Meta, mesazh të "koduar" Ramës me Çërçill që fitoi luftën por humbi zgjedhjet: Popujt kanë të drejtë të kenë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve të lira

13 Maj 2020, 18:12Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka në duar këto ditë librin e Boris Johnson, përmes të cilit ka shpërndarë një mesazh që thotë se është më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.

Mes të tjerash në këtë fjalim të Çërçill thuhet se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehte.

Me sa duket Meta duke bere sikur lexon librin e ish kryeministrit britanik, kerkon ti dergoje nje mesazh te “koduar” Rames se dhe mujnd te humbe pushtetin sikurse Çërçill, i cili fitoi ne luften e Dyte Boterore por umbi zgjedhjet ne Britani menjehere pas luftes.

Mesazhi i Metes ka ardhur nje dite pas deklarates se Rames se nuk ka asnje mundesi koalicioni me LSI-ne e Presidentit, pasi kishte degraduar si parti!

Postimi i plote i Presidentit:

“The Churchill Factor. How one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.

“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të medha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës.

Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle.

Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin.

Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.

7 komente në “Meta, mesazh të “koduar” Ramës me Çërçill që fitoi luftën por humbi zgjedhjet: Popujt kanë të drejtë të kenë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve të lira”

  1. Mahmut shqiptari says:

    Hajdut

  2. DinPak says:

    Po hyrjen ne sallen e parlamentit te popullit te revoltuar qe deklarove me 2 Maj, pse nuk e ka permendur Churchilli?

  3. shoku zenit says:

    Rrace e pist kure kujton se bene dhe ironi
    O fisqir rama fitoi betejat luften dhe do fitoj zgjedhjet
    ti me shpuren tende ne te semes

  4. Luli says:

    Udheheqesi i madh dhe i pa arriteshem,i kombit shqipetare ne kohet moderne,duke ju referuar historise i referohet Curcillit dhe pasqyron rolin e tij gjate luftes,po na kujton se humbi zgjedhjet,po harron se faktori kryesor i luftes ishte Stalini,i cili jo vetem fitoi luften por dhe zgjedhjet,po mos te largohemi shume,po te qendrojme tek vetja,Enver Hoxha,fitoje dhe luften dhe zgjedhjet,prandaj me qetesi dhe drejtesi,mbaroni keto detyra qe keni dhe pastaj shofim dhe bejme se ku jemi

  5. luli says:

    po kupton gje ky cfar thote ,u permbys dynjaja
    po le te thote kush ja ka shkuar
    nuk besoj se mona ,se kete e kupton dhe nje adolishent

  6. Ceni says:

    U dhjefsh me gjithe Enver, o Luli.

  7. Martin says:

    Mera esht 1 cop karri qe ska shokun. Evetmja gje qe di te bej esht te vjedhi. Tani qe ja kan gjetur parat ben si apstrakt se ka filluar e po pjerdh nga mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje