Prokurori i antimafias në Itali, Nicola Gratteri shprehet në një intervistë ekskluzive për emisionin Tempora në RTV Ora se mafia shqiptare është e shpërndarën në të gjithë botën.
Jo vetëm kaq Shqipëria është strehë e mafiozëve italianë.
Prokurori i antimafias në Itali: Mafia shqiptare e kudondodhur në botë, janë në ngritje
Alba Kepi: Shqipëria është një shtet i brishtë që po mundohet të ndërtojë sistemin e drejtësië, sistemin gjyqësor. Cila është veçantia e vëmendjes që duhet të krijoj shteti për të ngritur një strukturë të shëndetshme?
Prokurori Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike. Di se po punohet në Shqipëri për të modifikuar gjërat, po punon në Shqipëri dhe një koleg italian mjaft i zoti e që e vlerësoj shumë. Unë mendoj se në Shqipëri po pati vullnet mund t’ia dali. Unë kam qenë disa herë në Shqipëri për motive pune. Shqipëria është një vend i bukur e është mëkat që për faj të krimit të organizuar, të mbetet i mënjanuar e të ketë vështirësi të ndryshme për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. Mendoj se fuqia politike në Shqipëri duhet të përshpejtojë reformat në planin e sistemit gjyqësor, në planin e arkitekturës së administratës publike.
Duhet të informatizojë (kompjuterizojë) gjithçka, Pasi informatizimi lufton abuzimin. Pra nëse gjithçka është e gjurmuar në rrugë informatike nuk ka vend për abuzim. Këshilla që unë jap është të informatizohet në maksimum gjithçka. Gjithçka duhet të jetë online, e transparente. E kjo mund të jetë forca për të ecur përpara e për të bërë atë ngritje në cilësi që shërben për të hequr nga trupi mendimin e zakonshëm se Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, se në Shqipëri nuk ka demokraci. Unë mendoj se pikënisja është informatizimi. E mendoj gjithashtu se Shqipëria duhet të punojë shumë në ndërtimin e identitetit e të krenarisë së përkatësisë për të bindur apo drejtuar qytetarët e nëpunësit e administratës publike që të mos shiten, pra të mos korruptohen.
Alba Kepi: E po në këtë fokus në sektorin e ekonomisë çfarë duhet bërë më shumë në Shqipëri?
Prokurori Nicola Gratteri: Ekonomia mund të ketë zhvillim nëse ka një strukturë, një organizim serioz e të fortë të shtetit, përndryshe investitorët e huaj nuk vijnë të investojnë. Në shtetet e brishta, të dobëta e pa transparencë investitorët e huaj seriozë nuk vijnë të investojnë. Në këto vende investojnë mashtruesit e grabitqarët.
Alba Kepi: E në fakt në intervistën e fundit që zhvilluam muaj më parë më thatë se ka sinjale për mafiozë italianë që po investojnë në Shqipëri. Eksitojnë akoma këto sinjale?
Prokurori Nicola Gratteri: Ka shumë mafiozë italianë që në Shqipëri janë fshehur e kanë kaluar kohën e arratisjen e tyre për t’i shpëtuar kapjes nga sistemi i drejtësisë.
keni shume re drejte,ne shqiperi jane strehuar mafiozet me te rrezikshem jo vetem italise por gjithe ballkanit,dhe prap keni te drejte kur thoni qe nuk ka demokraci ne shqiperi as ekonomi dhe shume korripsion sepse paskeni qene vet ketu per arsye pune dhe i keni pare e prekur gjerat vet realitetin tani edvina do na mbushi me hashash demek per qelllime mjekesoreeeeee bravo atij mjekercjapi i duket vetja ismail ne enderr,i lumte ai gjen shesh ben pershesh
O tropoja…ky prokurori italian nuk e ka vetem per Edvinin(sipas teje),por e ka edhe për Edvinin tim edhe për Salën tend….po menduam si ty…Shqipëria nuk bëhet kurrë!!!Politikanët hajdut,vrases dhe të korruptuar…e kanë marrë vulen e tyre…..sinqerisht pyka,miku yt….
Edhe ne Malaga ka shume mafioz a anglez,irlandez,dhe ruse ,po mbajne njerezit me vendi pune,pastro njehere italiane dhe ndoshta duhen mijera vite,fillo nga berlusconi ,dhe pastaj merru me Shqiperine..keta jane rracista dhe ku shkojne mafiozet ,