Telendisja e Partisë Demokratike

11 Maj 2020, 14:28Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Në kohë krizash, e para që shfrytëzon mundësitë e të bërit “prokopi” në politikë, është pikërisht opozita. Por gjithmonë kur ka një të tillë, të përgjegjshme, të arsyeshme, të besueshme, dhe serioze. Ish-opozita e djeshme, e cila vazhdon të mbajë (nuk dihet sepse) llogoren e opozitës aktuale në Shqipëri, nuk është e tillë, nuk është as e përgjegjshme, as serioze, as e besueshme, por është një parti e telendisur.

Dhe kjo jo për fajin e atyre mbështetësve dhe ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të saj të flakur dhunshëm nga ajo parti, por për shkakun e vetëm të një drejtuesi të plakur dhe të konsumuar, që nuk ka vision, ide dhe program për ringritjen e saj. Telendisja e Partisë Demokratike, mbetet një proçes i nisur qysh nga 1996-1997, nis me vjedhjen e votave, vazhdon me firmat piramidale dhe zhvatjen e parave të shqiptarëve, vazhdoi më tej me shkatërrimin e shtetit, dhe pastaj me revolucionet e armatosura, që asaj partie i shkojnë për shtat. Telendisja e Partisë Demokratike, ka vazhduar vit pas viti, edhe kur ka qenë, edhe kur ka rënë me votën e shqiptarëve nga pushteti.

Ajo ka qenë dhe mbetet një forcë e majtë ekstreme, një “condrabedal” i proçeseve demokratike, e lirive dhe të drejtave të njeriut, një shtypëse e hapur e lirive dhe të drejtave fillimisht edhe brënda gjirit të saj. Në atë parti, sundon Sulltani, kurse vezirët i bëjnë temena gjithmonë kur ai flet, qesh, shan, përzë, sulmon, dhe damkos cilindo brënda saj dhe jashtë saj. Partia Demokratike, ka vazhduar të telendiset edhe kur ra “nga fiku” pas 8 vitesh në pushtet, madje me ndërgjegjësim të plotë, Lulzim Basha (në fakt Doktori) largoi elitën e themeluesve dhe drejtuesve kompetentë, që e kishin mbajtur disi “gjallë” frymën dhe shpresën tek militantët e saj.

Telendisja e asaj partie, është thelluar edhe më shumë sidomos në 2 vitet e fundit, kur ajo u vetshpall “parti autonome”, pa deputetë, pa këshilltarë në bashki, pa pjesëmarrës në tryezat e partive politike mbi probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, dhe mbi të gjitha, ajo sot nuk ka anëtarësinë e saj, nuk ka më as mbështetësit e dikurshëm. Kush është fajtori?

Ajo dihet , Lulzimi, sepse Doktori gjithmonë e gjen shtegun për të dalë i “larë”. Por gjithsesi, Partia e Doktorit, ka marrë sërish ftesa për takime dhe bashkëpunim institucional, edhe pse dihet botërisht se ajo parti është telendisur politikisht. Pas një “heshtje” disi

të gjatë, themeluesi i saj, ka dalë sërish në tapet, pasi me “izën” e tij Lulzimi jep deklarata, jep përgjigje për zgjedhoren, për takimin me Ramën, denoncon me “fakte korrupsionin, djegien e dokumentave” , apo dhe flet për rinisjen e protestave.

E telendisët Partinë Demokratike o “themelues” dhe hiçdrejtues të saj, e telendisët partinë e dhjetoristëve dhe idealistëve, o të panginjur me para, o humbës të përjetshëm. Ju që shtërngoni fort sot karriget në SHQUP, një ditë do t’ju hedhin në Lanë, ata që deri dje besuan se ishit “demokratikas”, ata që deri dje besuan se “rronit me pagën e shtetit”, ata që deri dje besuan se ishit “engjej” por që në fakt, dolët djaj.

4 komente në “Telendisja e Partisë Demokratike”

  1. Jari says:

    Protestat dhe revoluzionet e ketyre ngjajne si ne luften e dyte boterore, kur aleate ishin ne berlin Hitleri fliste per arme sekrete qe do ndryshonin fatin e luftes ,qe te gjithe e kuptojne eshte sa per tu dhene shprese militanteve te shkrete qe ju kan ngelur ,por tani fati i PD dihet.

  2. Kapterri says:

    Uroj me gjith shpirt që kjo telendisje të vazhdojë deri në legenosje dhe qyrrim jo vetëm të partisë, por të cdo karabushi që i beson akoma kësaj bande. Uroj t’i shoh disa nga legenat dhe bythëlëpirësit e PDsë të dalin rrugëve pabreke dhe me çarçafin e spitalit 5. Uroj që të marrin shqelma dhe të zbohen nga qytetarët e thjeshtë ashtu si zbohen lypësit që bien erë. Uroj t’i shoh duke lëpirë ndonjë kockë që do ju hedhë populli që me siguri shijon më shumë se bytha e Sali Berishës. Shkurt. Në të sëmës vafshin.

  3. ZIGUR QORRI . says:

    MOJ PD- ja BYTHË KAZANI,
    NXIN VRREROS, TË KA IKË ZANI.
    S’ËSHTË KOLLAJ TË LULËZOSH,
    DUHET BARËRAT TË PASTRISH.
    POR TI MBAHU MOS KI FRIKË,
    I KE BREKËT ME LLASTIK .

  4. vertete jane bere si mos me keq o zot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje