10 Maj - dita e drejtësisë dhe shtëpia e Zenepe Lukës që u hodh në erë

10 Maj 2020, 19:27Kronika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Kanë kaluar 22 vjet nga 10 maji i vitit 1998 kur shtëpia e gazetares Zenepe Luka u hodh në erë me dinamit. Para disa kohësh mediat kujtuan edhe një viktimë tjetër nga represioni brutal i regjimit të Berishës mbi gazetarët : dhunën barbare ndaj gazetarit Bardhok Lalaj.

Jemi në vitin 1996 në rastin e Bardhok Lalajt dhe në vitin 1998 në rastin e Zenepe Lukës.

Pas rënies së skemave piramidale, vendi u përfshi nga një dhunë e egër dhe konfrontimi social u bë tragjik. Personalisht as atëherë, as tani nuk e kam mbështetur rebelimin e armatosur sepse çdo formë dhune pjell dhunë. Nuk e kam mbështetur, madje edhe e kam denoncuar vrasjen makabre të punonjësve të SHIK-ut të atëhershëm në ambientet e Universitetit të Vlorës.

Mirëpo, kam çmuar gjithmonë raportimet e gazetares së atëhershme Zenepe Luka nga Vlora. Puna e saj si raportuese dhe gazetare terreni, intervistat që ajo realizonte, na ndihmuan të gjithëve të kuptonim përmasat e zemërimit dhe të rebelimit që po merrte qyteti i Vlorës.

Dje lexoja në një shkrim të botuar nga Zëri i Amerikës se ky stacion i fuqishëm kishte qenë në konflikt me adminsitratën për një intervistë që ata i kishin marrë numrit dy të Al Kaedës. Mirëpo e drejta e medies është të informojë. Dhe Zenepe Luka bashkë me gazetën « Koha Jonë » ishin ndër të vetmet që raportonin në ato ditë të vështira. Redaksia e gazetës « Koha Jonë » u dogj dhe shtëpisë së Zenepe Lukës iu vu tritol më 10 maj 1998.

Ky krim ndaj një gazetereje dhe ai ndaj Bardhok Lalës nuk janë zbardhur ende dhe as qeveria e sotme nuk i ka shfytëzuar mekanizmat që ajo ka për të hedhur dritë mbi këto ngjarje. Përkundër kësaj, të gjithë ata kolegë e drejtues të Zenepes në vitin 1998 sot mbështesin arkitektin e dhunës mbi gazetarët, Sali Berishën, ndërsa institucionet e drejtësisë heshtin.

Zenepe Luka, jeton me vështirësite e një pensionisteje të zakonshme në Vlorë dhe djali jurist që ka mbaruar jashtë vendit, është pa punë.

Këtu më poshtë është linku i kronikës për hedhjen në erë të shtëpisë se Zenepe Lukës.

https://www.youtube.com/watch?v=xX3j_CUWIgE

 

8 komente në “10 Maj – dita e drejtësisë dhe shtëpia e Zenepe Lukës që u hodh në erë”

  1. vlora says:

    MOSSS Saliu ka qene engjell.Ate e ka derguar perendia per ta shkateruar kete vend dhe nuk e mer pa ja aritur qellimit.per Zenepen nje dore e dha dhe heroi i demokracise A.Hajdari .Zoti ua shperblefte ne familje

    1. Epiriiiii says:

      Kur ftojne ne Panele GAZETARUCA si Shllaku, Lele, Ai tjetri, gagaç i Syri.Net qe vrau te dashuren se nuk ja jipte më, dhe nuk ftohe gazetare si Z. Luka, B. Lalaj apo ai tjetri qe hengri plumbin ne 11janar dhe e detyruan te Largohej per ne Azil, mender te dhjefsha mu ne Media te Lir nga Rama por i varur nga Interesi Parasë

  2. "BOHOTINA" says:

    Zenepe Luka! Kjo ikone e gazetarise. Shembull tipik i gazetares se vertete, qe nuk u pelqente mafies dhe gangstereve qe qeverisnin vendin, siç i quajti shtypi Britanik. Ajo ishte nje heroine e atyre koheve te veshtira. Sali te vafte shpirti ne xhehenem…

  3. Sallaku says:

    Aman thuaji Shkullakut qe te quhet ,se ate e kemi ne vend te idiotit.

  4. biks says:

    KY ESHTE KRIMINELI SALI RAM BERISHA….

  5. Historiani says:

    Ky eshte Albanistani, kryehorrit, kryevagabondit, kryekontrabandistit i kane ngritur edhe permendore dhe i kane vene edhe epitetin martiri i demokracise ndersa vrasjen e nje kryehorri, vagabondi e quajne vrasjen e shekullit. Tropojanet e terrorizuan ate shtet ne ato vite me falangat e Sali Berishes dhe Azem Hajdarit

  6. Era says:

    Korba korbes nuk ja nxjer syte. As Edvini e as Saliu, As Lulushi e asMeta nuk do pranonin tja nxirnin syte njeri tjetrit. Ky eshte ligji i sistemit. Grabit vrit,varfero,sundo deri ne zhdukjen e ketij kombi te nenshrtuar. O gazetar mos krijo iluzione per drejtesi me kete klase politike anti shqiptare.

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Krimet e monstres Sali Berisha nuk numurohen…
    Meqe jemi tek germa “Z” shkruani dicka edhe per gazetarin Zamir Dule,sot invalid,dhunuar nga bandat e Saliut,krimineli me i madh i Shqiperise!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje