Nga Mevlan Shanaj
50 qindarka per te bere dashuri Vjen muaji maji dhe une prej 50 vjetesh qe kur u bere pjese e imja ndihem i lumtur. Ishte maji kur u martuam, eshte maji i pervitshem qe me ben krenar. Te jesh krenar per bashkeshorten duket normale, se gruaja eshte familja, eshte nena e femijeve te tu , eshte gjyshja e femijeve!
Por cdo njeri ka te vecantat e tij. Kur u njohem bashke ishim studente dhe ne te gjithe historite e moshes, nuk dihet vazhdimi. Po cfare ndodhi mes nesh?! Une erdha te ti , te e vecanta jote, te finesa, te aparenca qe ishte ndryshe, te ndjesia qe nuk kisha gjetur, te intelekti qe me bente te heshtja, te kultura qe me shtynte te mesoja, te personaliteti qe nuk e kisha prekur kurre deri ate kohe ne jete.
Te mencuria, te permbajtja te filosofia per jeten . Ti erdhe me dijen tende dhe me pasurove mendjen , kulturen, sedren, profesionin. Me ty zhduka, rrembimet, capkenlleqet, te ti ndertova burrin. Nder vite familja me femijet persosen kuptimin e se bukures, qe i dha jete jetes normale .Ishe ti qe mbajte autoritetin e gruas se perkushtuar, ne familje , ne krijimtari. Ishe ti me librat qe te rrethonin ne cdo qoshe, ishe ti qe zmadhove kuptimin e fisnikerise se femres.
Nuk cudite askend me qenien tende, por mahnite burrin, krenove femijet. Ti ishe, je dhe do mbetesh gruaja e permasave te medha. Ti ishe femije i vetem.Ishe vajze e lindur per dije, u bere grua qe dhe dije, je bashkeshorte qe te jep kuptim. Ne cdo hap te jetes me ke bere krenar. Je femra me e lire ne vetegjykim apo veprim, kam qene burre me fat qe nuk mendoja pa siguri te hapave te tu. Ti ke ditur si te ecesh edhe e bukur, elegante ne veshje gjithe sqime.
Me kujtohet kur sapo ishim njohur se bashku ate dite maji te 23 viteve te jetes tende, shkelqeje me nje minifund blu, me ate veshje te dilnin ne pah hiret e nje vajze te gjate me trupin lastar as 5O kg dhe disa djem sic ndodhte ne ate kohe vershellyen, por ti nuk u shqetesove, ti ishe vajze Korce, nuk te nenshtronte dot Tirana.
Prej atij casti kuptova se femra ne raport me boten , di te jete vetevetja kur ajo di se kush eshte. Une tashme pas 50 vjetesh kam kuptuar qe te kesh nje garanci nga njeriu qe ke ndertuar jeten je i bekuar! Te them 100, kete e di ,se te dyja gjyshet e tua, iken rreth te 95 sa nje dite gjyshja qe te ka rritur, kur ishte 93, tha per nje shoqen e saj epo ajo ishte e madhe. Gjyshja e dinte veten ende te re. Po ti, jam i bindur, do thuash ne ate moshe, ej sa shume kam per te shkruar ende.
Perseri poezia do jete te ti si udhetare e botes per te ftuar Witmanin qe ne adoleshence te tronditi deri te Transtromer qe i dhe ze shqip.Me kete rast te pervjetorit te dites tende te lindjes, ne ate 13 maji 1948, kur kishe mbetur ne maternitet per 10 dite pasi babain veteran te luftes e kishin burgosur per mungese vigjilence, pasi nuk kishte treguar per shkrimtarin shokun e tij se do arratisej.
Ti provove ngujimin qe ne shtepine e lindjes.Ndoshta si revansh i “burgosjes” tende 10 ditet e lindjes ne materniterin e Korces, sfidove boten dhe u bere shkrimtare. Sonte ku do mblidhemi per te thene: Jete te gjate e te lumtur!?
I MADH !
Tani Mevlanit i takon te na rrefeje edhe pervojen e tyre ne krevatin bashkeshortor,se keto te tjerat i morem vesh!
Kjo ishte familja shqipetare respekti dhe edukata per njeri tjeterin dhe ja ku kan ardhur
dhe akoma ne dashuri me njeri tjeterin
Uroj jete sa me te gjate se bashku
Mire mire o Mevlan po keto thuaja tet’shoqeje! Gjerat vetjake jane vetjake, jo per lagjen! Se qe thua ti, gjithkujt i intereson shoqja/shoku i vet dhe jo i/e tjetrit.
