Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas lajme të poublikuar në media se kjo ministri nuk i kishte kthyer përgjigje SPAK për tenderat për tenderat sekret.
Nëpërmjet një reagimi, kjo ministri thekson se dy ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Posaçme.
Reagimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë: Të hapur për organet e drejtësisë
Në vijim të një artikulli të botuar sot në media, informojmë qytetarët se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 8 Maj 2020 është firmosur shkresa përcjellëse (faksimile bashkëlidhur) me dokumentacionin e të gjitha procedurave të kërkuara nga organet e drejtësisë.
Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet e drejtësisë. E vërteta është se asgjë nuk është fshehur dhe dosjet janë në dritën e diellit. Që prej datës 27 Prill, në Ministrinë e Shëndetësisë po vijon punën Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese për pacientët e prekur nga COVID19.
Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin që i është vënë në dispozicion Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të njëjtën gjë po bën edhe me SPAK.
Ministria e Shëndetësisë shpreh edhe një herë gatishmërinë për bashkëpunim me organet e drejtësisë, duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e plotë. (TemA)
Nqs se spak paska mbetur per dosjet e tenderave te shendetsise, ta filloje nga beqja, e pastaj te vazhdoje me te tjert. Po keshtu mendoj se nqs spak do te merret me keto tendera, me mire mos qofte, se nuk po shofim asnje pune as te spak e as te prokurorit te pergjithshem, nuk e di rrogen a e marrin te plote apo u a kane hequr. Sistemi i drejtesise duhet te jete aktiv e te mos struket si struci. Keto prokurore qe dolen me te madhe se do te bejne namin, duhet te pakten te fillojne nga puna, apo jo zoti kryetar i kuvendit.