FOTOT: Fabrikë me kanabis sa një fushë futbolli, në pranga 3 “kopshtarët” nga Shqipëria

12 Maj 2020, 12:05Kronika TEMA
FOTOT: Fabrikë me kanabis sa një fushë futbolli, në pranga 3

Autoritetet britanike kanë sekuestruar një fabrikë kanabisi, të madhe sa një fushë futbolli dhe në pranga kanë rënë tre shqiptarë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, operacioni u zbulua nga një patrullë që nuhati erën e drogës.

Kanabisi po rritej në një magazinë nga tre shqiptarët F. Selimi, 42 vjeç, F. Alija 27 vjeç dhe A. Isufi 19 vjeç. Daily Mail shkruan se tre shqiptarët jetonin dhe punonin aty.

Policia e sekuestroi të gjithë sasinë, rreth 2000 rrënjë dhe bëhet fjalë për fitime që mund të shkonin deri në 820 000 Paund.

Selimi dhe Alija u dënuan me nga dy vjet burg, ndërsa Isufi u dërgua në një institucion për të rinj dhe u dënua me 20 muaj.

Ata u shprehën para gjykatës se kishin hyrë ilegalisht në Angli dhe ishin detyruar nga bandat që të paguanin për transportin e tyre.

1 komente në “FOTOT: Fabrikë me kanabis sa një fushë futbolli, në pranga 3 “kopshtarët” nga Shqipëria”

  1. Moisi Golemi says:

    Për çfarë fushe futbolli bëhet fjalë këtu?? 5 x 5??? Gazetar idiot, që na thua për sipërfaqe sa një fushë futbolli dhe vetëm 2.000 rrënjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje