i lire. Te jetosh ne shoqeri, duhet te zbatosh rregullat e shoqerise. Sa do i madh te jesh, mos-zbatimi i ketyre rregullave te perjashton nga shoqeria.
Autori i ketij shkrimi eshte shume ma rracjonal se i ndjeri Maks Velo, por per lokalizem dhe bindjet e tija te djathta, ofendohet nga njerez si puna jote.
Per krahasim. Komentuesi 5 herojt i drejtohet autorit te ketij shkrimi : ” Zoti Gjekmarka, po te kishe vdekur ti qe per mua jo ti por cdo shqiptar u befte 100 vjec, nuk do te kishte thene te njejtat fjale i ndjeri per ty “. Ky eshte ndryshimi midis Gjekmarkaj dhe Velos.
Shume njerez qe flasin mire per te ndjerin Maks Velo, e bejne ma teper nga miresjellja se nga vlera e tij.
PS : Urrejtja tregon shume per karakterin e dikuj.
Si nuk u lodhet nje here duke urryer te tjeret more burre.
Lexojini librat e Maks Velos te paperseritshem.