Hajt, paci njeri-tjetrin e qofshi gjithmone mire!
Respekte.
Eh o Mvlan Shanaj,perse I boton keto “ndjenjat” e tu edhe per publikun?
Se sa me shume njeres te te lexojne gjene dhe probleme qe nuk jane te mira per t’u marre vesh nga te tjeret qe nuk I dine.
Ja pershembull,ai vjeri yt veteran,prap komunist mbeti,shef kuadri punoj deri sa doli ne pension.Am dhe merrak I madh ishte,fuste ca si shume duart tek femrat,problem ishte bere,por e mbronin ca me pozite…
Edhe dicka tjeter,ti vertet e ke perkedhelur Natashen,por ke perkedhelur dhe ndonje zocke tjeter,dhe andej nga Korca edhe te kane pergojuar,kur vije per xhirime…E bere me huqe burin e botes,luante nga mendja gjithe diten e naten,lkur vije ne Korce,te rruante se mo I rembeje gruan…
Nejse t’i thashe se jo se je artist I keq e rregjizor,por ca gjera keshtu hapur,nuk te bejne mire,se te mpihen dhe dhembetet pastaj…
Mo ti mo katunar Burgajeti, pishtarin te tjereve ju mbaje!? Fshatar thashethemexhi, RROT CARI …
Thjesht protagonizem i nje njeriu qe ndjehet i harruar!
Arturi
KOLLOVARET KSHU SHPREHEN I RROFT GRUJA .
shum bukur,por kupton edi rama? jo nuk kupton fare si trajtohen respektohen e u dhurohet dashuri,kupton ai? nuk kupton fare,ja thua po kujt ja thua?
C’pune ka Edi Rama ketu o shpellar?
Trazhgimtaret e burgajetit gjithmon plag prishes , si idhulli tyre hamut zogu, kush te ftoj ti besh biografin Mevlanit , apo do ti tregosh te tjerve qe di gjera interesante , nese nuk ke fjal te mir apo urim ti thuash mos komento me mir , Mevlan SHanos i uroj jet te lumtur me familjen e tij esht njeri i mrekullushem , dhe gruaja e tij ka qen me shum fat me Mevlanin , ne rinin e vet ishte djal king ne at koh modern dhe me kultur , e kam njohur kur ishte regjizor ne tv ne at koh bente filmin PLUMBA MBI PERANDORIN ishte vet regjizor.
…ate punen e burgut me mire te mos e kishe permendur. Krenohej ne rini se kishte aferi me Miha Lakon, personazh i nderuar e respektuar ne Korce e me tej, si komunist i oreve te para.
Jete te lumtur dy njerezve publike shume te respektuar.
Epo, pse do shpetoje Mevlani pa e kapur pak idiotizmi i pas ’90-s!? Kjo eshte moda sot, fut ndonje rrefenje antiregjim, se bohesh interesant ?
Mevlan Shanaj do mbetet i misheruar perjetesisht ne rolin e Komisar Ibrahim Kovacit, cfaredo te thote dhe cfaredo te beje. Kjo eshte kryevepra e tij dhe nese ai vet nuk respekton dhe vlereson vetveten, ai humb!
O Mevlan djali ( jemi një moshë) po e ke harruar ,se ke ikur i vogël, ne nga Myzeqeja për ata që s’na duan kemi një shprehje:- ” Na rrofshi bythën,,
Kur dikush si Mevlan shkruan per dashurine e pa mate dhe te tjeret i lexojne dikush ndihet i fustruar mbase eshte ziliqar por askujt nuk i mohohet te shkruaj ate qe di sepse fundja askujt si plasi bytha per Mevlanin.Keshtu qe ju avokatet mos na humbni kuriozitetin per thashetheme sepse skishte pse te na shiste pordhe ato paguhen.
Vertet nje familje interesante,duke njohur heret Mevlanin dhe me pas Natashan.Te dy per njeri tjetrin,shkrimi eshte me se i vertete.Natasha nuk ishte vajze dhe grua,por vertet zgalem,serjoziteti i saj pa leshime,te impononte respekt.Mevlani,vertet u burrerua pas marteses.
I pershendes sinqerisht,duke ju uruar familisht:
THE BEST !