Organizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj: Në dispozicion 6.000 shqiptarë dhe 1.100 mirditorë të mbledhur në Tuz, të komanduar nga Hodo Beu dhe Preng Bib Doda

13 Maj 2020, 09:57Dossier TEMA
Organizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj: Në

“Le Siècle” ka botuar, të dielën e 27 qershorit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me organizimin e brendshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Detaje mbi Lidhjen Shqiptare:

Neue Freie Presse boton një shkresë të marrë nga Shkodra, të datës 23 qershor, e cila jep detajet e mëposhtme për Lidhjen Shqiptare :

 Komiteti i Lidhjes përbëhet nga 14 myslimanë dhe 8 të krishterë. Një komision prej 4 të krishterësh dhe 4 myslimanësh kujdeset për çështjet administrative dhe financiare. 

Disa ditë më parë, Lidhja vendosi të mbledhë taksat dhe një kontribut të 1/10. Në këtë mënyrë, qeveria turke humbi autoritetin e vetëm që i kishte mbetur në Shqipëri.

 Lidhja i ka vendosur vetes dy detyra : së pari të parandalojë që asnjë pjesë e territorit shqiptar të mos i nënshtrohet Malit të Zi, pastaj të bëjë Shqipërinë një provincë autonome.

Të krishterët ndryshojnë nga myslimanët vetëm në kërkesën që Shqipëria të ndahet plotësisht nga Turqia. Myslimanët janë të prirur të njohin sovranitetin e sulltanit.

 Porta ka vetëm 5.000 ushtarë në Shqipëri, gjë që e bën fuqinë e guvernatorit, Izet Pasha thjesht fiktive. Përkundrazi, Lidhja kuvendon rregullisht, bën rezoluta, nxjerr dekrete dhe ka në dispozicion 6.000 shqiptarë dhe 1.100 mirditorë të mbledhur në Tuz, të komanduar nga Hodo Beu për myslimanët dhe nga Prenk Pashai (Prenk Bib Doda) për të krishterët.

 Në thirrje të parë, 25.000 burra mund të mblidhen në Tuz.

 Lajmi se fuqitë i dorëzuan Malit të Zi territorin midis Bunës dhe liqenit të Shkodrës ngjalli indinjatën më të madhe. Lidhja mbajti një kuvend dhe vendosi të luftojë deri në njeriun e fundit.

Lajmi se Italia nxit këto popullata është i rremë. Përkundrazi, françeskanët dhe jezuitët kanë bërë propagandë për Austrinë ndoshta me iniciativën e tyre.”/Darsiani.com

6 komente në “Organizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj: Në dispozicion 6.000 shqiptarë dhe 1.100 mirditorë të mbledhur në Tuz, të komanduar nga Hodo Beu dhe Preng Bib Doda”

  1. m says:

    6000 shqiptare dhe 1000 mirditore.
    3000 shqiptare dhe 2000 vlonjate.
    1000 shqiptare dhe 300 shkodrane.
    2000 shqiptare dhe 1500 pejane.
    5000 shqiptare dhe 1500 korçare.
    4000 shqiptare dhe 3000 tetovare.
    Tema-fletore e perditshme joshqiptare ne gjuhen shqipe.

    1. orthodhoks fanolist says:

      S’ka ndonje problem per t’u merzitur. Ne thjesht mesojme se si na njihnin te tjeret ne ate kohe, jo si e njohim ne veten. Eshte thjesht interesante, pavaresisht se shpesh mund te jene qesharake e here te tjera edhe revoltuese. Gazeta ka botuar nje dokument (shkrim gazete) te kohes, nuk e ka shkruar vete dokumentin. Ne ate kohe ky ishte koncepti i evropianeve per shqiptaret, qe i ndante ne myslimane dhe te krishtere (edhe koncepti osman ishte po keshtu, madje edhe me shume i kuptimit te ndarjes se popullsive te perandorise sipas fese e jo sipas kombesise).
      Per ne shqiptaret koncepti gjithmone ka qene ndryshe, ne jemi shqiptare, pavaresisht fese! Natyrisht qe ka patur (dhe ka edhe sot nga te gjitha fete) ndyresira qe perpiqen te na percajne nepermjet feve, po ne fund te fundit kujt i plasi …

  2. USHTARE NE PESHKOPI says:

    Keshtu ka qene..dhe keshtu do mebetet Myslymet dhe Mazllemet e Rinje “Shqipetare” te Sotem Vdesin te Lepihen mbase Koqeve te Erdokanit..lol

    1. informacion says:

      Mos u nxito! Shkrimi ne gazeten e atehershme mund te jete edhe abuzues. Sidoqofte gjate Lidhjes se Prizrenit ka mbizoteruar pergjithesisht koncepti per autonomi te 4 vilajeteve (pastaj u tha per 5 vilajete, u shtua edhe vilajeti i Selenikut, ku shqiptaret perbenin 30-35% te popullsise), qe do te ishte si faze e ndermjetme. Nje periudhe autonomizimi, ku do krijoheshin organet shteterore dhe do krijohej nje formezim territorial qe do te vihej nen administrim te ketyre organeve. Nderkohe ndodhja nen sovranitetin e Perandorise, i jepte detyrim perandorise te mbronte kufijte e jashtem territoriale, nderkohe qe shqiptaret organizoheshin dhe krijonin administraten e tyre brenda per brenda. Te njejten rruge kishin ndjekur edhe shumica e vendeve fqinje ballkanike, duke kaluar ndermjet nje faze autonomizimi e pastaj pavaresimi.
      (P.s pak a shume e njejta gje ndodhi edhe me Kosoven ne kohet tona. Ky eshte variant i njohur historik ne ceshtje te tilla.)

  3. O e mjeta shqiperi says:

    …shikoni sa e poshteroi feja islame shqiptarin .e veshi burin me citjane , shikoni dallimin ne ketd foto.

    1. Spartak Thrakasi says:

      Mos u beni karagjoze, mjaft thate idiotesira. E para, ne foto ata qe ti pretendon se jane “me citjane” jane mirditore, pra kristiane, pra nuk e kane ndryshuar fene, qe te mund t’ja ngjitesh fajin fese per poturet. Shiko dicituren ne foto dhe do kuptosh. E dyta keto lloj veshjesh mund ti gjesh ne shume foto te kesaj periudhe ne gjithe ish Perandorine Osmane, pavaresisht nga kombesia apo feja qe mund te kishte personi. Madje psh keto “citjanet” qe thua ti, jane edhe sot e kesaj dite si veshje tradicionale ne shume ishuj te Greqise. Kerko foto e video dhe do bindesh. Ajo veshje ishte pak a shume si pantallonat xhinse sot, qe mund ti veshe kushdo. Mjaft me “patriotizma” qe ne fakt jane antipatriotizma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje